Të moshuarit ‘lundrojnë’ në celular për t’u kulturuar! 77-vjeçari për Report Tv: Nuk blej më gazeta, kam telefon

TIRANË- Aty lexon gazetat e mëngjesit, shikon lajme dhe bënë statuse apo komente miqve e tij për politikën.

Thanas Bano është 77 vjeç. Smartfoni që mban dorë është dhuratë nga vajza e djali. Për të, tefeloni është kthyer në mjetin më të afërt të tij informues.

“Unë gjithmonë kam telefona të mirë, sepse unë çdo ditë blija gazeta, sot nuk e blej se e shikoj këtu. Shoh lajme të ndryshme, lajmet plotësojnë kulturën e njeriut, anën sportive ose kulturore, ngjarjet që ndodhin në Tiranë kryesisht, bisedat e turistëve për Tiranën dhe për Shqipërinë. Njeriu ka nevojë të shprehet , të nxjerri dufin sepse njerëzit kanë shumë halle dhe facebook-u është i lehtë për të shprehur mendimet e tyre”, thotë ai.

Nga një analizë e INSTAT përgjatë tre muajve të fundit grup-moshat 16-24 vjeç dhe 25-54 vjeç  përdorin më shumë internet për blerje online të librave, revistave, gazetave. Kurse grup-moshat 55-74 vjeç e përdorin për leximin e lajmeve në gazeta, revista në internet.

Megjithatë të rinjtë janë më të shkujdesur në përdorim e telefonit për qëllime të dobishme. Për Report Tv  një prej tyre thotë se deri në 12 orë në ditë shikon video të ndryshme në Tik-Tok.

“Për asgjë e përdor internetin, shpenzoj 12 orë në ditë vetëm për të parë video.”

“Internetin e përdor për rrjete sociale.”

“Instagram, snapchat, facebook,  për të gjitha i përdor. Për blerje nuk i shikoj rrjetet sociale, por për lajme po.”

Qytetarët thonë se përdorimi i telefonit për qëllime informimi dhe kulturore u shërben atyre për të njohur më shumë rreth asaj çfarë ndodh në kohë më të shpejtë.

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nokia: 28/06/2022 23:02

    Telefoni kthehet edhe ne tv duke instaluar aplikacione si RTSH tani Klani im etj

    Përgjigju
    • Pensionisti: 29/06/2022 08:02

      Rtsh ka mbi 70vjet qe e kemi ne televizor te keqen gjyshi. Shyqyr qe na u hap i cik bota qe te marrim kulture duke pare faqet per te rritur mbi 18vjec.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Projektligji, kushtet e reja për abortin dhe lindjet invitro

Projektligji, kushtet e reja për abortin dhe lindjet invitro