Të paktën 22 të vdekur pas një shpërthimi masiv që shkatërroi një hotel në Havanë, Kubë

Mëngjesin e së premtes një hotel  në Havana u përfshi nga flakët , pas një shpërthimi të fuqishëm, ku shkaku mendohet të ketë qenë një rrjedhje gazi.

Si pasojë e shpërthimit vdiqën të paktën 22 persona dhe 64 u plagosën.

Sipas raportimeve të autoriteteve shtetërore në Kubë, një rrjedhje gazi mendohet të jetë shkaku i shpërthimit në Hotel “Saratoga”.

“Gjithçka tregon se shpërthimi u shkaktua nga një aksident”, tha Zyra Presidenciale Kubane në një postim në Twitter.

Sipas të dhënave paraprake, në mesin e viktimave është një fëmijë dhe një grua shtatzënë.

Presidenca tha gjithashtu se 64 persona janë shtruar në spital me lëndime, përfshirë 14 të mitur.

Televizioni shtetëror kuban tha se ende mund të ketë të mbijetuar, por që gjenden të bllokuar në bodrumin e hotelit të shkatërruar.

Imazhet nga vendi i ngjarjes tregojnë fasadën e dëmtuar e të të paktën tre kateve të ndërtesës ndërkohë shihet dhe reja e pluhurit që ngrihet rreth mbeturinave të hotelit.

Hoteli u ndërtua në fund të shekullit të 19-të dhe, në vitet 1930, ishte një nga hotelet më të rëndësishëm në qytet. Ajo ka 96 dhoma që nga rihapja në 2005 pas rinovimit, sipas faqes së saj së internetit . Në dyert e saj kanë kaluar personalitete te njohura si shkrimtari Rafael Alberti.

 

S.C/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës