Të paktën 29 emigrantë afrikanë mbyten në Mesdhe pasi dy varka u fundosën pranë Tunizisë! Vetëm në 4 ditët e fundit 5 varka të mbytura, 80 janë ndaluar

Të paktën 29 emigrantë afrikanë mbyten në Mesdhe pasi dy varka u fundosën pranë Tunizisë! Vetëm në 4 ditët e fundit 5 varka të mbytura, 80 janë ndaluar

Një varkë me migrantë në Mesdhe

Të paktën 29 emigrantë nga Afrika Sub-Sahariane kanë humbur jetën kur dy varkat e tyre u mbytën në brigjet e Tunizisë ndërsa përpiqeshin të kalonin Mesdheun për në Itali. Në katër ditët e fundit, pesë varka me emigrantë janë mbytur në brigjet e qytetit jugor të Sfax-it, duke lënë 67 të zhdukur dhe nëntë të vdekur, pas një rritje të ndjeshme të numrit varkave që shkonin drejt Italisë.

Houssem Jebabli, një zyrtar i lartë i gardës kombëtare i tha Reuters se roja bregdetare tuniziane kishte shpëtuar gjithashtu 11 persona në brigjet e Mahdia, më në veri. Roja bregdetare tha se kishte ndaluar rreth 80 varka që shkonin drejt Italisë në katër ditët e fundit dhe arrestoi më shumë se 3,000 emigrantë, kryesisht nga vendet e Afrikës Sub-Sahariane.

Humbja e fundit e jetëve vjen në mes të një fushate arrestimesh nga autoritetet tuniziane të afrikanëve pa dokumente. Sipas të dhënave të OKB-së, të paktën 12,000 emigrantë që arritën në Itali këtë vit u nisën nga Tunizia, krahasuar me 1,300 në të njëjtën periudhë të vitit 2022. Sipas statistikave nga Forumi Tunizian për të Drejtat Sociale dhe Ekonomike, roja bregdetare e Tunizisë parandaloi më shumë se 14,000 emigrantë që të niseshin me varka gjatë tre muajve të parë të këtij viti, krahasuar me 2,900 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Roja bregdetare italiane tha të enjten se kishte shpëtuar rreth 750 emigrantë në dy operacione në brigjet jugore të Italisë. Europa rrezikon të shohë një valë të madhe emigrantësh që vijnë në brigjet e saj nga Afrika e Veriut nëse stabiliteti financiar në Tunizi nuk ruhet, tha të premten kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Meloni i bëri thirrje FMN-së dhe disa vendeve që të ndihmojnë Tunizinë shpejt për të shmangur kolapsin e saj.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja