Të paktën 30 të vdekur nga uragani Helene në SHBA

Të paktën 30 të vdekur nga uragani Helene në SHBA

Pasojat e uraganit në Florida, SHBA

Uragani Helene ka shkaktuar dëme të mëdha në mbarë Floridën dhe juglindjen e Shteteve të Bashkuara, duke lënë të vdekur të paktën 30 persona në katër shtete amerikane, teksa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë operacionet për shpëtimin e njerëzve nga vërshimet.

Guvernatori i Xhorxhias, Brian Kemp, tha se dhjetëra persona janë të bllokuar në ndërtesat e shkatërruara nga uragani i kategorisë 4.

Stuhia arriti erëra maksimale prej 225 kilometrash në orë, kur goditi rajonin e Floridës të enjten në mbrëmje. Por, stuhia shkaktoi dëme edhe më në veri, teksa edhe Karolina e Veriut po përballet me vërshime. Disa spitale në jug të Xhorxhias mbetën pa energji elektrike, ndërkaq një spital në Tenesi u mbyll.

Shkatërrimet nga uragani Helene vijnë pasi ndryshimet klimatike po mundësojnë që stuhi të tilla të kenë fuqi më të madhe, dhe kur ato kalojnë përmes ujërave të nxehta po shndërrohen në uragane të fuqishme e tajfun, shpesh brenda disa orësh.

Në Floridë janë regjistruar pesë viktima. Viktima janë raportuar edhe në Xhorxhia dhe në dy Kalorinat.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis tha se dëmi i shkaktuar nga uragani Helene, duket se është më i madh sesa dëmi i shkaktuar nga uragani Idalia dhe Debby marrë së bashku. Këto dy uragane kishin goditur SHBA-në në gusht.

Agjencia Federale për Menaxhimin e Emergjencave ka dislokuar edhe 1.500 punëtorë shtesë në mëngjes dhe më vonë gjatë ditës ka dërguar në zonat e prekura edhe 400 shpëtimtarë.

Për shkak të stuhisë, mbi 4 milionë shtëpi dhe biznese mbetën pa rrymë mëngjesin e së premtes në Floridë, Xhorxhia dhe Karolinë të Jugut.

Edhe Atlanta është prekur nga vërshimet, si pasojë e uraganit.

Parashikuesit e motit kanë thënë se pritet që stuhia të dobësohet teksa do të lëvizë përmes Tenesisë dhe Kentakit.

Paraprakisht, uragani Helene kishte goditur Meksikën, duke shkaktuar vërshime dhe dëme të tjera. Ndërkaq, në perëndim të Kubës, Helene shkaktoi dëme në sistemin e energjisë, duke lënë mbi 200.000 shtëpi dhe biznese pa energji elektrike./ REL

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Politika, drejtësia dhe alibia krahasuese e politikës si justifikim!

Politika, drejtësia dhe alibia krahasuese e politikës si justifikim!