Të (pa)prekshmit

Të (pa)prekshmit

Presidenti Ilir Meta

Ditët e fundit një gazetar investigoi dhe zbuloi se Presidenti i Republikës ka shkelur të paktën në më shumë se një herë ligjin, kur ka dhënë shtetësinë shqiptare për qindra persona. Dhe mjafton një rast për të dalë në përfundimin se Ilir Meta që ka marrë përsipër të veshë mantelin e "gardianit të kushtetutës", që në fakt është atribut i Gjykatës Kushtetuese, t'i kompromentohet integriteti institucional, moral dhe për më tepër ligjor.

Unë dua të marr krahun e atyre personave që mendojnë se çështja e skandalit të shtetësisë shqiptare është e stisur, për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë. Pra le të pranojmë se qeveria është e korruptuar, e zhytur në afera të dyshimta, me lidhje për interesa kriminale dhe korruptive. Kjo as duhet toleruar dhe as duhet anashkaluar, por duhet mbajtur si debat më vete dhe duhet hetuar. Pyetja retorike që pason është: a e bëjnë zullumet e qeverisë  presidentin më pak fajtor kur kapet në shkelje të ligjit?! Sigurisht që jo. Dhe automatikisht bie edhe pretendimi se çështja e shkeljes së ligjit nga Kryetari i Shtetit,  nuk është e barazvlefshme me dëmet e aferave korruptive të qeverisë.

Natyrisht që nuk mund të vihet shenja e barazimit për pasojat, sepse çdo abuzim ka shkallën e vet të dëmit. Por përpjekja për ta shfajësuar, ose trajtuar me tone minore shkeljen e Kushtetutës nga Presidenti me arsyen se qeveria bën zullume më të mëdha, në rastin më të mirë është naivitet dhe në rastin më të keq, është përpjekje qëllimore për të mbuluar një abuzim, me një tjetër. Për të ardhur sërish në termat realë. Ajo që e bashkon presidentin dhe qeverinë në akuzat publike që iu adresohen është shkelja, tejkalimi ose përçmimi i ligjit. Ndaj ato duhen hetuar të ndara, por mund të analizohen si fenomene të ngjashme. Shkelja e ligjit është shkelje si për atë që djeg pyllin, me ose pa qëllim, si për ministrin që lejon një aferë abuzive apo dhe presidentin që jep një shtetësi të paverifikuar.

Ajo që i dallon rastet është qëllimi dhe pasoja sipas të cilave derivon edhe përgjegjësia e më pas ndëshkimi. Thënë këtë, në ftohtësinë përballë ligjit të gjithë kanë bërë atë që kanë mundur. Ai që i vuri flakën pyllit aq dëshiroi aq mundi dhe aq bëri. Po kështu edhe qeveritari dhe kreu i shtetit në mënyrat dhe rastet e tyre nuk i vënë zjarrin pyllit, por "i vënë zjarrin ligjit" e duke djegur ligjin po djegin shtetin. Nuk ka shkelje të mirë apo shkelje të keqe të ligjit, shkelje të butë apo të fortë. Ka thjeshtë shkelje të ligjit. Ndaj secili duhet të mbajë përgjegjësi për atë që kryen. Ndryshe kjo është një shoqëri që duhet të rithemelojë veten në raport me përgjegjësinë dhe ndëshkimin. Të bëjë një kod të ri moral dhe ligjor që të ketë në thelb parimin një krim më i madh zhbën krimin më të vogël, se këtë parim po na servir politika dhe mendësia e atyre që pretendojnë se bëjnë e merren me politikë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 24/10/2020 20:15

    Ilir meta per inat te vjerres(qeverris) do qihet me gjith burrat e fshatit

    Përgjigju
    • Hallall: 24/10/2020 21:45

      Une po pres radhen Mondi

  • O tej: 24/10/2020 17:37

    Meta ka pjerdhur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale