Të paraburgosurit takime vetëm me “ok” e prokurorisë! Ligj i ri në burgje, avokatët: Antikushtetues, do e ankimojmë

Kalimi nga rregullore e brendshme e burgjeve në ligj detyrimi që cdo takim që të paraburgosurit do kenë, të miratohet më parë nga prokurori, ka sjellë reagimin e shoqatës së avokatëve penalistë.

Por çfarë parashikon ligji 81/2021 tashmë në fuqi.

Nën nenin 49 të tij thuhet “. I burgosuri ka të drejtën e vizitës të paktën katër herë në muaj me anëtarët e familjes me kohëzgjatje të paktën 1 (një) orë. Kur organizimi i institucionit e lejon, i burgosuri mund të autorizohet të qëndrojë me familjarët përtej kufirit kohor të parashikuar. Vizitat zhvillohen në mjedise të veçanta nën mbikëqyrjen e personelit të institucionit, jo të dëgjimit, sipas rregullave të parashikuara në rregulloren e përgjithshme të burgjeve. Në rastin e të paraburgosurve merret miratimi paraprak me shkrim i prokurorit.

Në një reagim për ReportTv kreu i avokatëve penalistë Saimir Visha deklaron se do ta ankimojnë këtë ligj në Gjykatën Kushtetese pasi shkel të drejtat e njeriut.

'Nuk ka logjikë që familja e një të parbugorsuri të takojë prokurorin në mënyrë që të bëhet e mundur dhënia e pëlqimit që të lejohet takimi. Nuk ka lidhje prokurori se duhet të takopjë familjarët e parabugrosurit. I parabugrosuri dhe i dënuari janë një. Të dënuarit nuk kërkon vërtetim nga prokurori, ndërsa për të parabugosurit kërkohet një vërtetim shoqata avokatvëe penalisstë do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar pikërisht pargrafin e tretë të nenit 49 të këtij ligji. Çdo familjar mund të paraqësë certefikatën familjare që tregon farimitetin e tij, ose dhe lidhje shoqërore, pasi e vendos në fund fare vetë i parabugosuri në dhomat e paraburgimit nëse do ta takojë apo jo.'- tha Vishaj.

E pikërisht përcaktimi se të paraburgosurve u duhet më parë të marrin miratimin e prokurorit sipas avokatëve është antikushtetues, ndërsa ReportTv mëson se kjo praktikë e re po zbatohet në të gjitha burgjet dhe paraburgimet e vendit.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion