Të pasurit me charter të dedikuar për kurim ndaj COVID-it jashtë vendit! Në 3 muaj 20 persona u larguan nga Rinasi...i 'besojnë' Turqisë dhe Italisë (FOTO)

Charter në Rinas duke marrë të infektuar me COVID për mjekim të specializuar jashtë Shqipërisë

TIRANË- Të jesh i pasur padyshim përkthehet në disa privilegje më shumë! Koronavirusi ka prekur kryesisht moshën e tretë, por nuk ka kursyer as fëmijët, të rriturit...dhe as të pasurit.

Teksa dy spitalet në COVID-19 në vendin tonë po arrijnë kapacitetet maksimale, me një staf  jo me shumë eksperiencë përballë një pandemie, ata që kanë shumë zero në llogaritë bankare zgjedhin të kurohen jashtë vendit tonë, për mjekim më të specializuar! 

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mëson ekskluzivisht se janë të paktën 20 persona që janë larguar nga Rinasi me charter të dedikuar në harkun kohor prej 3 muajsh, teksa sipas zyrtarëve aplikime ka çdo ditë.  Ato i kanë besuar më tepër eksperiencës së Turqisë, por edhe të Italisë, me këtë të fundit që është një nga vendet më të prekura nga ky virus. Siç shihet në foton që Report Tv ka siguruar, charteri dezifentohet përpara, teksa merren me vete dhe pajisje mjekësore.

Charter në Rinas duke marrë të infektuar me COVID për mjekim të specializuar jashtë Shqipërisë

Vendi ynë ka pasur një numër të lartë të të prekurve me koronavirus gjatë javëve të fundit, ku ditën e djeshme arriti rekordin me 139 raste të reja në 24 orë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 110 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 21 paciente janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar. Megjithatë, përveç rasteve, tamponi i të cilëve ka rezultuar pozitiv me COVID, në dy spitalet, COVID/1 dhe COVID/2, vijojnë të marrin trajtim pacientë të dyshuar nga ana imazherike si te prekur.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të hapen klubet e natës, diskotekat dhe të lejohet muzika?

Komento

Komente

  • Tirona: 06/08/2020 14:29

    Nese nuk jeni ne gjendje te mbani distancimin social, atehere vendosni Maskat kunder Kovid-19, nese e zbatoni kete thirje te Presidentit te SHBA . Zoti i rujt Ata qe zbatojne rregullat.....

    Përgjigju
  • Shaban: 06/08/2020 14:06

    shyqyr qe kane mundesi te ikin dhe i lene krevatin ketu hallexhiut. Ishalla kane zemren e mire dhe marrin edhe nje fukara andej te sherohet.

    Përgjigju
  • Alb: 06/08/2020 13:27

    Jashte shkojne hajdutet qe e vodhen kete vend 30 vjet.dhe jane pergjegjesit kryesore te shkaterimit total te sistemit shendetesor...Me parate e vjedhura te taksapaguesve shqiptare vrapojne te shpetojne prapanicen e tyre

    Përgjigju
  • goni: 06/08/2020 12:18

    po pse jeni kaq shpirt zi dhe mallkoni njerez kot ... kush jua ka fajin qe ato mund jen biznesmen me djers dhe mund dhe me mundesit qe kan mjekohen jasht... pse duhet ti fusni gjith ne list me vilmen dhe deputet sikur jua ka fajin njeri qe i votoni kur ato kan nevoj .... shume mir bej. qe iki. kush ka munci shpetoj veten e vet ....dhe votoni prap kte politik ... respekte

    Përgjigju
    • Shqip: 06/08/2020 15:24

      PO kush e ka fajin sipas teje, Populli!? Apo keshtu thore partia hidhja fajin njerezve!

  • Arbëri: 06/08/2020 11:42

    Kjo është katastrofa që e ka kapluar këtë popull! Idiotat e passar me pasuri t vjedhur...

    Përgjigju
  • Ema: 06/08/2020 11:41

    Vdekshin e mos u kthefshin me halet

    Përgjigju
    • ani: 06/08/2020 13:04

      vdekshin komunistet, dwmbelet, ata si puna jote qe mendojne se njerezit jane dele

    • Gtu: 06/08/2020 13:04

      Sa mllef ke do jesh cop cop ema

    • Pa emer: 06/08/2020 13:03

      Emen do da bojm sekretare partie

  • eri: 06/08/2020 10:42

    Shtet leshi, nuk ka mjetet e nevojshme per kurim. Jashte ikin gjithe hajdutet.

    Përgjigju
  • Une: 06/08/2020 10:27

    Kjo eshte pasoje e debilellekut qe na kap si shoqeri.. Jashte Shqiperise ka me shume vdekje nga virusi, cfare "mjekimi te specializuar" do marrin keta?

    Përgjigju
    • XXXX: 06/08/2020 11:18

      Ashtu eshte o budalla, por edhe atje jasht vdesin ata qe skane lek. Ke degjuar ti te ket vdek ndonje i pasur nga covid19?

    • Geni: 06/08/2020 10:54

      Le te flasim drejt. Jashte shtetit spitalet ofrojne kushte shume me te mira dhe pa harruar qe 2 spitalet kovid tek ne jane me kapacitet maksimal. Shto ketu qe jashte nuk ka mbingarkese neper spitale. Nese i besojme shifrave ka me te vertete me shume vdekje por mos te harrojme qe mosha mesatare e atyre qe vdesin ne Itali eshte 20 vite me e larte sesa ajo ne Shqiperi.

  • Ps 91: 06/08/2020 10:02

    Bravo ju qofte

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

PD në zgjedhje për të fituar apo për të mos u shpërbërë?