Të pathënat e 97', ish-deputeti Spartak Braho në 'Frontline': Ngjarje të mbushura me gjak! Berisha përgjegjës, priste të arratisej por ndërhyri OSBE

Të pathënat e vitit të mbrapshtë 1997 u diskutuan sot me ish-deputetin e Partisë Socialiste, Spartak Braho në “Frontline” në Report TV.

Braho i intervistuar nga Marsela Karapanço i cilëson ato ngjarje si historike, ku secila prej tyre ishte e mbushur me gjak.

“U shoqëruan me mbi 300  të vrarë. Por është vit i ngjarjeve historike. Apo siç i quan një kolegu juaj, gjurmë të historisë.

Çdo ngjarje është e mbushur me gjak. Ka nevojë edhe për saktësime. Ajo puna ndaj atentatit ndaj Berishës nuk është e saktë. Në atë periudhë kam qenë drejtues i PS në Durrës. Edhe në Durrës ngjarjet filluan të agravojnë. Është falimentimi i Sudes dhe disa firma piramidale. Natyrisht i justifikoi edhe thënia e Berishës që ky është lek i pastër. Kur në fakt ishte fenomen mashtrimit. I provuar më parë edhe në vende të tjera që nuk kishte justifikim ekonomik. Të fusësh 1 edhe të marrësh 3 ishte bllof. Klima ekonomike ishte e tejskajshme negative.”, tha Braho.

Braho shton se këto firma piramidale u stimuluan nga ish-presidenti në atë kohë Sali Berisha.

“U stimulua veçanërisht nga mbrojtja që u bëri këtyre firmave Sali Berisha. Ndodhi katrahura. Përgjegjësia u pa në zgjedhjet  e qershorit të 97 ku humbja ishte shumë e thellë.”, shton Braho.

Këto ngjarje u hetuan nga një komision hetimor por më pas nuk kishte hetime nga prokuroria.

“Duhet të ishte hetuar. U krijua një komision hetimor. Isha së bashku me zotin Ngjela drejtues i këtij Komisioni. Hetuam tërë shkaqet pse ra shteti në 97. PS në atë kohë me vonesë hyri për të drejtuar apo për ta shfrytëzuar këtë rast politikisht. Demonstratën e parë e bëmë në Tiranë nën drejtimin e profesor Rexhep Mejdanit. Madje profesor Rexhepi  u thirr në prokurori dhe u tentua të hetohej për organizime të mitingjeve të paligjshme.”, shpreh Braho.

Ish-deputeti u ndal edhe në disa momente të tjera të vitit 1997, që lidhen me shtetin në atë që ishte tërësisht i rënë dhe se si presidenti i asaj kohe Sali Berisha dha urdhër të bombardohej jugu i Shqipërisë.

"U dha urdhëri që të bombardohej jugu nga Berisha. Gjë të cilën ma ka pohuar gjenerali që drejtonte forcat ajrore. Më tha godit raketa. U godit Tepelena, Saranda, Kurveleshi. Me urdhër direkt dhe me dhjetëra urdhëra të tjera të drejtuesve të shtetit, u armatosën militantët e PD-së.”, vijoi më tej ish-deputeti.

Braho pohon se nxitës të asaj klime të agravuar në vitin 97' ishin dhe shërbimet e huaja si ajo greke dhe serbe.

"Armët ranë në duar të ndryshme, të cilët ishin të frikësuar për sulmet që nisën kundër jugut. Kjo klimë qe dhe vepër e nxitjeve të shërbimeve të huaja. Shërbimi grek ka qenë shumë aktiv, shërbimi serb. Kishin linjat e tyre direkte. E ka bërë këtë pohim vetë Gazidede. Presidenti i asaj kohe, Berisha mbeti me 4 muret e zyrës dhe priste nga çasti në çast të arratisej. Por ndodhi një ndërhyrje nga OSBE kur Fino ishte miratuar si kryeministë" tha Braho. 

Gjatë intervistës Braho u pyet edhe për vendimin e sotëm të GJKKO për të dënuar me dy vite Fredi Belerin, që për ish-deputetin janë shumë pak, pasi duhet dënuar edhe për masakrën e Peshkëpisë. Ndërkohë që dha edhe një koment për zhvillimet nga Rithemelimi ku Bardhi dhe Gjekmarkaj u zyrtarizuan si nënkryetarë. Për Brahon ata të dy janë pa personalitet dhe njerëz pa bosht.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:28
'Berisha ka mbetur si gardelina që cicëron', Braho: Bardhi dhe Gjekmarkaj pa bosht dhe personalitet

Ish-deputeti socialist, Spartak Braho tha në 'Frontline' në Report TV, se Berisha tashmë bërë qesharak.

'Ka mbetur si gardelina që cicëron atje në katin e katërt apo pestë. Është bërë qesharak. Janë bërë qesharak edhe ata që venë pas tij. Ka shpurën e tij. Ka bërë ndere edhe ai, ka 5 njerëz.', tha Braho

Nga ana tjetër ai pati kritika për Gjekmarkajn dhe Bardhin që u bashkuan me Rithemelimin.

'Gjekmarkaj pasi tha për ngjarjet e 8 janarit, atje priteshin dhunë dhe vrasje dhe Berishizmi është ideologji komuniste ky e tha Gjekmarkaj. Tani afrohet. Pa bosht.

Bardhi ka turpëruar Kavajën. Është pjesa më e rrezikshme, më hileqare e drejtuesve aktual të Rithemelimit. Ka qëndruar me tre-katër karrige. Është pa personalitet, pa moral edhe gjinor. Pa personalitet edhe politik.', shtoi Braho.

Ora 19:22
Dënimi i Belerit me dy vite, Braho: Duhet të vuajë edhe për krimet e Peshkëpisë

Dënimi i sotëm i Fredi Belerit me dy vite u diskutua ndër të tjera në 'Frontline' në Report TV me ish-deputetin Spartak Braho. Ai u shpreh se Beleri duhej dënuar më shumë edhe për masakrën e Peshkëpisë. 

‘Beleri është dënuar pak dy vjet. Duhet të vuaj edhe krimet e Peshkëpisë. Me masakrën me dy viktima shqiptarë. Pretendon se është amnistuar. Është turpi i Sali Berishës dhe Ilir Metës që kandiduan në Himarë Belerin. Himara është shqiptare. S’mund të drejtoj Mitsotakis me të deleguarit e tij që i përgatit andej. Ai është pjesë e llumit e shërbimeve sekrete greke i përpunuar atje. Nuk është fare minoritar, është me origjinë nga Kurveleshi. Të rrijë urtë. Jo dy vjet por edhe 10 vjet janë pak për të.’, tha Braho.

Ora 19:09
'Shërbimet greke dhe serbe ishin nxitëse', Braho: Në 97' ranë strukturat e shtetit, Berisha priste të arratisej

 

Për ngjarjet e vitit 1997, ish-deputeti Spartak Braho tha në ‘Frontline’ në Report TV, se ato ndodhën edhe si nxitje nga shërbimet e huaja si ajo greke dhe serbe.

“Armët ranë në duar të ndryshme, të cilët ishin të frikësuar për sulmet që nisën kundër jugut. Kjo klimë qe dhe vepër e nxitjeve të shërbimeve të huaja. Shërbimi grek ka qenë shumë aktiv, shërbimi serb. Kishin linjat e tyre direkte. E ka bërë këtë pohim vetë Gazidede. Kur jo vetëm evidenton punën e shërbimit grek dhe serb por tha kanë qenë nxitje të shërbimit amerikan. Domethënë amerikanizmi i tyre është shumë i hershëm.”, tha Braho.

Nga ana tjetër, Braho shtoi se Berisha priste të arratisej nga momenti në moment por ndërhyri OSBE.

“Ranë të tëra strukturat e shtetit, në presionin e revoltës popullore të gjitha u shthurën. Janë fshehur një pjesë e tyre, një pjesë iku jashtë. Iku ministri i mbrojtjes, familja e Berishës iku fjeti një muaj në Brindisi. Mbeti pa shtet. Presidenti i asaj kohe, Berisha mbeti me 4 muret e zyrës dhe priste nga çasti në çast të arratisej. Por ndodhi një ndërhyrje nga OSBE kur Fino ishte miratuar si kryeministër. Që nuk duhet të iki se do komentohet sikur të majtët e morën pushtetin me dhunë.”, shtoi Braho.

Ora 19:01
Ngjarjet e 1997/ Braho: Berisha dha urdhër të bombardohej jugu

Ish-deputeti i PS-së Spartak Braho në ‘Frontline’ në Report TV, tha se në ngjarjet e vitit 1997 ish-presidenti Berisha tentoi të përplaste jugun me veriun duke dhënë urdhëra për bombardimin e jugut të vendit.

“Berisha tentoi të përplaste veriun me jugun. Strukturat e Shikut në Vlorë vranë një person. Pas vrasjeve në Vlorë atëherë populli rrëmbeu armët. U thyen operacionet. Pastaj u dha urdhëri që të bombardohej jugu me urdhër të Berishës. Gjë të cilën ma ka pohuar gjenerali që drejtonte forcat ajrore. Më tha godit raketa. U godit Tepelena, Saranda, Kurveleshi. Me urdhër direkt dhe me dhjetëra urdhëra të tjera të drejtuesve të shtetit, u armatosën militantët e PD-së.”, tha Braho.

G.K/N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Trafikoi heroinë drejt Italisë, arrestohet në Durrës 65-vjeçari me dy emra

Trafikoi heroinë drejt Italisë, arrestohet në Durrës 65-vjeçari me dy emra