Të rinjtë e LRI-së deklaratë për problemet e gjimnazistëve, ja propozimet që i bëjnë Ministrisë së Arsimit

Të rinjtë e LRI-së mëngjesin e sotëm kanë dhënë një deklaratë për mediat para Ministrisë së Arsimit, ku kanë ngritur zërin për problematikat e gjimnazistëve.

Sipas tyre gjatë një periudhe 2 mujore, kanë qenë në kontakt me maturantët në të gjithë gjimnazet e Tiranës të cilët u kanë treguar problematikat e tyre, nëpërmjet një pyetësori ku janë përgjigjur rreth 500 gjimnazistë.

Nga analizimi i përgjigjeve të konstatuara, thotë LRI, dërrmuese e të anektuarve janë shprehur se kanë pjesërisht apo aspak informacion mbi mundësitë që ofron tregu i punës në Shqipëri. Gjithashtu pjesë të shqetësimeve me të cilat ata hasen janë dhe mungesa e laboratorëve në shkolla, apo përmbajtja e teksteve mësimore në kurrikulen e re të arsimit të mesëm, bën te ditur LRI.

‘Bazuar në këto shqetësime, ne kemi hartuar disa propozime në bashkëpunim me ekspertët tanë të arsimit:

1.Implementimi i lëndës "Këshillim i Karrierës" në kurrikul përgjatë vitit të parë të gjimnazit.

2.Ndërhyrja në sistemin e rankimit të kandidatëve për degët e universiteteve, duke u dhënë përparësi ose, duke u vendosur një koefiçent të njëjtë me gjimnazistët e shkollave të përgjithshme, nxënësve të arsimit profesional për degët simotra për të cilat aplikojnë ne fakultete.

3.Përshtatja e librave të arsimit të mesëm me programin e arsimit të lartë.

4.Buxheti për arsimin për vitin pasardhës të investohet në ndërtimin e laboratorëve dhe sallave kompjuterike.

5.Hartimi i një plani mësimor ku orët e laboratorit dhe të praktikës të jenë të detyrueshme në fund të çdo kapitulli, konkretisht në lëndët: kimi, fizikë, biologji.

6.Implementimi në kurrikul i lëndës "Psikologji" për të gjitha klasat.

7.Tezat e Maturës Shtetërore të jenë të bazuara në programin e përcaktuar nga Ministria e Arsimit.

8.Të krijohet një komision për ndryshimin e notës pas rikorigjimit të provimit të Maturës Shtetërore.

Si një forum rinor që beson fort se të rinjtë në Shqiperi duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes, jo si dekor i takimeve të pushtetarëve, por si grup interesi, ne nuk do të ndalojmë vetëm në këto propozime, por e ftojmë ministren e arsimit në një tryeze, për të diskutuar mbi propozimet tona.

Ne jemi të sigurt se plaga e madhe me të cilën po perballet vendi, largimi i të rinjve, ka si pikënisje cilësinë e arsimit në vend, duke vazhduar më pas me mungesën e një pune dinjitoze e të mirëpaguar. Prandaj ne, të rinjtë e LRI, jemi të vendosur të vazhdojmë përpjekjet për t'u ofruar bashkëmoshatarëve arsim cilësor, jo vetëm si një të drejtë thelbësore, por dhe si garanci për një të ardhme të sigurt në vendin e tyre.’- thuhet në deklaratën e LRI-së.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/05/2022 01:51

    Mendoj se shumica e propozimeve jane interesante,sidomos praktikat,laboratoret e kompjuterat.Ne kohen tone kemi vuajtur,sidomos me kimine,laborator kishim por as qe behej fjale te perdorej./Keshillimi i karrieres/,mund te behet me mire si keshillim,jo si lende dhe do te ishte mire ne vitin e fundit te gjimnazit,pasi tregu i punes,kerkese-oferta jane relative dhe ndryshojne cdo vit.Sa per psikologjine,e nevojshme,por le te mos e ekzagjerojme!

    Përgjigju
  • Trapa Jane: 11/05/2022 13:09

    Keni kohe pa e kruajtur ne Jale

    Përgjigju
  • Eni: 11/05/2022 11:43

    Ju vajza te reja shkoni mbrapa Monikes e Ilirit se ju mësojnë si me vjedh vendin tuaj,Nuk e magjinoj dot si mund ti shkohet mbrapa Sali kriminelit,e dyshes me te përfolur ne shwiperi ,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet e Javës Kulturore Evropiane nisin nga Shkodra, koncert i veçantë nga muzikantë me aftësi ndryshe

Aktivitetet e Javës Kulturore Evropiane nisin nga Shkodra, koncert i veçantë nga muzikantë me aftësi ndryshe