Të rinjtë ikin, po “zëvendësohen” në tregun e punës nga pensionistët

Të rinjtë ikin, po “zëvendësohen” në tregun e punës nga pensionistët

Teksa treguesit e punësimit janë duke u përmirësuar nga viti në vit, pavarësisht krizave ekonomike që ka shkaktuar pandemia Covid-19 dhe lufta në Ukrainë, në grupet e reja të popullsisë, numri i personave të punësuar është në rënie, ndërsa po rritet ai te moshat më të vjetra.

INSTAT raportoi se në 3-mujorin e katërt 2022, kishte rreth 52,500 më shumë persona të punësuar se në të njëjtin tremujor të vitit 2021, ose rreth 4% më shumë.

Por punësimi sipas grupmoshave tregoi se për të njëjtën periudhë, punësimi në grupmoshën 15-29 vjeç ishte me rënie. Në tetor-dhjetor 2022, kishte 807 persona më pak të punësuar në të rinjtë deri 30 vjeç.

Në tetor-dhjetor 2022 ishin të punësuar 274, 526 persona të rinj (15-29 vjeç) ose rreth 9 mijë persona më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Në anën tjetër, punësimi në grupmoshën mbi 30 vjeç u rrit me rreth 65 mijë persona.

INSTAT raporton se 54,500 pensionistë ishin të punësuar në tremujorin e fundit të 2022, pasi Anketa e Forcës së Punës pyet edhe personat në moshë pensioni nëse janë të angazhuar me punë.

Mosha e tretë do të përfshihet gjithnjë e më shumë në tregun e punës në Europë dhe Shqipëri, për shkak se, rritja e jetëgjatësisë i bën produktivë personat edhe mbi moshën 65 vjeç.

Gjithashtu zhvillimi i teknologjisë mund të stimulojë punën në distancë për personat e moshës së tretë, të cilët mund të ndajnë përvojat e tyre sidomos në mësimdhënie, financë dhe shumë profesione të tjera.

Pensionisët që punojnë, lehtësojnë skemat e sigurimeve shoqërore, të cilat paraqiten mjaft të rënduara nga procesi i plakjes së popullsisë.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore parashikon se në tre vitet e ardhshme, numri i pensionistëve që shtohen në skemën e sigurimeve shoqërore arrijnë në 48 mijë, me një shtesë vjetore mesatarisht 16 mijë pensionistësh të rinj në vit.

Për shkak se këtë vit, popullsia e vendit do të futet në procesin e plakjes së shpejtë të popullsisë, numri i pensionistëve do të rritet në vijim me ritme më të shpejta.

Për të nxitur dëshirën për punë në moshat mbi 65 vjeç, qeveria miratoi një skemë shpërblimi në vitin 2018, e cila nuk po zbatohet ende.

Në vendimin e qeverisë u vendos që për çdo vit pune, pensionisti që punon të marrë një shtesë mbi pension e caktuar prej 2.4% në vit./ Monitor

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Ndihmuan shqiptarët të kryenin grabitje në Portugali dhe Spanjë, arrestohen dy bashkëpunëtoret

Ndihmuan shqiptarët të kryenin grabitje në Portugali dhe Spanjë, arrestohen dy bashkëpunëtoret