“Të rritesh në opera”, artistët e rinj çelin sezonin artistik (VIDEO)

Në këtë periudhë të vështirë pandemie, që skenat operistike kudo në botë qëndrojnë kyçur, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, çeli sezonin me koncertin “Artistët e së ardhmes” në ambientet e saporikonstruktuara.

Zana Çela e cilëson mbështetjen e këtyre të rinjve, si një projektet më të mëdha që ka realizuar gjatë detyrës së saj si drejtoreshë e TKOB-së

 “Nga eksperienca e jetës time si artiste,  mësova se çdo të thotë t’i presësh ëndrrën një të riu, pa i dhënë shansin e skenës… ndërsa nga eksperienca e punës si menaxhere arti, e di mirë çfarë mund ti ndodhë një teatri pa i siguruar artistët e të ardhmes. Ndërtuam një platformë e cila jo vetëm parashikonte strategjinë e angazhimit të artistëve të rinj, e konkretizuar me tituj shfaqesh e rolesh ku ata duhet të merrnin pjesë. U punësuan 102  artistë dhe të rinj të tjerë në teknike dhe prodhimin skenik apo marketing. Sot ne e hapim sezonin artistik 2021 pikërisht me koncertin e tyre me titull ”Artistët e  së ardhmes”, me ata që mbështetjen dhe punën trajnuese  të stafit tone, jo vetëm e justifikuan, por tashmë janë kthyer në mbështetje për ne, në siguri për vazhdimësinë e traditës më të mirë të interpretimit vokal, të baletit dhe instrumental”, rrëfen drejtoresha Zana Çela.

Disa nga ariet e njohura operistike, si “Che gelida manina”, “Sempre Libera” dhe “Stride la vampa” të interpretuara nga artistët e rinj, si Denis Skura, Nina Muho apo Ivana Hoxha e të shoqëruar në piano nga Herta Cene dhe Igli Rapaj u duartrokitën nga publiku, që ndonëse për shkak të masave anticovid ishte i paktë në numër, shijoi koncertin e virtuozëve të rinj deri në fund. 

Gjatë viteve të fundit në Teatrin e Operës janë punësuar rreth 100 artistë, ndërsa koncerti i radhës në këtë institucion do të jetë këtë fundjavë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Blerina Bala merr drejtimin e Bashkisë së Himarës! Bashkëshorti këshilltar ‘bojkoton’ votimin! Votat që opozita bashkoi me PS

Blerina Bala merr drejtimin e Bashkisë së Himarës! Bashkëshorti këshilltar ‘bojkoton’ votimin! Votat që opozita bashkoi me PS