Ndjekje si nëpër filma që nga Korça! Thyhet postblloku në Elbasan, arrestohet autori i dehur që shkaktoi 5 të plagosur, mes tyre një polic (VIDEO)

ELBASAN- Një ndjekje si nëpër filma e një të dyshuar për drogë dhe për kalim të paligjshëm klandestinësh ka ndodhur sot nga Korça në Elbasan. Autori tashmë i arrestuar, është Ardilent Shehu, ndaj të cilit policia u vu në ndjekje që nga qyteti i Korçës, por ai nuk u ndalua duke i shpëtuar të paktën tre postblloqeve. Më pas në aksin Elbasan-Librazhdi policia ka ngritur një tjetër postbllok duke i bllokuar kalimin.

Por sapo ka parë rrugën e bllokuar autori i kësaj ngjarje i ka dhënë edhe më shumë gaz makinës së tij tip 'Passat' duke çarë postbllokun e policisë dhe më pas duke u përplasur me dy makinë të tjera. Për pasojë e këtij aksidenti, makina e autorit ka përfunduar me rrota në ajër. Në këtë moment policia ka bërë edhe arrestimin e tij.  Mësohet se makina që ai drejtonte me targa greke ishte e vjedhur, me numër shasie të fshirë dhe pas testit të alkoolit, ai ka rezultuar mbi normën e lejuar.
 

Ndërkohë nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 5 persona  një efektiv policie, Eugen Abdurrazaku, ndërsa të plagosurit e tjerë janë Diana Plaku, Durim Plaku, Albert Cani dhe Adriana Mukja. Ardilent Shehu ishte i kërkuar për drogë ndërsa nuk dihet nëse ka patur persona të jetë në makinë me të apo jo.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:15
'Më ndiqte një fuoristradë që nga Devolli...' çfarë rrëfeu shoferi i pabindur në polici

Pasi u arrestua pas një ndjekje nga Korça në Elbasan, Adrilent Sheu 27-vjeç ka rrëfyer edhe versionin e tij para oficerëve të policisë duke thënë se shkak i largimit të tij me shpejtësi  ishte bërë pas siç pretendon 27-vjeçari po ndiqej nga një makinë.

Sipas tij një fuoristradë i ishte vënë nga pas që në Devoll duke e detyruar të largohej me shpejtësi dhe rrjedhimisht nuk i ndaloi postblloqeve të policisë.

Ndërkohë grupi hetimor është duke verifikuar këtë version të të riut i cili e ktheu në një zonë lufte rrugën në hyrje të qytetit të Elbasanit.

Ora 11:07
Ngjarja në Elbasan, policia jep detajet: Edhe në 2018 nuk iu bind policisë...

1580810908_skdi.jpg
Policia e Elbasanit ka dhënë detaje të reja rreth ngjarjes së ndodhur ditën e sotme ku një person u arrestua pas një ndjekje që nga qyteti i Korçës.

Sipas policisë rreth orës 09:00,  njoftimi paraprak ka ardhur nga Korça duke njoftuar se makina Pasat i zi me targa Greke IEH 3922,  nuk i ka ndaluar shërbimeve të policisë në Korçë dhe Pogradec dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Elbasanit.

Menjëherë  në Librazhd është ngritur pikë kontrolli e përforcuar , por drejtuesi i mjeti sa ka parë policinë ka marrë përpara  bllokuesit e rrugës të vendosura për ndalimin e tij, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe ka vijuar me shpejtësi të madhe në drejtim të Elbasanit.

Shërbimet e Policisë së Librazhdit janë vënë në ndjekje të mjetit deri në Elbasan duke mbajtur komunikim me shërbimet  policisë në Elbasan.

Për kapjen e tij janë angazhuar edhe Forcat Shqiponja, ato të Patrullave të Përgjithshme dhe të Qarkullimit Rrugor, në hyrje të qytetit Elbasan  në aksin rrugor Librazhd -Elbasan, kanë ngritur pikë kontrolli duke bllokuar rrugën,.

Por edhe këtu Ardilent Shehu ka tentuar të largohet duke goditur makinën e policisë dhe dy mjete të tjera. Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën një punonjës policie dhe 4 të tjerë .

Ardilent Shehu 27 vjec , banues në Gjirokastër është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Ky person sipas policisë edhe  në vitin 2018 , ka kryer të njëjtat veprime duke mos ju bindur urdhërit  të punonjësit  të policisë për të ndaluar. Nga kontrolli i mjetit nuk u gjetën armë apo lëndë narkotike por vetëm disa targa atuomjetesh.

Ndërkohë policia thekson se nuk ka pasur asnjë të shtënë me armë zjarri gjatë ndalimit të automjetit.

Ora 10:20
Detajet nga ngjarja në Elbasan, ky është autori i kërkuar që theu postbllokun e policisë (VIDEO)

Detaje të reja kanë dalë në skenë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Elbasan, ku të paktën 5 persona kanë mbetur të plagosur pasi një i dyshuar duke i ikur policisë ka përplasur postbllokun e ngritur në aksin Librazhd-Elbasan.

Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno bën të ditur se shoferi i pabindur është Ardilent Sheu nga Gjirokastra,   ndaj të cilit policia është vënë në ndjekje që nga qyteti i Elbasanit Sheu ishte i kërkuar për veprën penale kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike ndërsa gjatë ndjekjes ai ka mundur tu shpëtojë tre postblloqeve. Por në Elbasan duke mos patur rrugëdalje ai ka marrë para postbllokun e policisë. Pasi ka çarë mes për mes postbllokun autori i arrestuar ka përplasur edhe dy makina të tjera duke shkaktuar 5 të plagosur.

Mes të plagosurve është edhe një efektiv policie, Eugen Abdurrazaku, ndërsa të plagosurit e tjerë janë Diana Plaku, Durim Plaku, Albert Cani dhe Adriana Mukja.

Pas aksidentit policia ka arrestuar autorin i cili mbeti edhe vetë i plagosur.  Ndërkohë ai është shoqëruar nga policia për një mjekim në spital ndërsa më pas është marrë për në komisariat
 

Ardilent Sheu
Ora 10:05
Si ndodhi ngjarja në Elbasan, makina e autorit përmbyset me rrota në ajër (VIDEO)

Ardilent Shehu është i arrestuari i cili shkaktoi aksidentin mëngjesin e kësaj të marte në aksin Elbasan-Librazhd. Burime për Report Tv bëjnë me dije, se policia është vënë në ndjekje të tij që nga Korça por ai nuk është ndaluar. Në Elbasan ishte ngritur një postbllok për ndalimin e tij, por sapo ka parë policinë, Ardilen Shehu i ka dhënë edhe më shumë gaz makinës së tij tip 'Passat' duke u përplasur edhe me dy makina të tjera njëra prej tyre një autoshkollë. Ndërkohë vetë makina e autorit ka përfunduar me rrota në ajër. Në këtë moment policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e tij ndërkohë që po punohet për të zbardhur të plota rrethanat e ngjarje.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dogana: 04/02/2020 23:22

    Bëheni drejtor dogane këtë se kot i paskeni rrënë në qafë.. Ahh Shqipëri e mjera Shqipëri!!

    Përgjigju
  • Adi: 04/02/2020 14:19

    Ky duhet te ishte eliminuar nga policia si e ka policia amerikane . Po sikur te kishin vdek njerz nga ky aksident kush man pergjegjsi?? Kalbeni ne burg mos ta dali me . Do ket pas dhe arme me vete po e ka hedh rruges

    Përgjigju
  • Lleshi: 04/02/2020 14:03

    Vika era shtet se paska lene ate te qatkulloj nga Korca per me Elbasan bravo shtet I ju lumte keshtu ju do partia

    Përgjigju
  • Elbasan: 04/02/2020 13:51

    Shum e but sjellja e policies duart mbrapa e koken posht duhet

    Përgjigju
  • Kafsha: 04/02/2020 13:20

    Amerike dhe vetem Amerike, ajo i rregullon mire!

    Përgjigju
  • polici: 04/02/2020 10:41

    o policia e lleshit te paafte. po si ka mundesi te ngrihet nje postbllok dhe te vazhdoje qarkullimi normal i mjeteve te tjera, aty duhej pastruar zona o te paafte se keni marre ne qafe dhe njerezz te tjere

    Përgjigju
  • Mira: 04/02/2020 10:35

    Te ishte ne amerike do e kishin eliminuar.Ne Shqiperi policia nuk ka plumba.Shtet leshi

    Përgjigju
    • Ardijan: 04/02/2020 14:45

      Mendoj se policia duhet ti kërkojë falje,ti paguaj spitalin,raportin mjekësor, dhe siguracionin e makinës,kêtij,"shoferit të pa bindur"!

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nacionalizmi si epsh parazgjedhor

Nacionalizmi si epsh parazgjedhor