Të shtëna me armë në Sarandë, policia dhe FNSH nisin krehjen e zonës, për zbulimin e autorit

Të shtëna me armë në Sarandë, policia dhe FNSH nisin krehjen e zonës, për zbulimin e autorit

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në qytetin e Sarandës gjatë mbrëmjes së sotme, duke vënë në alarm policinë. Ngjarja ka ndodhur në orën 21:40, në fshatin Gjashtë të Sarandës, lart në kodër.

Dyshohet se një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër, për arsye ende të panjohura. Efektivët e policisë Sarandë dhe forca të FNSH-së ndodhen në zonë dhe po verifikojnë nëse ka të lënduar dhe kush është autori.

Policia ka nisur krehjen e zonës, ndërsa vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 07/08/2020 02:51

    Policia mbasi krehu zonen gjeti vetem gezhojat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet