Të shtëna me armë në SHBA, 8 viktima dhe disa të plagosur

Të shtëna me armë në SHBA,  8 viktima dhe disa të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në afërsi të aeroportit në Indianapolis, në një qendër shpërndarje të FedEx  të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku paraprakisht kanë humbur jetën 8 persona dhe janë plagosur disa të tjerë.

Mediat vendase bëjnë me dije se sipas zëdhënësit të policisë autori i kësaj ngjarje është vetëvra ndërsa të plagosurit po marrin ndihmën e parë në spital.

Ndërkohë akoma nuk ka asnjë informacion në lidhje me numrin të plagosurve . tanimë zona është siguruar dhe nuk ka asnjë problem për sigurinë.

Një dëshmitar që tha se punon në objektin ku ndodhën të shtënat tha se ka parë një burrë me një armë pasi dëgjoi disa të shtëna.

Një person tjetër tha se mbesa e tij ishte e ulur në veturën e saj kur shpërthyen të shtënat dhe se ajo është plagosur. “Ajo u qëllua në krahun e majtë. Ajo është mirë, tani ndodhet në spital”, tha Parminder Singh.

Kompania “Fedex” doli me një deklaratë, në të cilën thuhet: “Jemi të vetëdijshëm për të shtënat tragjike në objektin tonë afër aeroportit të Indianapolisit. Siguria është prioriteti ynë kryesor dhe mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur. Po punojmë që të mbledhim më shumë informata dhe jemi duke bashkëpunuar me autoritetet hetuese.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon

Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon