Sherri mes fqinjëve në Astir! Plagoset me armë zjarri 45 vjeçari, policia në ndjekje të autorit (VIDEO)

TIRANË- Një 45 vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë, pas një konflikti të çastit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Teodor Keko", ku dyshohet se 45 vjeçari Spartak Beqaraj është qëlluar me armë nga fqinji i tij 20 vjeçari me iniciale A. M., pas një zënke në lokal. 

Spartak Beqaraj, i cili është transportuar për në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij, i cili menjëherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja. 

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:25
Identifikohet 20 vjeçari që plagosi me armë 45 vjeçarin në Astir

Autori i plagosjes së 45 vjeçarit Spartak Beqaraj në Astir është identifikuar nga policia.

Pas një ore nga ngjarja është identifikuar 20 vjeçari me iniciale A. M., si autor i ngjarjes.

Pas një konflikti të çastit, 20 vjeçari qëlloi me armë zjarri në këmbë Spartak Beqarajn.

Ora 19:07
FOTO/ Kush është 45 vjeçari që u plagos me armë nga fqinji i tij në Astir

I plagosuri Spartak Beqaraj

1 / 12

I plagosuri Spartak Beqaraj

2 / 12

I plagosuri Spartak Beqaraj

3 / 12

I plagosuri Spartak Beqaraj

4 / 12

I plagosuri Spartak Beqaraj

5 / 12

I plagosuri Spartak Beqaraj

6 / 12

Policia në zonën ku ndodhi plagosja

7 / 12

Ekspertët e policisë në vendin ku ndodhi plagosja

8 / 12

Policia në zonën ku ndodhi plagosja

9 / 12

Ekspertët e policisë në vendin ku ndodhi plagosja

10 / 12

Policia në zonën ku ndodhi plagosja

11 / 12

Drejtori i Policisë në Tiranë, Rebani Jaupaj në vendin e ngjarjes ( Me rreth të kuq )

12 / 12

Spartak Beqaraj është 45-vjeçari që u plagos me armë zjarri nga fqinji i tij pas një konflikti të çastit.

Ai ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia është në ndjekje të autorit, i cili është arratisur menjëherë pas ngjarjes.  

Ora 18:59
Plagosja me armë në Astir, mbërrin në vendngjarje Drejtori i Policisë Rebani Jaupaj

1600621312_japupaj.jpg

Drejtori i Policisë në Tiranë, Rebani Jaupaj në vendin e ngjarjes ( Me rreth të kuq )

Drejtori i Policisë në Tiranë, Rebani Jaupaj ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku u plagos me armë zjarri 45 vjeçari Spartak Beqaraj.

Forca të shumta policie janë angazhuar në ndjekjen dhe kapjen e autorit, i cili ia mbathi menjëherë pas ngjarjes.
Konflikti mes dy fqinjëve ndodhi në një lokal në zonën e Astirit, duke degraduar pastaj në plagosjen me armë.

Ora 18:17
Detajet/ Degradon sherri në Astir, plagoset në këmbë 45 vjeçari, autori ia mbath (VIDEO)

Një konflikt i çastit në Unazën e Re, pranë një lokali, ka sjellë plagosjen me armë zjarri të 45 vjeçarit Spartak Beqaraj, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për kapjen e autorit, i cili menjëherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja .

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Vendi ku ndodhi plagosja
D.P./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Platforma 'Deputeti që duam' dhe votim nga anëtarësia, a e mbështesni mënyrën si partitë po zgjedhin kandidatët?

Komento

Komente

  • www.youngtribune.com: 21/09/2020 08:51

    Lali Eri cfare duan ato cadrat ne mes te shesh pushimit te pallate aty ? Jane mdertime pa leje dhe coji fadromen katunarise se veriut

    Përgjigju
    • Mjeku: 21/09/2020 10:16

      Ja ke futur kot. Keta jane katundare jugu dhe jane me te poshter dhe me ordinere se ata qe thua ti.

  • Fatmiri: 20/09/2020 23:19

    Mos e nxirrni ne foto si boksier kete legenin se ky as gruan e tij nuk e rreh dot. Keta jane psikopeter si familje dhe delenxhinj por qe nuk meritojne plumbin, keta meritojne vetem qurre se jane frikacake ordinere dhe nuk kane b***e. Gjynah ai djali qe i ka qelluar se do i hape probleme vetes me ligjin per nje cope muti si ky qe jeton kot. E sigurt qe kjo familje delenxhinjsh do jete ngacmuar kot me kete qe i qelloi. Ka qene ne burg se rrahu nje gjyhnaqar qe nuk kishte as moshe dhe as fis ti tregonte vendin. E paskan cuar plumbin dem.

    Përgjigju
  • Tirona: 20/09/2020 21:09

    Nuk e kuptoj pse duhej ne vendin e ngjarjes Drejtori i Policise ....

    Përgjigju
    • Ajet: 20/09/2020 21:59

      Sepse ky qe u plagos eshte nje budalla me precedente simpatizant partie.



×

Lajmi i fundit

John

Luhaten temperaturat, shikoni si do jetë moti për sot