Atentat në Vlorë/ Ekzekutohet në makinën e tij 27 vjeçari i dënuar në Itali, sapo kishte lënë të fejuarën te prindërit! Mbi 10 gëzhoja në vendngjarje, autorët në kërkim

Një i ri është ekzekutuar në makinën e tij me breshëri automatiku, mbrëmjen e sotme në aksin Orikum Llogara në Dukat -Fushë të Vlorës. Burime për Report tv bëjnë me dije se nga atentati është vrarë 27 vjeçari Benjamin Bezhanaj, i cili sapo kishte lënë të fejuarën te prindërit.

Në drejtim të makinës ku ndodhej viktima është qëlluar mbi 10 herë, me breshëri automatiku, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 gëzhoja deri më tani. Bezhanaj ka vdekur në vend si pasojë e plagëve të marra.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga report tv makina ka dalë nga rruga pas atentatit. 27-vjeçari së fundmi ishte kthyer në Shqipëri, pasi kishte kryer dënimin me burg në Itali. Po sipas burimeve, pista që po hetohet për vrasjen e 27-vjeçarit lidhet me këtë të shkuar pasi nuk ka dyshime të tjera. Pas atentatit policia ka ngritur postblloqe pranë Ujit të Ftohtë dhe në Himarë, ndërsa po kontrollon zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit ose të autorëve.

Ndërkaq në njoftimin e saj policia thotë se ka qenë një qytetar që i ka njoftuar mbi atentatin dhe më pas policët kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku dhe kanë gjetur të pajetë 27 vjeçarin në makinën e tij. 

Viktima Benjamin Bezhanaj

1606855580_1606854807MAKIANNEVLORE.jpg

Makina e viktimes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
U ekzekutua me breshëri plumbash në Vlorë, ky është momenti kur 27 vjeçari nxirret nga makina e tij

Ky është momenti kur 27 vjeçari i cili është vrarë nga një atentat mbrëmjen e sotme në Vlorë, po nxirret nga makina e tij.

Ora 22:47
Mbi 10 plumba drejt makinës së tij, del fotoja e 27 vjeçarit të ekzekutuar në Vlorë

1606859413_1606859166bezhanajbenjamin.jpg

Ky është 27 vjeçari Benjamin Bezhana, i riu i cili është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Në drejtim të makinës së tij janë zbrazur mbi 10 plumba. 

Ora 22:16
Atentati ndaj të riut në Vlorë, policia jep detaje: E morëm vesh nga një telefonatë! 27 vjeçarin e gjetëm të pajetë brenda makinës

1606857615_1606857507VLORE.jpg

Policia ka zbardhur detaje të reja nga atentati i ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë ku është vrarë Benjamin Bezhanaj.

Ka qenë një qytetar që ka njoftuar policinë mbi atentatin dhe më pas policët kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku dhe kanë gjetur të pajetë 27 vjeçarin. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

"Më datë 01.12.2020, rreth orës 21:00, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një  telefonatë nga një qytetar se në Fushë- Dukat, Orikum një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pa jetë. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë konstatuar të pajetë shtetasin B. B., rreth 27 vjeç, dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të  Stacionit të Policisë Orikum kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve", thotë policia.

Ora 22:07
Vrasja në Vlorë/ 27 vjeçari sapo kishte lënë të fejuarën te prindërit! Mbi 10 gëzhoja janë gjetur pranë makinës

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur mbrëmjen e sotme ku është vrarë Benjamin Bezhanaj.

27 vjeçari mësohet se sapo kishte lënë te fejurën te prindërit dhe po shkonte te të afërmit e tij.

Mbi 10 gëzhoja janë gjetur pranë makinës së tij.

Ora 21:30
Atentati ndaj 27 vjeçarit në Vlorë, policia postblloqe pranë Ujit të Ftohtë

Policia ka ngritur postblloqe pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë, pas një atentati të ndodhur pak minuta më parë  në aksin Orikum Llogara në Dukat -Fushë, ku si pasojë ka mbetur një viktimë.

Viktima është një 27 vjeçar ndaj makinës të së cilit është qëlluar mbi 10 herë.

Ora 21:30
Atentati në Vlorë/ Zbulohet emri i viktimës, i dënuar më parë në Itali! Makina e tij del nga rruga pasi u qëllua mbi 10 herë

Burime për Report tv bëjnë me dije se Benjamin Bezhanaj është viktima e atentatit të ndodhur para pak minutash në Vlorë. Ai ka qenë në burg në Itali para disa kohësh.

Makina e 27 vjeçarit ka dalë nga rruga pasi është qëlluar me më shumë se 10 plumba.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kastratix: 03/12/2020 10:53

    Kollare ktej kollare andej dhe me ne fund te qęndis kostumin tjetri.

    Përgjigju
  • Trimat që ikin për lesh: 02/12/2020 08:06

    Ishte nga ata trimat që ju q motrën të gjithëve.. Ama ishte se tani nuk është më.

    Përgjigju
  • BENI: 01/12/2020 23:45

    NDONJE hesap droge duhet te jete,,,por nuk vritet njeriu per ca para,,,,,,a kane familje e turp keta njerez ,,,,nuk marrin vesh njerezit ,,,ca duan te behen te pasur per 1 vit pa punuar,,,,shtroni kurrizin ne pune,,,me pislleqe e me bixhoz asnje nuk ka dale i fituar,,,te kthehet denimi me vdekje ne shqiperi heqja e kesaj mase i ka trimeruar pisat,,,se ne kohen e xhaxhit e benin cicin ne breka ,,,kjo mase te jete vetem per 10 vjet ,,,ta bejme shqiperine si ameriken...

    Përgjigju
  • Vlonjati: 01/12/2020 23:36

    Kështu është kur hapesh shumë bythësh, këtë tipin e kam parasysh para disa vitesh kishte thyer këmbën dhe ecte me patericë, unë rastisa me një njeriun tim te poliklinika dhe ky që shante dhe ofendonte personelin sepse gjasme nuk po i sherbenin me shpejtësi dhe mbi të gjitha jasht rradhe, kur ne të tjerët kishim një orë që prisnim rradhën . E kam të fixuar si fytyrë sepse ka bërë shumë rëmujë atë ditë

    Përgjigju
    • Dukat: 03/12/2020 19:33

      ....

  • Vicidoli: 01/12/2020 23:31

    Arma te mbron nder familje prone kanun

    Përgjigju
  • Xndjdjxj: 01/12/2020 23:29

    E keni mbuluar ne menyren me profesionale te mundshme si media. Varrimin do e transmetoni live?!

    Përgjigju
  • Miku: 01/12/2020 23:15

    Prandaj nuk vihet me ne Shqiperi.. U ben thel mishi nga baruti,thika e levat shume njerez ..si ata që kanë faj si dhe ata t pafajshmit

    Përgjigju
  • Alb: 01/12/2020 22:13

    Zdo gja varete te i zoti shpis.

    Përgjigju
  • emigranti: 01/12/2020 21:32

    Pse moj Shqiperia ime e dashur ju katandisur keshtu . Te rrenuan Osmanet , pastaj komunistet e "post-komunistet tjere qe po e qonin njerezit ne vella-vrasje. Mjaf me , sa e sa nena po vajtojme per djem e tyre . Mjaft me

    Përgjigju
    • Bobi: 02/12/2020 01:27

      @ Nenat. Fiks e ke thon.

    • shkodra: 01/12/2020 23:59

      Emigranti,kur nigjojm tilla raste shok,normal te vjen keq,ne rrall te par per jeten e personit,e dyta djali dikuj,vllai etj etj,po krejt problemi asht meqe ke edhe pseudenimin emigranti,ne emigrim vlla qa spo bahet,na shqiptart pun persmari sdim me ba,njoh shum qe po i prejn ne bes njerzit,patriotat e vet,pra po du me te pru fjalen,qe pushk kush krejt kot nuk qet,ne kto dit qe kan ardh prej hallit jan te ba dynjaja...

    • Nenat: 01/12/2020 21:50

      Nenat bejne mire tu mblidhin rripin morracakeve qe duan te behen bosa, po keshtu eshte kur hap televizorin dhe degjon Noizin, Stresin, qe dalin dhe bej e klipe me arme makina te shtrenjta, kur model eshte Luana dhe Ami qe i benin gojore Tanit... ne pidh te semes shkofsh Shqiperia ime.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë