'Far West' në Elbasan! 'Vis korçari' qëlloi i pari, plagoset në shpatull! Arrestohet te Trauma! Në kërkim shoferi tjetër!Sekuestrohen pamjet filmike (VIDEO)

ELBASAN - Një përplasje e armatosur mes dy grupeve pranë stadiumit të Elbasanit, në mes të rrugës në prani të qytetarëve të zakonshëm, përfundoi me një të plagosur. Policia njoftoi zyrtarisht se rreth orës 11:50 u qëllua me armë nga dy automjete në ecje, Ford dhe Mazda, ku drejtuesi i kësaj të fundit, Elvis Koçi (Çaushllari), 28 vjeç, mbeti i plagosur.

Blutë e Elbasanit shpallën në kërkim 25-vjeçarin Migert Qosja, i cili ndodhej në makinën tjetër, ndërsa përplasja mes tyre nisi pas një konflikti fizik mes tyre. 28-vjeçari i plagosur me armë ka udhëtuar me makinën e tij drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për t’u mjekuar e për t’i shpëtuar policisë, automjeti i të cilit i është nënshtruar ekspertizës.

Mësohet se i riu, të cilit iu vunë prangat në spital, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë 25-vjeçari Migert Qosja, pas përplasjes me armë braktisi makinën, e cila gjithashtu është sekuestruar. Policia thotë se nën drejtimin e prokurorisë vijon puna hetimore për identifikimin e personave të tjerë të implikuar, ndërsa vepra penale ndaj të përfshirëve në ngjarje është vrasje me dashje mbetur në tentativë, dhe armëmbajtje pa leje.

Report Tv mëson se Policia e Elbasanit ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të disa bizneseve në zonën ku ndodhi përplasja mes Çaushllarit dhe tre personave të tjerë. Nga pamjet dallohet se i pari që ka qëlluar 4-5 herë, me armë në drejtim të makinës, ka qenë Ervis Çaushllari.

Ndërkohë që pas plagosjes Ervis Çaushllari u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranës. Çaushllari ka shkuar vetë me makinë në Tiranë. Burime për Report Tv konfirmojnë se ai është futur në sallën e operimit por gjendja e tij është e stabilizuar. Policia ndodhet ndodhet në Spitalin e Traumës dhe ka sekuestruar makinën që e transportoi Çaushllarin nga Elbasani për në Tiranë. 

Në shkurt të këtij viti, Elvis Çaushllari ose siç njihet ndryshe “Vis Korçari”, i është vënë në ndjekje një automjeti dhe pasi zbriti nga makina goditi e dhunoi shoferin.

Elvis Çaushllari

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:39
Të shtëna me armë në Elbasan/ Arrestohet te Trauma 'Vis korçari' i cili u plagos në shpatull, në kërkim Migert Qosja, personi tjetër i përfshirë në konflikt

Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjes e shkëmbimit me armë zjarri ku është arrestuar Elvis Koçi (Çaushllari), 28 vjeç,  dhe është shpallur në kërkim Migert Qosja, 25 vjeç, personi që ndodhej në makinën tjetër. Ngjarja ka ndodhur për një konflikt të çastit, ku Çaushllari i njohur edhe si 'Vis korçari' që drejtonte mjetin tip 'Mazda' dhe Migert Qosja, i cili drejtonte  mjetin tip "Ford", të cilët fillimisht janë konfliktuar fizikisht dhe më pas kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar në drejtim të njeri-tjetrit.

Nga shkëmbimi me armë zjarri ka mbetur i plagosur në shpatull Çaushllari, person me precedent të mëparshëm penal, i cili për t'i shpëtuar policisë është nisur për mjekim te Spitali i Traumës në Tiranë. Por ai është arrestuar nga policia në spital, ndërsa  është bërë edhe ekspertiza e makinës tip "Golf" me të cilin u nis drejt Tiranës.

Ndërkohë që vijojnë kërkimet për arrestimin e Migert Qosjes, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes. 

"Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth  orës 11:50, në lagjen "Emin Matraxhiu", Elbasan, ku gjatë një konflikti të çastit mes dy drejtues automjetesh ishin përdorur dhe armë zjarri, organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve u bë identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i njërit prej autorëve, shtetasi Elvis Koçi (Çaushllari), 28 vjeç, banues në Elbasan.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje, shtetasi Migert Qosja, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se Elvisi, duke drejtuar automjetin tip “Mazda”, është konfliktuar fizikisht me Migertin, i cili drejtonte automjetin tip “Ford” dhe më pas të dy palët kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri. Si pasojë shtetasi Elvis Koçi është plagosur lehtë dhe për t’i shpëtuar Policisë, ka tentuar të mjekohej në spitalin ushtarak në Tiranë, por është arrestuar në flagrancë.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Vijojnë kontrollet intensive nga Policia e Elbasanit, për kapjen e autorit të dytë të kësaj ngjarjeje, shtetasi Migert Qosja.

Materialet hetimore në ngarkim të dy shtetasve i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe "Armëmbajtja pa leje"", thotë policia e Elbasanit

Ora 16:10
Përplasja në Elbasan/ Policia sekuestron pamjet filmike, pati shkëmbim zjarri, “Vis Korçari” qëlloi i pari

Policia e Elbasanit, ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të disa bizneseve në zonën, ku ndodhi përplasja me armë mes Ervis Çaushllarit ose siç njihet ndryshe si “Vis Korçari” dhe tre personave të tjerë. Pamjet filmike të administruara nga policia tregojnë se Ervis Çaushllari, lëviz në një nga rrugët e lagjes “Emin Matraxhiu” në Elbasan me një automjet tip “Mazda”. Pas tij, afrohet një automjet tjetër dhe sipas burimeve të policisë së Elbasanit, i pari që ka qëlluar 4-5 herë, me armë në drejtim të makinës, ka qenë Ervis Çaushllari. Më pas njëri nga djemtë në makinë ka dalë me një kaçavidë në dorë dhe është drejtuar drejt makinës së Çaushllari.

Ky i fundit sipas burimeve, ka dalë me armë dhe menjëherë një person tjetër nga makina, ku ndodheshin tre personat ka qëlluar me pistoletë, duke e plagosur në dorë, Ervis Çaushllari. Tre personat janë larguar me shpejtësi,por tashmë të identifikuar nga policia e Elbasanit. Ata mësohet se janë miqtë e shtetasit D.H, person ky që Çaushllari ka pasur konflikte në Elbasan. Nga vendngjarja është larguar me shpejtësi dhe Ervis Çaushllari, i cili për të marrë mjekimin, nuk ka shkuar në drejtim të spitalit të Elbasanit, por ka mbërritur në drejtim të spitalit Ushtarak në Tiranë. Ai ka udhëtuar me një automjet tip “Golf 5”, mjet i cili është ndaluar nga policia në ambientet e spitalit ushtarak. Çaushllari, rezulton të ketë marrë një plumb në shpatull dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. / Përgati Elton Qyno

Ora 16:07
U plagos në shpatull në Elbasan, 'Vis korçari' në gjendje të stabilizuar te Trauma në Tiranë, policia bën ekspertizën e makinës

Report Tv siguron pamjet nga Urgjenca e Traumës në Tiranë, ku u dërgua me urgjencë Ervis Çaushllari, i cili mbeti i plagosur gjatë një konflikti paraditen e sotme në Elbasan.

Çaushllari ka shkuar vetë me makinë në Tiranë, ku burime për Report Tv konfirmojnë se gjendja e tij është e stabilizuar dhe se ai është plagosur në shpatull.  Aktualisht Çaushllari i njohur edhe si "Vis korçari' është futur në sallën e operimit, ndërsa policia ka nisur të bëjë ekspertizën e makinës me të cilën ai erdhi në Spitalin e Traumës.

Ora 13:50
Sherri me armë në Elbasan, plagoset 'i forti' i Elbasanit, niset drejt spitalit të Tiranës

Ervis Çaushllari personi i përfshirë në sherrin me armë që ka ndodhur sot në afërsi të stadiumit në Elbasan, është plagosur në dorë.

Ai është nisur drejt spitalit të Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore. Nuk dihet se sa persona kanë qenë ekzaktësisht të përfshirë në këtë ngjarje.

Ora 13:48
Del fotoja/ Ky është Vis Korçari, 'i forti' i Elbasanit që mbeti i plagosur nga sherri me armë në Elbasan

Personi në foto është Ervis Çaushllari, i njohur me nofkën "Korçari". Ai sot është plagosur në dorë gjatë një përleshje me armë në Elbasan.

Çaushllari njihet si person me precedent penalë të mëparshëm pasi dhe më herët është përfshirë në sherre dhe konflikte që janë bërë edhe publike.

Ora 13:35
U përfshi në sherr me armë në Elbasan, 'Korçari' i rrezikshëm, muaj më parë i zuri rrugën 'Golfit' dhe qëlloi me grushte shoferin (VIDEO)

Ervis Caushllari personi i cili ditën e sotme është përfshirë në një sherr me armë në Elbasan me disa persona, njihet si një person problematik dhe disa muaj më parë ka bërë sherr me një tjetër person. 

Në 19 shkurt të këtij viti, Çaushllari ose siç thërritet ndryshe si “Vis Korçari”, i është vënë në ndjekje një automjeti tip “Golf”. Ngjarja ka ndodhur në orën 12:32 ku Çaushllari, siç shihet dhe në pamjet filmike i është vënë në ndjekje nga pas një automjeti tip “Golf 5”, që drejtohej nga shtetasi me inicialet D.A.

Pamjet filmike qartësojnë se mjetin tip “Audi” me targë AA257ZB e drejton Çaushllari. Pasi i kalon shumë pranë “Golfit 5”, Çaushllari pozicionin makinën paralelisht me automjetin që drejtonte D.A dhe menjëherë zbret nga makina, duke u futur thuajse i gjithë në automjetin tip “Golf”, duke filluar ta godasë me grushte.

Pikërisht në këtë automjet ndodhej D.A, ndërsa Çaushllari, ka tentuar ta tërheqë me forcë dhe ta nxjerrë jashtë makinës. Në pamundësi për ta nxjerë jashtë automjetit D.A, Çaushllari siç duket edhe në këto pamje filmike tenton që ti hapë derën.

Në pamundësi për ti hapur derën, ai ka filluar të qëllojë me shkelma derën e makinës dhe nga goditjet është thyer pasqyra e automjetit. D.A, që ndodhej në makinë është larguar me shpejtësi dhe pas tij, është larguar dhe Çaushllari.

VIDEO e shkurtit 2020
Ora 13:00
Të shtënat në Elbasan pas një sherri! Nga përleshjet me kaçavidë te përdorimi i armëve

Ngjarja në Elbasan, ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit mes drejtuesit të automjetit Mazda, dhe një personi që policia e ka identifikuar si Ervis Çaushllari.

Fillimisht në sherr janë përdorur kaçavida e më pas kanë gravuar në armë. Çaushllari njihet si person me precedent penal dhe besohet se nga kjo përleshje, ai ka mbetur i plagosur me kaçavidë. Report tv mëson se ai, është pjesë e një grupi kriminal në Elbasan dhe i njohur kohët e fundit për disa krime në këtë qytet.

Ora 12:52
Sherri me armë, i përfshirë edhe një i 'fortë' në Elbasan! Person me precedentë penalë

Ervis Çaushllari është një nga personat e përfshirë në sherrin me armë në Elbasan, ku ka mbetur i palgosur.

Çaushllari njihet si person me precedent penal dhe pjesë e një bande të njohur në këtë qytet.

Ora 01:00
Të shtënat me armë pas sherrit, kjo është makina mbi të cilën u qëllua në Elbasan (VIDEO)

Kjo është makina mbi të cilën është qëlluar pak minuta më parë në Elbasan, ku raportohet për një të plagosur.

Të shtënat me armë në drejtim të makinës kanë ardhur pas një sherri të ndodhur më parë në një lagje afër stadiumit.

Be.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet që kandidatët për deputetë të jenë nga e njëjta zonë ku caktohen?

Komento

Komente

  • Luli: 25/11/2020 19:25

    Zoti Shukri! Policia po bo punen e saj! Por jane plepistat e kriminelit Berisha qe u bone miluardera me keto kriminele paguajne miliona para per mos tu gjykuar o Shukri nga kuksi.

    Përgjigju
  • Vicidili: 25/11/2020 19:04

    Trimat e baces. Mbroni nderin erzin pronen qe u ka grabit e vjedh Rama te coheni te shporrim kete monster

    Përgjigju
  • Shukriu: 25/11/2020 18:05

    Shtet ka , por nuk e shofim ne populli ... mgjth te na rroj qeveria !!! Tfala Sajes per policin qe deshem , inshahllah Nuk qa mo neper ekrane . Deshtim total qeveri e shpartallume nga te gjitha anet .

    Përgjigju
  • Timi: 25/11/2020 17:26

    Hahaha i forti elbasanit sa per te qeshur Ai a nje zorraxhi Zar i tjerve pa vler

    Përgjigju
    • Tili: 26/11/2020 13:20

      Timi o bukurosh komentesh ik e thuaj ne sy meqe qenka zorraxhi se ketu Beni te gjithe si t fort pas telefonit. Apo me hall se ta can skarpamenton! Mos fol or toç our si njeh njerezit.

    • Kuriozi: 25/11/2020 18:15

      Pse thojn forti kto re. Kujt esht zar ky ne elbasan??

  • xoni: 25/11/2020 16:57

    Po lini nam me Eldasanin bejne ligjin te fortet dhe policia nuk po i ve dot ne zap, VENDOSNI MOND KOSENIN TI ** NE *YTHE TE GJITH GARIPAT se vetem ai ka treguar se si zbatohet ligji....

    Përgjigju
  • Lor: 25/11/2020 16:39

    Ky zgjepsi Causholli mos bej si gango me pun trafiku makinash po ka byth te zgjidhi ato hallet qe i di vet o ska byth i marumi po nje shkop bythve do haj se i tako

    Përgjigju
    • Per ty: 25/11/2020 18:16

      Ca hallesh ka ky? Me ca esht ne konflikt ?

  • Eri: 25/11/2020 16:30

    Ne te gjitha rastet ky rrugaci me makina te reja luksoze.Pse nuk ja verifikon SPAK ku i gjen parate nji qe rri rrugeve pa pune?

    Përgjigju
    • Beni: 25/11/2020 17:07

      Po ca spaku e shok, spaku esh i zen me aro qe i japin 1000 leksha cilopave.Krimi ka 30 vjet qe e ka kap kte shtet, ska spak ta mari persiper

  • Ky sa here: 25/11/2020 16:09

    Mbush hunde me te bardhe bo si I forte.. + ky gjen naj hallexhi e I bo si iforte .. nuk ka korcare te forte në elbason nuke ka shance. Seky po ti bjer na cuni tamon ... ja kishin hong korcaren me koh e kishin cuar te vendi...Keshtu mos I boni reklame pa lekeeee. De rreklamat jane te kushtushmeee. Jo palek

    Përgjigju
    • kernacka: 25/11/2020 21:01

      Ky a zar ,por ju siguroj qe ky nqs futet ne cilendo lagje ne elbasan ene tbaj si garip, ia shqyjn prapanicen ktit, korces, devollit, pogradecit, prrenjsit, librazhdit, edhe tgjith horrave qe i genjen menja per barazim, nelbasan pervec elbasanllive sban njeri tjeter ligj ,e ka provu Koha, tgjith jabanxhit o kan lan qytetin o jan vra

    • Bugaçe: 25/11/2020 16:38

      Tashi mo ne elbason ka lloj lloj poplli, kshtuqe tipat si ky i fusin nai vize ene meren me hallexhit rrugve. Po tkrahasosh rrugacet me ato qe kane emer ne elbason dallon qe kategoria pare bojn si ky dmth jane halabake, kurse te dytet si bijne nqafe njeriu kot. Po ky tipi qe na del neper elbason dhe bo si horr heret a vone do dali prape te lajmet, po si viktime me nai plum nkoke, se ska lind akoma korcari garip qe tdali ky tbaj diferencen

    • alheandro diego sancez: 25/11/2020 16:20

      hahahaha sa i madh fiks

  • Kuriozi: 25/11/2020 15:23

    Kush esht ky vis korcari? Cne ky nga korca i forti elbasanit? Mund te na tregoje ndonje nga elbasani qe njeh historine e te forteve?

    Përgjigju
    • @kuriozi: 26/11/2020 00:26

      Ti vella me shkaterron gjithmone me keto pyetje naive. Tipik profil i adoleshentit te viteve '90 qe bente keto muhabete mes shokesh. Ky eshte i forte, ka bere kaq vite burg, i ka rene me thike filanit, tjetrit i gjuajti me automatik, i kane vrare nje vella ne '97en, ka ngacmuar motren e qorrit, ka miqesi me topallin, hasmeri me sakatin, ka bere burg me buzederrin.

    • Kuriozja: 25/11/2020 15:58

      Sa per dijeni ti kurioz, ktij vis korcarit po tja heqesh o r dhe c del pergjigja e pytjes tate...

    • Po k po: 25/11/2020 15:53

      Pooo k*ri po brr brr brrraaavoo

    • anonymous: 25/11/2020 15:31

      eshte zar i familjes Capja

  • Latif: 25/11/2020 14:21

    Edhe para komisariarit te ishin plagos, prap sdo kishin kap gje. Policia ka ndermarre nje me mision fisnik,me ane te gjobave per maske do te uli borxhin publik. Ministri i Brendshem i ka premtuar kryeministrit se do tja ule me 50%, po nuk ja fali prap qytetarve gjobat. Rrofte Sandri Llana ose Llano Bleta.

    Përgjigju
  • AAAA: 25/11/2020 14:04

    Si efektiv i policise se shtetit kur ndodhin kto ngjarje normal qe tvjen keq sepse mjafton nji moment dhe kthehet ne tragjedi, por ne tnjejten kohe shpreh dhe revolten time kundrejt drejtuesve te seksionit te krimeve ne drejtorine e Elbasanit. Ka nje qarkore te brendshme qe specifikon se elemente te tille kriminale mbahen nen kontroll dhe ne shume raste realizohen dhe blice kontrolli per parandalimin e ngjarjeve te tilla si dhe evidentimin e mbajtjes se armeve te zjarrit. Ky subjekt eshte me te shkuar te theksuar kriminale kshtuqe personalisht, edhe pse i kam kolege te tnjejtit sektor agjentet e krimeve, mendoj se duhet bere super rrokade per mos te folur per pezullime apo shkarkime nga detyra. Zotrinj kolege, pse vetem ne elbasan nuk evidentohen dhe parandalohen ngjarje te tilla, pse nuk zhvillohen kontrolle me iniciative nga sektori krimeve ndaj personave qe ne baze te te dhenave operative qarkullojne me arme, pse nuk ka pune operative ne terren??!! Sepse jeni dystu neper klube, sepse rrumbullakosni rroge ekstra duke mbajt krahun e njerit apo tjetrit grup, dhe gjithe kjo ne kurriz te komunitetit. Kur ne te tjeret neper Tirane jemi rrugve gjithe diten dhe 7 dite te javes, ju si agjente rrini nen shoqerine e elementve kriminale se fundja Elbasani eshte kthyer si Dublini viteve 80 ku ka vetem atentate dhe kriminele qe levizin te armatosur, dhe tvjen inat sepse kto personazhe njihen mjaft mire. Ne radhe tpare i sherbehet qytetarve, dhe ne radhe te dyte ket pune kemi zgjedhur. Ai person i plagosur mund te ishte dhe familjar i njerit prej jush kolege te dashur, por qe juve as ju vihet uji ne zjarr se fundja kto pune kshu e kane. 30min distance nga Tirana dhe jemi shume shume larg me pikpamjet kundrejt mbrojtjes, parandalimit dhe sherbimit ndaj komunitetit. Turp per uniformen qe mbani, sepse i dini shume mire se kush qarkullon me arme neper Elbasan, dhe ja ku jemi para faktit te kryer

    Përgjigju
    • Tiku: 26/11/2020 13:27

      Merru more zoteri meqe qenke profesionist edhe e dashke kete vend. Kapi ti pra meqe dashke rregull e qetesi dil e behu Margie I kesaj policies shteti! Or mjeshtri poicis po e ke iden e ligjit njutonit ceo veprim e ka nje kunderveprim! Ceo ben gam gam kot! Rri meet rogen bej detyren edhe kur eshte per te mbyllur syt enderro. Idelaet I paske te bukura por me fjale e komente. Veprim o bosi policise veprim mos Bej si komentues model!

    • Alban: 25/11/2020 18:06

      Nderime

    • Albania: 25/11/2020 18:04

      Respekt

    • Rika: 25/11/2020 17:11

      Respekte plako,tpakten paska akoma rob tmite ne polici

    • Hako: 25/11/2020 17:00

      Respekte.

    • Lexus: 25/11/2020 16:21

      Ke shkrujt shum rreshta dhe nuk te lexon kush..mblidhi fjalet me pak se ti ke ber liber..



×

Lajmi i fundit

John

Kukësi 'përmbys' Ballshin, merr fitoren e dytë radhazi! S'ka fitues në përballjen e mbijetesës