Sherri për drutë, 50-vjeçari vritet nga bashkëfshatari me breshëri kallashnikovi në Fushë-Krujë! Policia ngre dronin në kërkim të autorit (EMRAT)

FUSHË KRUJË- Një 50-vjeçar është qëlluar për vdekje me breshëri kallashnikovi nga bashkëfshatari i tij. Mësohet se shkak i sherrit mes tyre është bërë një debat për prerjen e druve në pyll, që ka çuar deri në përdorimin e armës nga njëri prej tyre. Viktimë ka mbetur Luan Hushi, i cili pasi u plagos u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë. Hushi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të rënda që kishte marrë në bark.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar, Klodian Keqi, 35 vjeç. Pas debatit që kanë pasur, dyshohet se Keqi ka qëlluar me kallashnikov Hushin dhe më pas është larguar. Report Tv mëson se policia ka ngritur dronin për të bërë të mundur lokalizimin e autorit të dyshuar.

Autori Klodian Keqi, rezulton një person me precedent të mëparshëm penal. Në vitin 2010, Keqi sëbashku më vëllanë e tij kanë tentuar të vrasin një person, Mustafa Dacin. Shkak është bërë një konflikt i vjetër që kanë pasur familja Keqi dhe Daci më parë për çështje pronësie. Mes tyre kishte pasur edhe më parë përplasje, por në 2010 dy familjet patën shkëmbim me armë zjarri në mes të rrugës. Nga shkëmbimi me armë zjarri në atë kohë, mbetën të plagosur Mustafa Daci dhe vëllai i Klodianit, Jetmir Keqi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:33
Qëlloi për vdekje me breshëri kallashnikovi bashkëfshatarin, del FOTO ja kush është autori

1660124057_3a1334043660453bab22fa48e56c5fc2.jfif

Klodian Keqi dyshohet se është autori i vrasjes së Luan Hushit në Fushë Krujë. Keqi ka qëlluar me breshëri kallashnikovi bashkëfshatarin e tij, pas sherrit që kanë pasur për prerjen e druve në pyll. Report Tv ka siguruar foton e Klodain Keqit.

Ora 11:13
U plagos me armë zjarri nga bashkëfshatari në Fushë-Krujë, ndërron jetë 50-vjeçari

1660120480_Sequence03.00274812.Still034.jpg

50-vjeçari Luan Hushi, i cili u plagos nga bashkëfshatari i tij në Fushë-Krujë ka ndërruar jetë. Hushi u dërgua në spitalin e Traumës, por nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Ora 10:59
Plagosja me armë zjarri në Fushë-Krujë, mësohet shkaku i sherrit mes dy fqinjëve

1660120571_Sequence03.00274812.Still036.jpg

Një sherr për drutë në pyll, dyshohet se është shkak i sherrit mes dy fqinjëve, i cili çoi deri në përdorimin e armës së zjarrit. Klodian Keqi ka plagosur me armë zjarri Luan Hushin.

 

Ora 10:39
Të shtënat me armë zjarri në Fushë Krujë, ja kush janë i plagosuri dhe autori (EMRAT)

1660120818_Screenshot1.jpg

Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur Luan Hushi, ndërsa autor është Klodian Keqi. Mësohet se të dy janë bashkëfshatarë.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/08/2022 00:32

    Me sa duket,pylli ka qene prone private e vrasesit dhe viktima ka prere dru pa marre leje dhe pa i paguar cfare i takon.Nuk gjej shpjegim tjeter per ngjarjen.

    Përgjigju
  • Arbërori: 10/08/2022 15:17

    Pushteti kriminel me Edvin shkjaun shqipfolës e kan programuar zhbërjen e Shqipëris, o emigrm o vrasje duke thën ” le t’i han kokat njeri tjetrit ” ju kujtohet o të verbuar. Fjalen e kam për delet e këti tradhtari

    Përgjigju
    • Labi: 10/08/2022 18:21

      Andej nga Fushe Kruja pine birra bashke e ne fund nzjerrin armrn kush paguan pastaj fanno e ka qeverria.

  • Bledi: 10/08/2022 14:53

    Nje bravo ???? e madhe per policine, qe arriti ti sekuestroje gezhojat ne kohe rekord

    Përgjigju
  • Drejtesi: 10/08/2022 12:12

    Ekzekutojeni ne aksion kermen se burgu nuk ju ben pershtypje. Nese nuk veprohet keshtu si ne vitet '98 - 2001 nga Policia atehere rrezikojme shume si popull dhe vrasjet per motive skandaloze nuk do ndalen.

    Përgjigju
  • Lushka: 10/08/2022 11:26

    Qeveri te poshtra I lat njerezit analfabeta edhe primitiv ! Injorance ne kulm te vritesh per Dru! Kauz e humbur qe ne mendime! Hapni mer shkolla arsimin dituri te ndajme te drejten Civile nga penalja te din nese Ben veper penale hyn ne burg! Mjerim analfabetizem doktrine fetare ne maximum! Ne vend te hapni kisha e xhamija hapni dituri hapni arsimim! Larg droges larg vrasjeve larg cdo gjeje te keqe! Doni edhe me hyr ne Europe! U mortja qe su bie te gjithe politikaneve edhe e quani arritje!

    Përgjigju
  • joni: 10/08/2022 11:23

    Pse ka kaq shum gomere ne kete zone...

    Përgjigju
  • Turi: 10/08/2022 11:23

    Egersira qe na duket vetja se jemi trima por ne te vertete jemi kombi me i ndyre qe ka universi , duhet te na dergojne ne shpellat e Amazones dhe mos te na lejojne te dalim se bejme shume te keqija . Meri drute tani qe vdiq ai dhe te shkosh ne p te robeve o egersire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Krisje me Berishën? Meta: Pas Konventës do shkoj me mijëra anëtarë poshtë ballkonit

Krisje me Berishën? Meta: Pas Konventës do shkoj me mijëra anëtarë poshtë ballkonit