Kamëz/ Radikali mysliman s'lejon 3 vajzat të arsimohen: I shkollon Allahu! (Kërcënoi me armë policët, RENEA i rrethoi shtëpinë, u dorëzua pas 40')

TIRANE-Do të duhej të paraqitej në gjykatë pasi është nën akuzë për keqtrajtim të miturish sepse nuk lejon prej 1 viti tre vajzat e tij të arsimohen, kundërshton policinë dhe u nxjerr atyre armën duke i kërcënuar. Është kjo historia e Roland Kryemadhit që jeton në Kamzës, i cili me pretendimin e predikimit fetar islam ka penguar vajzat, të veshura me shami, të ndjekin shkollën.

Gjithcka ka nisur në maj 2019 kur shërbimi social Kamëz ndërhyn për të t’i kërkuar familjes që fëmijët e tyre të ndiqnin arsimin e detyrueshëm 9-vjeçar. Pas kundërshtimit të babait 37-vjeçar, shërbimi social ka njoftuar autoritetet përkatëse. Organi i akuzës e vë menjëherë nën hetim. Më 14 Maj 2019 ndaj tij gjykata caktoi arrest në mungesë dhe pak ditë më pas policia arriti ta vërë nën pranga. Në hetim për pengimin e arsimimit të vajzave me argumentin “ se i shkollon Allahu” është vënë edhe bashkëshortja e tij.

Pas arrestimit 1 vit më parë Kryemadhi ka dalë para gjykatës në 25 Maj 2019 dhe ndaj tij është caktuar masa “arrest në shtëpi”. Por as me këtë masë Kryemadhi nuk bëri hapa pas. Vajzat i ndali të shkollohen dhe i vetmi që frekuentonte mësim sit ë gjithë bashkëmoshatarës është djali i familjes. Por tashmë që është marrë i pandehur, 37-vjeçari duhet të paraqitet në gjykatë, ku mungonte prej janarit 2020, për t’u njohur me vendimin që trupa gjykuese do të vendosë.

Ronald Kryemadhi merr përsëri vëmendjen e policisë në 24 orët e fundit. Të martën e një dite më parë, ai ka refuzuar të paraqitet në gjykatë e kjo e ka detyruar Policinë të ndërhyjë për ta shoqëruar forcërisht. 37-vjecari i është kundërpërgjigjur duke u mbyllur në shtëpi e duke i kërcënuar me armë, të cilën mësohet se ia ka drejtuar dhe fëmijëve të tij.

Kjo detyroi gjykatën ta shtyjë seancën për këtë të mërkurë. Pas ndërhyrjes së repartit elitë RENEA dhe negociatave të gjata, 37-vjeçari është vetëdorëzuar, ku ndër të tjera do të përballet edhe me akuzën e kundërshtimit të forcave të policisë. Për drejtorin e policisë tiranë Rebani Jaupaj në banesën e Kryemadhit është gjetur armatim i rëndë.

"Besimtari mysliman nuk lë fëmijët në shkollë. Ai kundërshtuar policinë dhe nëpërmjet kallashnikovit ua ka drejtuar policëve që nëse nuk largoheshin do qëllonte drejt tyre. Njoftuam RENEA-n dhe u kërkua negocimi. Falë negocimit u bë e mundur vetëdorëzimi.

Aktualisht policia po kryen kontrollin e banesës për sekuestrimin e kallashnikovit, se ka pasur edhe një pistoletë. Nuk kemi informacion që vuan nga probleme të shëndetit mendor, veprimet e tij që nuk lejon fëmijët të shkojnë në shkollë ka të bëjë me besimin fetar që ai ndjek apo ka probleme të tilla", tha drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi.

Fill pas arrestimit pranë banesës së 37 vjeçarit Kryemadhi ka mbërritur një mik i tij gjithashtu besimtar mysliman i cili i revoltuar është shprehur se arrestimi i tij është i padrejtë. "I sëmurë është ai drejtori i policisë, këto janë në luftë me Allahun. Unë jam rob i Allahut, praktikues i Islamit. Arrestimi i tij nuk është i drejtë, absolutisht jo!

Nëse ka bërë gjë ai, e mbaj unë përgjegjësinë, e bëj unë burgun e atij nëse ka vrarë apo sharë dikë" tha ai. Ndërkohë procesi ndaj tij po ndiqet në gjykatën e Tiranës nga gjyqtarja Rexhina Memlika e cila pritet që të jap vendimin dhe ka kërkuar që 37-vjeçari të shoqërohej me forcë nga policia në seancë pasi nuk paraqitej prej Janar 2020 dhe pse ishte i pandehur.


Ronald Kryemadhi


Reagimi i nje banori te lagjjes

d.ba./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Pa maskë në ambiente të mbyllura 2 mijë lekë gjobë, ju duket vendim i drejtë?

Komento

Komente

  • Pyf Pyf era Myslym o Zylyf: 04/06/2020 05:33

    Shperlarje totale e Trunit ! Radikalet Islamik nuk njohin Kulture . Nuk pranojne Shkollim e Dituri , Veq ne Universitetet e ISIS ..kan deshire te shkollohen .. O ZYLYF

    Përgjigju
  • Iris: 04/06/2020 01:50

    Muhameti me ane te Islamit I modernizoi arabet duke I sjelle ne besimin ne nje zot ashtu si popujt e tjere te asaj kohe,judeasit,romanet,bizantinet,por Islami u ngurtezua e mbeti mbrapa,tani duhet qe Islami te vije ne kohet modern te shek.XXI.Sa per kete burrin ne Shqiperi nuk ka vend per fanatike te asnje lloj feje.Ai duhet kontrolluar,po keshtu te afermit e shoqeria e tij ,kush e manipulonte etj sepse nga ky kontigjent dalin terroristet e atentateve dhe ata qe luftojne per AL QEDA e ISIS.

    Përgjigju
    • Kafsha: 04/06/2020 09:04

      Arabet perpara Muhammadit kishin dijetare e studiues të zote. Ismailitët qe janë perparaardhesit e arabeve ishin të civilizuar. Kishin shkencetare të zote matematiciente, filozofe, poete etj por Islami i shkaterroi. Kujtoni vetem librin me përralla arabe “një mijë e një net” per të kuptuar forcen dhe magjine e frymes arabe perpara Islamit. Prandaj Iris kjo pune nuk eshte për ty.

  • Donor: 04/06/2020 00:23

    Mbylleni gojen qafira jazek pis milet se ndryshe ska mo shpi pa leke nga fondi islamik prej iranit me ne krye shqiptarin me ngjyre nga tirona elvis presley naçi.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 04/06/2020 00:04

    Hypeni ne avion direkt permbi arabistan ose kosove dhe ta hidhni nga ajri pa parashute.

    Përgjigju
  • Llaqi: 04/06/2020 00:00

    Feja eshte semundje mendore.

    Përgjigju
  • Ben: 03/06/2020 22:43

    E fusni ne avion per Afganistan shpejt dhe ja hiqni nenshtetsin

    Përgjigju
  • Sylejmën Osmëni: 03/06/2020 22:04

    Perzejini me gjith lecka nga Shqiperia!

    Përgjigju
  • Zeqo: 03/06/2020 20:30

    Ky eshte njeri nga keta mjekercjeperit edhe callmaxhinjeve qe po na pushtojne tokat shqiptare qe po mbjellin xhamira ne cdo lagje ne shqiperin e mesme me ne krye Tiranen. Duhen shporrur sa me pare keta plera nga trojet tona

    Përgjigju
  • Miri: 03/06/2020 18:59

    Pse nuk u vesh vajzave veshje etnike të Arbrit ? A mos vallë folkori i Arbrit të Madh ka pak shami të bukura tradicionale? Veshja muslimane NUK ESHTE KULTURE E SHQIPTARIT! JA SOLLEN KETIJ TE FUNDIT PUSHTUESIT E TIJ! SHQIPTARI NUK KA PUNE TË VISHET SI ARAB, KA VESHJE TË TIJE PO TË DOJE TE VISHET. NGRIHU ENVER TE PASTROSH MINJTË!

    Përgjigju
  • Kafsha: 03/06/2020 18:56

    B a j g ë !

    Përgjigju
  • Genci: 03/06/2020 18:39

    Allahun do hajn neser ato femij qe po i le pa shkoll? Pa edukim pa profesion .!

    Përgjigju
  • SHQIPNI: 03/06/2020 18:03

    @Albania ke shume te drejte vella, e verteta eshte e hidhur. Nuk dua te paragjykoj askend per veprimet qe bën por ato qe thua janë shume te verteta.

    Përgjigju
  • Toni: 03/06/2020 17:54

    Për fat të keq fara e kancerit islamo-ekstremist në shoqërinë shqiptare që u mboll në kohën e Sali Gërdallës po nxjerr filizat e parë... Më tmerron mendimi çfarë do ndodhë me brezin e dytë dhe të tretë të mesjetarëve trushpëlarë!

    Përgjigju
  • Mbase: 03/06/2020 17:28

    Po mire, Edhe shkolla ta edukojebedhe Zoti ska gje te keqe. Pse u dashka njera me perjashtu tjetren.

    Përgjigju
  • Hako: 03/06/2020 17:21

    Ky tipi eshte demostrim i udhetimit ne kohe:ka udhetuar mga shekulli i 12-te, me shekullin e 21-te.

    Përgjigju
  • moni: 03/06/2020 17:08

    ne shqiperi me shume ka kisha e xhamia se institucione per femije apo pleq,gjithe bota ecen perpara,kurse ne shqiperi akoma nen fustanet e hoxhes e te priftit,ne shqiperi ska rendesi skamja perdhunimet e vrasjet por mbeturinat fetare ne kokat bosh

    Përgjigju
  • Zeni: 03/06/2020 17:02

    Perse nuk thoni qe femijet e muslimaneve nuk I pranon shteti ne shkolla dhe pastaj vijne te bejne presion qe ti dergosh ne shkolle me kusht qe te geqin shamine? A nuk eshte prapambetje e shtetit anti_islamik kjo?

    Përgjigju
    • Zeni: 03/06/2020 21:54

      O Lui, mos me trego mua mesjete se jam me tre universitete e 5 gjuhe te huaja. Kam pare shume gjera ne jete dhe e njoh mire filozofine qofte ne praktike, qofte ne teori. Nese flasim per barazi, e verteta eshte kjo: Muslimanet dhe te krishteret diskriminohen nga ligji sekular. Ndalohen te zbatojne te drejten personale, qe per dike eshte kryqi, e dike shamia. TUNG!

    • Lui: 03/06/2020 17:40

      O shoku Zeni, kush te ka thene ty qe nuk pranohen femijet e muslimaneve?! Biles as qe e di njeri se cfare besimi ke sepse besimi konsiderohet personal. Por nga ana tjeter ka rregulla nxenesit duhet te jene te barabarte. Ky eshte edhe kuptimi i perpareses se zeze dikur, apo i uniformave shkollore qe perdorin disa shkolla, qe ne fakt duhet te jete detyrim per te per te gjithe shkollat qe te kene nje uniforme qe ne sy te mesuesit mos te jete dikush me shami ne koke, dikush me kryq ne qafe e dikush me veshje firmato, tjetri me veshje t grisura etj etj.. Po ku e kupton ti kete! Ti jeton akoma ne mesjete dhe mendon akoma qe shendeti kurohet nga hoxha duke te dhene ca nusja te kenduara, dhe jo nga mjeku qe ka studiuar per shendetesi.

  • Niku: 03/06/2020 15:46

    Po na dalin ca te çmendur fanatik të fesë,, një fe e importuar dhe e imponuar me forcë në popullin shqiptare.., mos harroni kurrë që feja e shqiptarit është shqiptaria....

    Përgjigju
    • Alb: 04/06/2020 01:42

      Ai qe e ka then kete ka qen ose i ardhur nga ndonje planet tjeter ose shum budall se vallaj gjith kombet kan fe dhe feja eshte kultur pavarsisht se si i transformojn njesoj sikur dhe sot kan transformuar shqiptarin,ne europ e kan ber sikur eshte burim i te gjith te keqijave.

    • O albania: 03/06/2020 17:14

      Edhe meqe duam te ikim se jemi te varfër cfare?Duhet te pranojme korraket mjekercjeper te na imponojne fanatizmin e tyre?

    • Niku: 03/06/2020 17:05

      Nuk ka per atdhetari ketu,une jam rrace shqiptari jo osmani,ti qe ndihesh osmanlli je i shartuar me zore dhe me dhune qysh prej shekullit te 14,lexohe historine... skemi fare lidhje me fete..

    • Albania: 03/06/2020 16:16

      Ouuu mbaruat fare ju, atdhetare te medhenj, po vdisni me pas pasaporte te huaj, e cdo dite mendoni si me ik nga Ky vend, e ketu hiqeni si te zjarrte me fjalen feja e shqiptarit shqiptaria, lereni fallsitetin Aman

  • Law: 03/06/2020 15:25

    Falendero allahun qe sje ne Amerike qe do te kishin çuar per lesh.Nuk eshte musliman ai qe mban mjekerr si lesh by*the dhe s le femijet te shkojn ne shkolle.mysliman eshte ai qe eshte njeri i devotshem mbi te gjitha.As kreu i muslimaneve shqiptar nuk mban mjeker.Keta tipa si ky jan ekstremiste xhihadiste te semur psiqik

    Përgjigju
  • Albano: 03/06/2020 15:20

    Po aq mend ka i shkreti,po rreziku i familjes, ti shkoje mbrapa ketij ne te mire e ne te keq

    Përgjigju
  • Arabi: 03/06/2020 14:35

    Pse na i burgosni vellezerit ne shqiperi? Pale ju thoni kosovareve turq ju mongole albanistani.Vetem ne shqiperi e maqedoni gjen keshtu llumi arabo-musliman ne Kosove jane shume me tolerante.

    Përgjigju
    • Zani: 03/06/2020 15:19

      Tani na shkrive o mik, 90 perqind e foreign fighter shqipetar te isis ishin kosovar apo harove zotrote

    • Albano: 03/06/2020 15:18

      Shihesh ne emer sa tolerant je. Si Arab qe qenke,se ke vendin ne shqiptari

  • Lahuta e Malsis: 03/06/2020 14:28

    Nxirreni jashtë nga Shqipëria nuk i duhen Vendit tonë këta Idiota, çojeni në Kosovë, Turqi, Arabi atje e ka vëndin ai. Ky Njeri kur thotë se vret Fëmijët e tij mendoni se çfar mund të bëjë me të tjerët ky Kriminel. Ai nuk është i sëmurë psiqik ai është Islamist fanatik që nuk ka vend në Shqipërinë tonë të pastër. Prej këtyre Plehrave të çfardolloi Feje qofshin duhet të distancohemi dhe të përqafojmë Botën e Zivilisuar.

    Përgjigju
  • Liri: 03/06/2020 14:24

    Keta njwrez nuk kane lidhje me islamin,islami vete pervec adhurimeve thekson rendesine e dijes dhe te shkollimit, mirepo dalin ca injoranta qe bejne terror ne emer te fese, pffff sa turp

    Përgjigju
  • Ore: 03/06/2020 14:21

    Po cfare behet keshtu ? Burgosini mor keta specie. Cfare feje permend ai lloj. Nuk ka lidhje me fene kjo gje. Keta jane hajduta qe duan te fshihen pas fese. Burg

    Përgjigju
  • Tim Kacurreli: 03/06/2020 14:13

    Urgjent kete person me hyp ne avion e me shkarku ne Arabi anej nga ka origjine.

    Përgjigju
  • WTF: 03/06/2020 14:04

    Keta jane te rrezikshem ne komunitet sepse nuk kane lidhje me fene dhe jane te paparashikushem, i eshte bere shplarje truri dhe mund te shperthejne ne cdo kohe, policia dhe anti terrori duhet ti kene ne vezhgim te gjithe keta radikale edhe sikur mos te bejne gje.

    Përgjigju
  • Mirditor: 03/06/2020 13:43

    Ska lidhje feja, tko jan njerz me depresion, njerz që nuk din qa kuptimi mi dhan jetes së tyre. Un për vete nuk besoj te feja por te shkenca.

    Përgjigju
  • Staplerfahrer: 03/06/2020 12:58

    Ai eshte hajvan e jo myslymon

    Përgjigju
  • Zani: 03/06/2020 12:39

    Mjekercjapet si ky duan te shijojne frutat e demokracisë dhe modernitetit por duke jetuar si ne mesjetë pa ju nenvene detyrimeve qe jeta dhe mentaliteti laik perendimor imponon

    Përgjigju
  • EX MILITARY: 03/06/2020 12:25

    Te shkoje ne arabi plehra te marri dhe moniken do na kishte shpetuar.

    Përgjigju
  • Arbëri: 03/06/2020 11:57

    SHPELLAR MESJETAR !!!

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Në Itali regjistrohen 20 viktima dhe 230 raste të reja Covid në 24 orët e fundit