‘Luftë’ në Laç, plagosen me automatik tre kushërinj, në spital dhe autori (EMRAT+FOTO)

LAÇ-Tre persona janë plagosur pasditen e sotme me armë zjarri në Laç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Sanxhak të këtij qyteti rreth orës 17:00 pranë një pike karburanti. Të plagosur janë; Islam Shafloqi, Bajram Shafloqi dhe Gazmir Shafloqi, ndërsa autori është Gegë Gegaj. Islami dhe Bajrami janë vëllezër, ndërsa Gazmiri është nipi i tyre.

Sipas burimeve të Report Tv, Gegë Gegaj fillimisht është përplasur fizikisht me tre personat me mbiemër Shafloqi, të cilët e kanë goditur me sende të forta. Më pas ai ka marrë automatikun dhe ka qëlluar në drejtim të tyre duke i plagosur, ndërsa ende nuk dihen motivet.

Tre të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë. Ata mësohet se kanë marrë dëmtime në këmbë dhe pjesën e barkut. Gjithashtu i plagosur nga përplasja fizike ka mbetur edhe autori, i cili ndodhet në spitalin e Laçit ku i është komunikuar masa e arrestit. 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 10 gëzhoja automatiku. Ngjarja ka sjellë frikë dhe panik te qytetarët në zonën e Sanxhakut. Disa prej dëshmitarëve që ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes janë marrë në pyetje për të zbardhur ngjarjen. Në muajt e fundit në qarkun ka pasur disa ngjarje kriminale, teksa pak javë ma për në Mamurras u vranë dy persona, mes tyre një adoleshent.

Informacion paraprak i policisë
Sot, rreth orës 17:02 është marrë njoftim tek Salla Operative, se në Sanxhak në Kurbin, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore që kanë konstatuar se Gegë Gegaj  ka plagosur me armë zjarri 3 shtetas, I.Sh., B.Sh. dhe G.Sh. të cilët ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.

Motivi dyshohet pas një konflikti të çastit ndërmjet tyre.

Gjithashtu, në spital për ndihmë mjekësore ndodhet edhe Gegë Gegaj, pasi gjatë konfliktit fizik ka pësuar lëndime, ku i është bërë edhe arrestimi.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip automatik.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhen në vendngjarje e po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 18/09/2018 08:34

    Bajgëri e gjallë neandërtalësh!

    Përgjigju
  • Tani: 17/09/2018 18:23

    Ju dhaft zoti kivete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja