Të shtëna me armë zjarri në një restorant, 1 i vdekur në Austri

Të shtëna me armë zjarri në një restorant, 1 i vdekur në Austri

Foto ilustruese

AUSTRI-  Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Austri ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos nga disa të shtëna me armë zjarri në një restorant të njohur të kryeqytetit austriak. 

Incidenti ka ndodhur në restorantin tradicional australian të Figlmueller, i ndodhur vetëm disa qindra metra larg nga katedralja portreti Shën Stefanit.

Policia është nisur menjëherë në vendngjarje ku edhe ka rrethuar zonën ku janë dëgjuar të shtënat, ndërkohë ende nuk dihen detaje lidhur me ngjarjen.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:20
1 person i vrarë dhe 1 i plagosur, pas të shtënave me armë zjarri në restorantin në Vjenë, arrestohet autori

Të paktën një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr këtë të premte  në një restorant të njohur turistik në qendrën historike të kryeqytetit austriak, në Vjenë.  

Ndërkohë mediat raportojnë se policia fillimisht raportoi për dy të plagosur gjatë një shkëmbim zjarri që ndodhi në qytetin e Vjenës.

Siç raporton The Sun ngjarja është shënuar rreth orës 13:30 me orën lokale,ndërsa janë ende të paqarta motivet dhe se kush fshihet pas incidentit.

Ndërkohë bëhët me dije se shërbimet e emergjencës njoftuan se i plagosuri tjetër ka marrë një dëmtim të rëndë në kokë , ndërsa ndodhte në gjendje kritike për jetën . Incidenti ndodhi në restorantin tradicional australian të Figlmueller, i vendosur vetëm disa qindra metra larg nga katedralja portreti Shën Stefanit.

Dy njerëz të plagosur rëndë me armë zjarri u gjetën pranë restorantit, njoftoi më herët departamenti i policisë lokale në një postim në Twitter, duke shtuar se detajet e incidentit janë ende të paqarta.

Të shtënat u shënuan në restorantin Figlmueller, që ndodhet vetëm disa qindra metra larg nga katedralja ikonë e Shën Stefanit në kryeqytetin e vjetër austriak.

Ndërkohë mësohet se policia ka rrethuar zonën rreth restorantit, ndërsa ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen pas një operacioni të madh kërkimi , raporton RT News . Identiteti dhe motivet e tij ende nuk janë zbuluar. Megjithatë, mediat thonë se policia është deklaruar se janë marrë masat e nevojshme se incidenti nuk po trajtohet si sulm terrorist .

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni braktis 'anijen', Nacho largohet nga Real Madridi pas 23 vitesh

Kapiteni braktis 'anijen', Nacho largohet nga Real Madridi pas 23 vitesh