Të shtëna me armë zjarri në Shkodër në lagjen Guerile, plumbi rikoshet kap një banesë

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër në lagjen Guerile, plumbi rikoshet kap një banesë

Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër në lagjen Guerile, afër Livadheve.

Sipas policisë persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, ndërsa dyshohet se një plumb rikoshet ka prekur një banesë.

Policia ka shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

'Rreth orës 20:05, në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.  Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.'-njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodra: 28/03/2023 22:10

    Shpin e kuj kan gjujt ne kiras thoni emrin ta dim

    Përgjigju
  • mali: 28/03/2023 21:50

    krimi ka marre revansh, ,,,shteti nuk ekziston,,,populli te mbroje veten,,,ngrini postoblloqe kudo ne rruge,,rrugice,,para fshatit dhe qytetit...me thesa me rere dhe ne afersi te bunkereve..me arme ne dore,,.beni roje mbas ores 7 mbasdite...krimi vepron naten...kush nuk ndalon vriteni ne vend...nuk ka me kohe per llafe,,vajisni kallashnikovet..mitralozet ,,,ndryshe do vijne t'ju vrasin neper shtepia,,dhe do ju vjedhin shtepite,,kriminelet dhe hajdutet....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Republika Sërpska miraton raport që e mohon gjenocidin në Srebrenicë

Republika Sërpska miraton raport që e mohon gjenocidin në Srebrenicë