Krim në familje në Vlorë, burri mbyt gruan dhe tenton vetëvrasjen duke prerë damarët/ VIDEO

Krimi në familje ka goditur sërish. Mesditën e sotme në qytetin e Vlorës pas një sherri në familje burri ka mbytur gruan, ndërsa më pas ka prerë damarët duke tentuar vetëvrasjen. Viktima është Eva Lera 45-vjeç, ndërsa autori është Teodor Lera 57-vjeç, bashkëshorti i saj, që aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë. 

Gazetari i Report Tv në Vlorë, Armand Xhelili raporton se ngjarja ka ndodhur në dyqanin e çiftit Lera në katin e parë të një pallati pranë komisariatit të policisë së qytetit bregdetar, në lagjen "Kushtrimi". Gjithçka ka ardhur si pasojë e një sherri, që ka degraduar në dhunë dhe më pas burri e ka mbytur bashkëshorten.

Më pas në gjendje depresioni ai ka prerë damarët e duarve dhe këmbëve duke tentuar vetëvrasjen. Kanë qenë fqinjët, që pasi kanë dëgjuar zhurmat kanë lajmëruar me shpejtësi policinë. Por, në momentin që ka ardhur policia dhe ambulanca gruaja kishte ndërruar jetë. Burri pas mjekimit ndodhet në spitalin e burgut të Vlorës jashtë rrezikut për jetën. 

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që solli krimin e radhës në familje. Në momentin që ka ndodhur dhe debati, çifti ka qenë vetëm në dyqanin që kishin, pasi tre fëmijët i kanë në Amerikë, Angli dhe vajza e vogël studente në Tiranë. Sipas fqinjëve ai e dhunonte vazhdimisht gruan, e cila në një rast e kishte denoncuar, por më pas e fali për katër të fëmijëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:23
Vrasja e gruas në Vlorë, momenti kur ambulanca merr trupin e viktimës (VIDEO)

Report Tv siguron pamjet e momentit kur transportohet trupi i viktimës nga dyqani ku u mbyt nga burri për në morg.

Ora 13:12
Vlorë, burri vret gruan me thikë pas sherrit në familje, tenton vetëvrasjen (FOTO+VIDEO)

Qyteti i Vlorës është tronditur sot nga një vrasje brenda familjes. Rreth orës 12:10 minuta Teodor Lera ka mbytur gruan e tij, Eva Lera. Nuk dihen ende rrethanat e këtij konflikti brenda familjes që degradoi deri në vrasje. Pasi ka vrarë bashkëshorten, autori ka tentuar të vetëflijohet me thikë.

Ora 12:59
Fqinja: Burri e dhunonte, gruaja e denoncoi dhe më pas e fali për hatër të fëmijëve (VIDEO)

Njëra nga fqinjet e çiftit Lera në Vlorë shprehet për Report Tv se Teodor Lera e dhunonte vazhdimisht gruan e tij. Ajo thekson se në një rast, Eva Lera e denoncoi në polici burrin për dhunë, por më pas e tërhoqi denoncimin për hatër të fëmijëve, ndërsa sot ai e mbyti. "Vajza e madhe është në Amerikë, djali në Angli, ndërsa vajza e vogël studente. Ziheshin shumë, edhe ai ushtronte dhunë. Ajo e ka denoncuar më parë për dhunë, e dënuan, dhe kjo e fali për hatër të fëmijëve. Gruaja thoshte që për hatrin e fëmijëve do e falte. Ai nuk punonte, vetëm gruaja çfarë shiste në dyqan" tha ajo.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirana: 07/02/2019 08:00

    Nuk i ke pare zagaret e himares sarandes qe ne kohen e plazhit me lloj lloj vjedhjesh dhe grabitjesh qe bejn zagaret perdhunojn vrasin dhe bastisin popullin fukara .. popull ndyresir maskara kusar dhe injorant .. nuk kan faj se i meson prifti i juaj grek .. vetem fasaden keni ok se nga brenda jeni sterr..

    Përgjigju
  • xreport: 07/02/2019 04:45

    pse vrisni mer burra NDAjE jeta vazhdon, keni femij mer derra pylli.... nje koment per kete foto.... normal ky e ka vra nga xhelozia ajo ferrari ky fiat punto...

    Përgjigju
  • Tirana: 06/02/2019 21:48

    Edhe 97 minoritaret shperthyen depot dhe ben terror ne vlore e berat e ne te gjith shqiperin jan bandita .. po fati jon i keq qe kemi keta horra .. nuk duan paqe duan vetem terror zagaret

    Përgjigju
    • Fraiku: 07/02/2019 00:32

      Zani Caushi, Gazmend Braka, Altin Dardha etj etj minoritare ishin hahaha cfare idioti. E sigurt qe ti shkruan nga xhamia e unazes se re.

  • Tom: 06/02/2019 20:02

    Kanibalet jugore godasin prap.....

    Përgjigju
  • Tirana: 06/02/2019 13:39

    Jan te dhunshem ortodoksit ne familje.. edhe fati jon i keq qe kemi shum ne shqiperi , mos te kishim shum ortodoks do ishim futur ne europ tani po ske cben fat i shqiperis i keq qe dominojn keta palaco nejse ngushellime per ate gruan gjore qe ishte ne doren e ketij rrugaci ..

    Përgjigju
    • Fraiku: 07/02/2019 00:31

      Je idiot o Tirana. Je fanatik islamist.

    • Arbër: 06/02/2019 21:12

      Ku ka vend për përqarje këtu, mblidhe mendjen dhe mendo mirë para se të shkretosh me gojën tënde o vlla, se nuk shkon kështu!

    • @Tirana: 06/02/2019 20:27

      Ik o legen të dhunshëm ortodoks it thot, po kush jan paqësor myslimanët..?? Plehrë që fut përcarje, njerëzit janë njësoj ska lidhje eme fenë dhe besimin. Ka njerëz të mirë, ka dhe njerëz muti si puna jote që na dole me teorin e ortodoksve të dhunshëm.

    • Vlore: 06/02/2019 16:52

      Palaco je ti dhe fara jote

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë