Sherr me armë mes disa personave te ish-Parku i Autobusëve në Tiranë, 2 të plagosur, njëri prej tyre me precedent për shpërndarje droge! Identifikohen autorët

TIRANË- Dy të rinj kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë, pas një sherri. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, ku Aleksandër Nikolli, rreth 27 vjeç dhe Xhulio Vela, rreth 25 vjeç, kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema, bëjnë me dije se ka pasur një konflikt fillimisht verbal mes dy të plagosurve dhe autorëve, janë një berberhaneje në afërsi të zonës. Më pas konflikti ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit. Dy të rinjtë, të cilët kanë mbetur të plagosur janë dërguar në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

Katër apo pesë persona kanë qenë pjesë e sherrit, dhe paraprakisht dyshohet se të gjithë njiheshin me njëri tjetrin dhe se kishin miqësi mes tyre. Mësohet se Xhulio Vela është me precedent penal në Shqipëri dhe në Itali, për shpërndarje droge. Policia ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre.

Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.'- njofton policia.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:05
Një nga të plagosurit tek ish-parku i Autobusëve, me precedent penal për shpërndarje droge në Itali e Shqipëri

Një nga të plagosurit me armë zjarri tek ish-Parku i Autobusëve rezulton me precedent penal në Shqipëri dhe në Itali Për shpërndarje droge. Xhulio Vela, një vit më parë u kap në Itali për shpërndarje marijuanë.

Ora 17:40
Të shtënat me armë te ish-Parku i Autobusëve, zbardhen emrat e të plagosurve

 

Report Tv ka zbardhur emrat e dy personave të plagosur sot te ish-Parku i Autobusëve. Të plagosur janë Aleksandër Nikolli  dhe Xhulio Vela. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin