Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset 19-vjeçari nga Fieri! Mbërriti në spital me plagë në këmbë (VIDEO)

Një 19-vjeçar në Vlorë i identifikuar si Sebastian Jalli nga Fieri është paraqitur mbrëmjen e sotme në spital për ndihmë mjekësore pasi ishte i plagosur me armë zjarri në këmbë. Fatmirësisht i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se 19-vjeçari Jalli ka shkuar në fshatin Llakatund tek të  afërmit e tij me një makinë tip “Mercedez-Benz A Class” dhe ka ndaluar pranë një lokali,  sapo ka dalë nga mjeti, ai është konfliktuar për motive ende të paqarta me një bashkëmoshatar tjetër.

Pasi përplasjes që patën dy rinjtë me njëri-tjetrin, autori ka shkuar dhe ka marrë një armë zjarri në banesën e tij, e cila ndodhej pranë  vendit të ngjarjes dhe e qëllon në këmbë 19-vjeçarin nga Fieri.

19-vjeçari Jalli  kishte shkuar në fshatin Llakatund të Vlorës tek të afërmit e tij. Ka qenë daja i tij ,i cili e ka shoqëruar në spital, ndërkohë që ai u shoqërua  në ambientet e komisariat të Policisë Vlorë për tu marr në pyetje. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

S.C/A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Flamur Noka, Klevis Balliu e Tedi Blushi prinë militantët në përplasjen me policinë para bashkisë

Flamur Noka, Klevis Balliu e Tedi Blushi prinë militantët në përplasjen me policinë para bashkisë