Sulm me armë drejt Top Channel, reagojnë krerët e shtetit dhe politikës: Agresion kriminal, të zbardhet ngjarja! E dënojnë edhe SHBA, OSBE e BE

TIRANË- Krerët më të lartë të shtetit, përfaqësuesit e politikës dhe përfaqësitë e huaja në vend kanë reaguar për sulmin ndaj medias Top Channel. Presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama u bëjnë thirrje organeve ligjzbatuese që të zbardhin ngjarjes.

Në një postim në ‘Twitter’, Rama e cilëson si një agresion kriminal që thotë se i mori jetën rojës së sigurisë, ndërsa i shpreh ngushëllimet edhe familjarit të të ndjerit.

“Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues”, shkruan Rama.

Ngushëllime për familjen Kola shpreh edhe kreu i shtetit, Bajram Begaj.

“Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”, shkruan Begaj.

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka dënuar sulmin dhe bën thirrje për organet e rendit të kryejnë një hetim gjithëpërfshirës që të mund të sjellë para drejtësisë autorët e sulmit vdekjeprurës. Prezenca e OSBE në Tiranë dhe BE ka shprehur tronditje për goditjen pushtetit të kartët në vend, medias. Sulmi flagrant ndaj medias është sulm flagrant ndaj demokracisë thotë OSBE duke iu bashkuar thirrjes për drejtësi.

“I bëjmë thirrje organeve të rendit të kryejnë një hetim gjithëpërfshirës që do të sjellë para drejtësisë autorët.”- thuhet në njoftim.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi shprehet se Policia e Shtetit po punon për të zbardhur këtë ngjarje kriminale.

“Policia e Shtetit bashkë është maksimalisht e përkushtuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të vënë para drejtësisë autorët”, shkroi Çuçi.

Reagime erdhën edhe nga radhët e opozitës. Sulm i rëndë për sigurinë në vend, e cilëson Kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj, i cili i bën thirrje autoriteteve për të zbardhur ngjarjen. Meta shkroi se epoka e krimit duhet të marrë fund.

"Në emër të PD bëj thirrje organeve ligjzbatuese të zbardhin urgjentisht ngjarjen dhe autorët të vihen para drejtësisë. Mbështetje dhe solidaritet për stafin e Top Channel.”- shkruan Alibeaj.

“Epoka e krimit duhet të marrë fund, që të vijë epoka e shqiptarëve”, shkroi Meta.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, e ka cilësuar një sulm terrorist të armatosur ndaj godinës së Top Channel, ku kryetari Alfred Balla kërkon zbardhjen e shpejtë. Autoriteti i Mediave audio vizuale thotë se sulmi është goditje ndaj demokracisë dhe lirisë së fjalës dhe mendimit.

Të tjerë politikanë dhe figura publike, si Taulant Balla, ish kryetari i PD Lulzim Basha, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe autoritete të tjera ligjvënëse dhe ligjzbatuese në vend.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:41
Sulmi me armë ndaj Top Channel, Varhelyi: Presim me padurim rezultatet e hetimeve dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë

1678969224_Screenshot16.jpg

Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerimin në BE-së dhe Fqinjësinë e Mirë ka dënuar sulmin me armë ndaj Top Channel, ku humbi jetën edhe roja i objektit Pal Kola. Në një reagim në rrjetet sociale, Varhelyi thekson se pret me padurim rezultatet e hetimeve dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

‘Dënoj sulmin në ambientet e Top Channel. Presim me padurim rezultatet e hetimeve dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Respektimi i sundimit të ligjit dhe lirisë së medias janë vlerat thelbësore të BE. Mendimet e mia shkojnë te familja dhe miqtë e viktimës.’- shkruan Varhelyi.

Ora 19:35
Breshëria e plumbave ndaj Top Channel, përfaqësuesja e OSBE për lirinë e medias: E tmerruar nga ngjarja, të zbardhet sa më shpejt

Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias, Teresa Ribeiro, ka reaguar ndaj aktit terrorist që u krye në orët e para të mëngjesit të sotëm ndaj godinës së Top Channel ku u qëllua me breshëri kallashnikovi dhe fatkeqësisht humbi jetën roja Pal Kola.

Në një postimi në Twitter, Teresa Ribeiro shprehet se ndihet e tmerruar nga kjo ngjarje e rëndë dhe i bën thirrje organeve ligj zbatuese të zbardhin ngjarjen sa më shpejt.

'Jam e tmerruar nga sulmi i sotëm me armë kundër Top Channel në Shqipëri. U shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes dhe kolegëve të Pal Kolës, punonjësit të sigurisë, i cili u vra gjatë këtij sulmi të urryer. Kam besim se autoritetet do të identifikojnë dhe do të ndjekin penalisht përgjegjësit, pa humbur kohë.'- u shpreh përfaqësuesja e OSBE për Lirinë e Medias Teresa Ribeiro.

Ora 13:29
Celibashi reagon për sulmin terrorist ndaj Top Channel: Ngushëllime për familjarët e të ndjerit

1679135175_Screenshot1.jpg

Kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi ka reaguar përmes një postimi në Twitter për sulmin terrorist ndaj televizionit të Top Channel ku mbeti i vdekur Pal Kola, roja i godinës.

“Sulmi me armë ndaj selisë së TCH, është sulm ndaj interesit publik. Tragjike humbja e jetës së punonjësit pranë kësaj medie. Përcjell ngushëllimet e mia më të thella për familjarët e të ndjerit. Inkurajim & mbështetje për organet ligjzbatuese në gjetjen sa më shpejt të autorëve”, ka shkruar Celibashi.

Ora 13:21
Ambasada britanike dënon sulmin kriminal ndaj Top Channel-it

Ambasada britanike në Tiranë i është bashkuar reagimeve të shumta të cilat dënojnë me forcë sulmin terrorist ndaj Top Channel.

 “Shprehim tronditjen mbi incidentin e dhunshëm në Top Channel dhe shpresojmë që përgjegjësit të dalin sa më parë përpara drejtësisë. Mendimet dhe ngushëllimet tona janë me familjen e viktimës dhe të gjithë personat e prekur”- shkruan ambasada britanike përmes një mesazhi në faqen zyrtare.

Ora 12:32
Salianji: Drejtësia të reagojë për aktin terrorist ndaj Top Channel! Guximi i grupeve kriminale kalon imagjinatën

1678181529_Screenshot2.jpg

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, në një reagim në Facebook ka reaguar për sulmin ndaj Top Channel.

‘Sulmi terrorist ndaj Top Channel është sulm ndaj fjalës së lirë dhe lirisë së shprehjes!

Akti terrorrist kërkon reagimin dhe përgjigjen e menjëhershme të institucioneve ligjzbatuese. Institucionet e Sigurisë duhet të kapin autorët dhe të zbardhin ngjarjen në kohën më të shpejtë! Drejtësia të japë dënimin më të ashpër!

Guximi i grupeve kriminale dhe ordinere për të goditur me plumba Top Channel kalon çdo imagjinatë për nivelin e sigurisë publike në vend dhe është shqetësues për çdo qytetar!

Qeveria, SHiSh dhe organet e drejtësisë duhet të kapin dhe nxjerrin para përgjegjësisë autorët nē kohën më të shpejtē duke i shtypur me forcën më tē madhe të ligjit!

Koha që institucionet të flasin me akte jo me fjalë! Ky është tejkalim i çdo kufiri!

Solidaritet për Top Channel dhe ngushëllime familjarëve të punonjësit të sigurisë!’- shkruan Salianji.

Ora 12:22
Sulmi në Top Channel, Tabaku: E tronditur nga agresioni ndaj medias, i shpreh ngushëllime familjes Kola! Mos mbyllni sytë dhe veshët para tragjedisë

1679913309_joridatabaku.jpg

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku është shprehur e tronditur për sulmin ndaj Top Channel.

‘Shpreh ngushëllimet e mia për familjen e të ndjerit Kola që u vra nga një sulm kriminal mëngjesin e sotëm drejtuar medias së Top Channel.

E tronditur nga sulmi ndaj medias dhe shpreh mbështetjen time në këto momente të rënda ndaj Top Channel.

Organet ligjzbatuese kanë për detyrë parësore që të zbardhin ngjarjen ndërsa këmbëngul që lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të jetë prioritet kombëtar dhe çështje e sigurisë tonë kombëtare.

Nuk mund të mbyllim sytë dhe veshët përballë kësaj tragjedie dhe rrezikut që na kanoset..’- shkruan Tabaku.

Ora 12:21
Sulmohet Top Channel, vritet roja, BE: Dënojmë sulmin, ngushëllime familjes së Pal Kolës

1679912548_albania.jpg

BE ka dënuar sulmin ndaj Top Channel ku vdiq edhe punonjësi i sigurisë, Pal Kola.

‘Delegacioni i BE-së në Shqipëri dënon sulmin me armë zjarri në mjediset e Top Channel dhe i shpreh ngushëllimet e thella familjes dhe kolegëve të Pal Kolës, rojes së sigurisë që mbeti i vrarë në sulm.

U bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të kryejnë një hetim të shpejtë dhe të plotë dhe të nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë. Sundimi i ligjit dhe liria e medias janë dy vlera themelore të shoqërive demokratike që duhet të respektohen.’- thuhet në reagim.

Ora 11:45
Sulmi ndaj Top Channel, kandidati i PD për Tiranën: Kryeqyteti dhe Shqipëria i ngjan një thertoreje

1679859648_800061e13df44f9c7.png

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, ka reaguar ndaj sulmit me armë ndaj godinës së Top Channel. Ai shkruan se situata është e tillë me sigurinë në vend sepse qeveria ka bërë aleancë me krimin.

 “Ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve të rojës së sigurisë që humbi jetën mbrëmë i vrarë pabesisht nga dora e krimit në oborrin e Top Chanell! Asnjë motiv nuk mund ta justifikojë aktin barbar ndaj një media dhe ndaj qytetarëve të pafajshëm që mbeten viktima të këtij tërbimi të pazakontë të krimit.

Disa ditë më parë një tjetër qytetare humbi jetën në një lokal në rrugën Don Bosko ku punonte për të siguruar jetën e vet me djersën e ballit. Tirana ashtu si gjithë Shqipëria i ngjan një thertoreje, ku numri i jetëve të humbura për shkak të vrasjeve apo aksidenteve është i ngjashëm me vendet në luftë. Nuk ka si të ndodhë ndryshe kur politikat qeveritare e mbështesin zhvillimin e Tiranës dhe qyteteve të tjera mbi ekonominë kriminale. Aleanca e krimit me politikën dhe politikanët duhet të marrë fund.

Këtë e kanë në dorë qytetarët dhe drejtësia.  Shpresojmë që agresorët të zbulohen sa më shpejt dhe drejtësia të bëjë punën e vet. Media dhe qytetarët shqiptarë meritojnë të jenë të lirë, të pa kapur, të pa kërcënuar në  ekzistencën e tyre”, shkruan Bejko.

Ora 11:39
Breshëri kallashnikovi ndaj Top Channel, OSBE: Sulm ndaj demokracisë, autorët të vihen para drejtësisë

Prezenca e OSBE ka reaguar për sulmin me armë ndaj Top Cahnnel. OSBE bën thirrje që autoritetet të zbardhin sa më shpejt ngjarjen dhe autorët të vihen para drejtësisë.

“Dënojmë me forcë sulmin kriminal kundër Top Channel-it dhe shprehim tronditjen dhe ngushëllimet tona të ndjera për familjen dhe kolegët e punonjësit të sigurisë, z. Pal Kola, i cili humbi jetën në krye të detyrës, ndërsa ruante ndërtesën ku bëhet gazetari që i shërben informimit publik. Një sulm i tillë flagrant kundër medias është sulm flagrant kundër demokracisë. Prezenca e OSBE-së u bashkohet thirrjeve të zyrtarëve më të lartë të shtetit për një hetim të shpejtë e të plotë të incidentit dhe pret që autorët dhe motivet e plota të këtij sulmi të identifikohen dhe të vihen para drejtësisë”, shkruan OSBE.  

Ora 11:22
Sulmi në Top Channel, ambasada e SHBA-ve: E dënojmë aktin, autorët të vihen para drejtësisë

1679908965_dfh.JPG

Ambasada e SHBA-ve ka reaguar për sulmin e mbremshëm në Top Channel.

“Ambasada e SHBA në Tiranë dënon ashpër sulmin vdekjeprurës në Top Channel dhe i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së viktimës. I bëjmë thirrje organeve të rendit të kryejnë një hetim gjithëpërfshirës që do të sjellë para drejtësisë autorët.”- thuhet në njoftim.

Ora 11:13
Balla: Sulmi i rëndë ndaj Top Channel, kërkon një kundërpërgjigje të fortë nga shteti

1679583709_finalprojekt.00580508.Still024.jpg

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulat Balla ka dënuar sulmin ndaj Top Channel, ku mbeti i vrarë punonjësi i sigurisë Pal Kola.

Sipas Ballës sulmi i sotëm është një akt tepër i rëndë dhe që kërkon një kundërpërgjigje të qartë dhe të fortë nga shteti.

“Sulmi terrorist ndaj televizionit më të madh kombëtar, ku mbeti i vrarë punonjësi i sigurisë Pal Kola, është një akt tepër i rëndë dhe që kërkon një kundërpërgjigje të qartë dhe të fortë nga shteti. Duhet bërë çmos në identifikimin e autorëve dhe për një ndërshkim model, në mënyrë që ngjarje kriminale të këtij lloji kundër medias së lirë të mos ndodhin më. Ngushëllime familjes së madhe Top Channel për humbjen e një pjesëtari të kësaj kompanie të madhe mediatike të gjithë shqiptarisë. Si Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë i shpreh  solidaritetin e plotë Lori Hoxhës dhe të gjithë punonjësve të Top Channel në këtë moment kaq shqetësues”, shkruan Balla.

Ora 11:05
Sulmi ndaj Top Channel, reagon edhe Qendra Evropiane për Shtyp dhe Lirinë e Medias

1679907993_Screenshot1.jpg

Një reagim i ashpër për sulmin ndaj Top Channel ka ardhur edhe nga Qendra Evropiane për Shtyp dhe Lirinë e Medias. Përmes një mesazhi në Twitter, ECPMF bën thirrje për hetime të pavarura.

 “Të shokuar kur mësuam se ka pasur një sulm me armë zjarri në ambientet e Top Channel në #Shqipëri , nga ku ka mbetur i vrarë një roje sigurie në objekt. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe u bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të kryejnë hetime të pavarura dhe profesionale”- shkruan Qendra Evropiane për Shtyp dhe Lirinë e Medias..

Ora 11:01
‘Indinjatë ndaj këtij akti terrorist’, Këshilli i Lartë i Prokurorisë kërkon zbardhjen sa më parë të sulmit ndaj Top Channel

Edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, përmes një deklarate të kryetarit Alfred Balla e cilëson akt terrorist sulmin e armatosur ndaj godinës së Top Channel dhe vrasjen e rojës së sigurisë. Ky institucion kërkon zbardhjen sa më parë të ngjarjes.

“Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, të sotëm ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola.

Teksa i shpreh në emër të KLP-së ngushëllime familjes së z. Kola, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla shpreh indinjatën ndaj këtij akti terrorist dhe kërkon nga prokuroria e kryeqytetit dhe nga ajo e posaçme ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale, e të dërgojnë përpara ligjit autorët”, thuhet në reagim.

Ora 10:55
Sulmi në Top Channel/ Basha: Shpreh ngushëllimet për rojën, autorët të vihen para drejtësisë

1679211917_800063a973cbbeaf0.png

Lulzim Basha ka reaguar për sulmin ndaj Top Channel ku ka mbetur viktimë Pal Kola, i cili punonte si roje.

“Dënoj me forcë sulmin me armë ndaj tv kombëtar Top Channel me pasojë vrasjen e rojes së sigurisë. Shpreh ngushëllimet e mia për familjarët e të ndjerit Pal Koka dhe bëj thirrje për vënien para drejtësisë të autorëve të këtij krimi të rëndë kundër jetës, sigurisë dhe medias.”- shkruan Basha.

Ora 10:33
Sulmi me armë drejt Top Channel, ministri i Brendshëm: Policia e përkushtuar për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve

1679903579_17.jpg

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka dënuar sulmin me armë ndaj godinës së Top Channel. Teksa i shpreh ngushëllimet familjes shprehet se Policia e Shtetit po punon fort për të zbardhur këtë ngjarje kriminale.

“Dënoj sulmin kriminal ndaj godinës së televizionit kombëtar Top Channel. Policia e Shtetit bashkë është maksimalisht e përkushtuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të vënë para drejtësisë autorët. Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe solidaritet me #TCH”, shkroi Çuçi.

Ora 10:19
Braçe reagon për të shtënat ndaj Top Channel: Sulmi më i egër ndaj një media, të zbardhet ngjarja

1679598789_Screenshot1.jpg

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas të shtënave me armë ndaj Top Channel. Braçe thotë se është një ndër sulmet më të rënda ndaj një media, ndërsa bën thirrje që autoritetet të zbardhin ngjarjen.

“Duke pasur të shënjuar në mendje humbjen e tmerrshme dhe ende të pazbardhur të themeluesit të medias më të madhe në vend, sulmi i sotëm është edhe më i rëndë. Nuk është ngjarje banave apo e lidhur me arsye banale e gjitha kjo! Liria e Top Channel nuk është liria e një ndërmarrjeje private, por është liria e shprehjes e secilit në këtë vend. Ndaj, secili sot duhet të dijë se autorët dhe qëllimin e tyre dhe përgjigjen duhet ta japë shteti. Ai është një ndër garantët e lirive tona.

Mbështetje maksimale e policisë së shtetit për të bërë detyrën deri në fund, zbulimin e vënien para përgjegjësisë së autorëve, tani, sa më parë! Ngushëllime pa fund për humbjen e jetës së punonjësit në detyrë, ngushëllime familjes së tij! Solidaritet me Top Channel, çdo gazetar, çdo punonjës të tij! Patjetër që jeta vjen e para, por liria është çështja jona! Kurajo!”

Ora 10:09
Sulmi drejt Top Channel, Veliaj: Akt kriminal që i mori jetën një personeli të sigurisë! Mbështetje agjencive ligjzbatuese për zbardhjen e ngjarjes

1679904779_3378320445906807863354127659797083778377821n.jpg

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka cilësuar akt kriminal sulmin me armë drejt godinës së Top Channel, ku humbi jetën roja Pal Kola, 60 vjeç.

"Sot jemi të gjithë solidarë me Top Channel, pas aktit kriminal të mbrëmjes së djeshme, që i mori jetën një personeli të sigurisë.

Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe mbështetje agjencive ligjzbatuese për zbardhjen sa më parë të ngjarjes", shkroi Veliaj.

Ora 09:55
Sulmi në Top Channel me një viktimë, Meta: Epoka e krimit duhet të marrë fund, bashkohem me pikëllimin e familjarëve

1679487944_1679487488finalprojekt00582515Still021.jpg

Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për familjen e të ndjerit Pal Kola pas sulmit Top Channel.

“Edhe sot krimi e mori një jetë. Një jetë të pafajshme, të një punëtori. Sot një roje televizioni, para pak ditësh një pastruese lokali. Viktimat e krimeve nuk janë të largët e të panjohur, ata janë njerëzit tanë, bashkëqytetarët tanë, shqiptarët tanë.

Bashkohem me pikëllimin dhe dhimbjen e familjarëve dhe gjithë shoqërisë sonë.

Epoka e krimit duhet të marrë fund, që të vijë epoka e shqiptarëve.

Dhe do të marrë fund, shumë shpejt!”- shkruan Meta.

Ora 09:50
Sulmi në Top Channel me një viktimë, Alibeaj: Sulm i medias dhe fjalës së lirë  

1679901123_kk.JPG

Kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj ka reaguar për sulmin gjatë natës në Top Channel ku mbeti viktimë Pal Kola, roje. Ai u shpreh se ky ëhstë një sulm ndaj medias dhe fjalës së lirë.

“Sulmi me armë ndaj televizionit kombëtar, Top Channel dhe vrasja e rojës së sigurisë është një ngjarje e rëndë dhe akt kriminal të cilin e dënoj me forcë. Ngushëllimet e mia për familjen e punonjësit të sigurisë që humbi jetën në këtë ngjarje të rëndë. Sulmi i mbrëmshëm është një sulm ndaj medias, fjalës së lirë, por është dhe një sulm i rëndë ndaj sigurisë publike në vend.

Në emër të PD bëj thirrje organeve ligjzbatuese të zbardhin urgjentisht ngjarjen dhe autorët të vihen para drejtësisë. Mbështetje dhe solidaritet për stafin e Top Channel.”- shkruan Alibeaj.

Ora 09:30
Sulmi me armë drejt Top Channel me një viktimë, Sula: Është njëlloj sikur të qëllohej ministria e Brendshme ose Drejtoria e Policisë

1679901399_finalprojekt.00011501.Still030.jpg

Deputeti i PD, Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pas mesnate, ku persona të paidentifikuar ende kanë qëlluar me armë zjarri ndaj ambienteve të Top Channel. Për pasojë humbi jetën roja që punonte aty, 60 vjeçari Pal Kola.

"Siguria publike ne ditët më të errëta

Shqipëria po jeton sot ditët më të errëta të sigurisë publike. Çdo ngjarje kriminale, çdo vrasje në vetëvete është ngjarje e rëndë. Por ajo që ka ndodhur gjatë mesnatës në televizjonin ” Top Channel” është e tmerrëshme dhe ka rrëzuar shtetin.

E para breshëria e armës automatik drejt “Top Channel” i mori jetën një 60 vjeçari që qëndronte aty për të siguruar jetesën

E dyta, sulmi me armë zjarri ndaj një media kombëtare është një presion i pastër ndaj fjalës së lirë.

Kjo ngjarje për nga rëndësia mund të barazohet sikur me kallash të sulmohej Ministria e Brendshme apo Drejtoria e Policisë.

Inkurajojë Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë të zbardhin sa më shpejtë ngjarjen dhe të japin dënimin maksimal për autorët e ngjarjes."- shkruan ai. 

Ora 09:30
Sulmi me një viktimë në Top Channel, AMA: Ngushëllime! Qëndrojmë krah televizionit në kohë të vështira, autorët të vihen para drejtësisë

1679901123_kk.JPG

Autoriteti Mediave Audiovizive ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Top Channel ku për pasojë humbi jetën roja Pal Kola. AMA i shpreh ngushëllime familjes së viktimës ndërsa u bën thirrje organeve ligj zbatuese që autorët të vihen para drejtësisë.

‘Ngjarja e mesnatës së kaluar, kur godina e televizionit Top Channel ishte objekt një sulmi me armë zjarri, me pasojë humbjen e jetës së një punonjësi të sigurisë, po përcillet me shumë shqetësim nga Autoriteti i Mediave Audiovizive. Goditja e një mjedisi mediatik është një goditje ndaj demokracisë, ndaj lirisë së fjalës dhe mendimit.

AMA shpreh ngushëllimet për familjen e punonjësit që humbi jetën nga ky agresion i papranueshëm dhe qëndron në krah të të gjithë ekipit të televizionit në këto momente të vështira.

AMA kërkon nga institucionet ligjzbatuese që të përparojnë me shpejtësi për ndriçimin sa më pare të rrethanave dhe autorët të vihen para përgjegjësisë ligjore.’- thuhet në njoftimin e AMA.

Ora 09:17
Të shtënat drejt Top Channel, Nikolla: Të veprojnë menjëherë agjencitë ligjzbatuese dhe të zbardhin ngjarjen kriminale

1679894665_finalprojekt.00002923.Still020.jpg

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla dënon sulmin me armë ndaj Top Channel dhe kërkon veprim të menjëhershëm e profesional nga agjencitë ligjzbatuese.

“Sulmi me armë ndaj TV kombëtar “Top Channel” dhe vrasja e një prej personelit të sigurisë  është një ngjarje e rëndë që kërkon veprim të menjëhershëm e profesional nga agjencitë ligjzbatuese.
Solidaritet për TV “Top Channel” dhe ngushëllime familjes Kola. Të zbardhet sa më shpejt kjo ngjarje kriminale!”, u shpreh Nikolla.

Ora 08:31
Vritet roja i sigurisë së Top Channel, eksperti i kriminologjisë nxjerr fotografinë e 5 lekëshit: E vetmja monedhë që ra nga xhepi i të ndjerit

Eksperti i kriminologjisë Ervin Karamuço ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në oborrin e Top Channel, ku u vra roja i sigurisë Pal Kola. Ai ka publikuar fotografinë e një monedhe 5 lekëshe që u gjet në tokë dhe kishte rënë nga xhepi i 60-vjeçarit.

“Ky 5 lekësh duhet të qëndrojë përgjithmonë në oborrin e Top Channel. Ishte e vetmja monedhë që ra nga xhepi i të ndjerit Pal....Skam fjalë....”, shkruan Karamuço.

Të shtënat me kallashnikov i morën jetën rojës, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ka qenë duke u ngrohur pranë një ngrohëse që ka pasur brenda kabinës rreth orës 13:30. Një makinë e djegur tip ‘Range Rover’ është gjetur në Golem të Kavajës, e cila dyshohet se u përket autorëve. Brenda saj janë gjetur 2 kallashnikovë.

Ora 08:21
Vritet roja i sigurisë së Top Channel, presidenti Begaj: Organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt

1679893754_finalprojekt.00004503.Still020.jpg

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur pas mesnatës pasi humbi jetën Pal Kola, roja i sigurisë së Top Channel që u qëllua me breshëri kallashnikovi. Presidenti Begaj kërkon që ngjarja të zbardhet sa më shpejt.

“Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola.

Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”, shkruan Begaj.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aqif Kopertoni: 27/03/2023 17:15

    O Turpi a di te lexosh apo komenton ca te ka mesuar Partia..Se ju e moret me qaf kete popull plehrat e Edi Rames-Sali Berishes-Ilir Metes we beni vetem Teater e merni ca ju do palla.Sa per te ngecur ne gryke une ste them gje se aq kapacitet mund te kesh se nuk flas dot pa te njohur dhe nuk flas si simpatizante Partie flas si popull dhe me dhemb per cdo gje qe po I bejn ketij populli te mjere..

    Përgjigju
  • Berta: 27/03/2023 14:39

    Sigurisht qe sa me pare do vendoset drejtesia per kete ngjarje

    Përgjigju
  • klodjan: 27/03/2023 13:57

    ca bejn keta njerez te pashpirt si smendojn pak per jeten e vet

    Përgjigju
  • Mondi: 27/03/2023 13:44

    Shpresojme qe kjo ngjarje te zbardhet sa me shpejt

    Përgjigju
  • joni: 27/03/2023 13:03

    kur rragojn kto te pds qe vran njerez ne protes aman o zot

    Përgjigju
  • Jona: 27/03/2023 12:27

    Te merren masat dhe agjencite ligjvenese ta gjejne fajtorin e te marre denimin e duhur

    Përgjigju
  • BABULI TANGULI: 27/03/2023 11:27

    Po si mund të ket drejtësi e siguri kur sy peshkaqeni Xen Berisha dogji të gjall 26 vet e xeni jo vetëm që s'shkon në burg por Shëtit Botën me lekët e vjedhura që ju ka mar Shqiptarve. E Sali Bajga e spiuni Ilir Metaj bëjn qef e vazhdojn në politik e paguhen me taksat e këti populli që e kan vrar e djegur e vjedhur. Po mir ja bëjn kur kan gjet këtë kodosh popull budalla që si mer zvar kto flliqsira.

    Përgjigju
  • turi: 27/03/2023 10:34

    Top channel duhet te nderpresi emisionin big brother ne shenje solidariteti

    Përgjigju
    • turp: 27/03/2023 15:04

      o turi e aqif persheshi ne gryk do ju ngelet se ka zot

    • Aqif Kopertoni: 27/03/2023 12:30

      Po ku pjerdhin keta asnje nuk do tja dij per popullin ketu komentojn per nje krim te gjithe Sahan lepiresit e politikes majtas e djathtas kometojne per partite...E drejte ajo qe thua ti...

  • Aqif Kopertoni: 27/03/2023 10:15

    Po normal qe tall bythen Karamuco dhe gjithe shteti se vet dhe kur ja u vjedhin pastrueset me 100 mijera Euro neper shpiat e tyre qe si dine ku I Kan apartmente e vila normal qe populli do katandiset tek 50 lekeshi..Ne kete format po jetojm me korrupsion me dhune psikologjike ne krim gjobash shteteror,jo vetem qe duhet te ikin per azil po ti betohen atij shteti ku na pranojne we ne Shqiperi mos te shkelin me..Se der ketu la vajtur halli Shqipetareve..Sa per aktin eshte shum I rende eshte akt ne formatin e gjobes kunder bizneseve prandaj me shum ju intereson te ikin ata qe Kan te ardhura sepse e dijne hallin..Po te ngrihet populli kunder gjithe politikes muzika ndryshon dhe keta Buratinet e Teatrit (qe e loje lufte me mjeri-tjetrin)duhet te japin mbrapsh te gjitha leket qe I Kan vjedhur popullit dhe qe po kalon keto dite te zeza..

    Përgjigju
  • Turi: 27/03/2023 10:15

    Shteti ka 33 vjet qe nuk ekziston keshtu qe do jene me te shpeshta keto lloj sulmesh terroriste . Strukturat e shtetit jane te kalbura nga korrupsioni dhe nga bashkepunimi me kriminelet dhe asnje njeri nuk ngrihet te kerkoj qe shteti te veproj me force dhe drejtesi

    Përgjigju
  • Linda: 27/03/2023 09:53

    Fatkeqesi e madhe qe nivelin e ulet te drejtesis shqiptare e paguajn njerezit e pafajshem.Te dali Spaku sot e te thot perpara popullit pse nuk hapen dosjet e vrasesve (Gerdeci,21 Janari..ktl)me perpara se dosjet e tenderave!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gol dhe asist, Eduard Rroca gjen rrjetën e parë me ekipin e ri

VIDEO/ Gol dhe asist, Eduard Rroca gjen rrjetën e parë me ekipin e ri