Të shtënat me armë drejt 24-vjeçarit në Tiranë, flet shënjestra: Po ecja me makinë kur më qëlluan! Mjeti u gjet i braktisur me dy plumba në xham! Pistat e hetimit (FOTO)

Janë konstatuar 2 plumba në xhamin e përparmë të makinës së 24 vjeçarit Nardi Abazi, i cili u qëllua gjatë mbrëmjes së djeshme në Tiranë, nga persona ende të paidentifikuar.

Gazetari Sokol Dema thotë se automjeti është gjetur rastësisht në vendin e ngjarjes nga patrullat e policisë i braktisur nga pronari. Në sallën operative të Policisë së Tiranës nuk ka patur asnjë telefonatë për të shtëna. 

Abazi ka treguar për hetuesit se po lëvizte në zonë kur në drejtim të mjetit të tij është qëlluar me dy plumba, nga pjesa e përparme e xhamit të parë dhe autorët janë larguar. Hetimet po vijojnë në disa drejtime, ndërsa pistë është një konflikt i mundshëm që mund të ketë patur 24-vjeçari në të kaluarën, pavarësisht se nuk rezulton të jetë ndaluar më parë dhe nuk ka precendent penal.

Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar disa persona për t'u marrë në pyetje, por akoma nuk ka të arrestuar.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:42
Të shtënat me armë drejt 24 vjeçarit në Tiranë, flet shënjestra: Po ecja me makinë kur më qëlluan! Mjeti u gjet i braktisur (FOTO)

Automjeti në drejtim të të cilit u qëllua në mbrëmjen e së martës në rrugën "5 maji" në Tiranë është gjetur rastësisht në vendin e ngjarjes nga patrullat e policisë që qarkullonin në zonë kryesisht në kuadër të orës policore.

Në sallën operative të Policisë së Tiranës nuk ka patur asnjë telefonatë për të shtëna. Mjeti është gjetur i braktisur dhe pas verifikimeve të targës është konstatuar pronari, 24 vjeçari Nardi Abazi.

Ai ka treguar për hetuesit se po lëvizte në zonë kur në drejtim të mjetit të tij është qëlluar me dy plumba, nga pjesa e përparme e xhamit të parë dhe autorët janë larguar. Hetimet po vijojnë në disa drejtime, ndërsa janë disa pista.

Ndonjë konflikt i mundshëm që mund të ketë patur 24-vjeçari në të kaluarën, pavarësisht se nuk rezulton të jetë ndaluar më parë dhe nuk ka precendent penal. Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar disa persona për t'u marrë në pyetje, por akoma nuk ka të arrestuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Amnistia/ Lirohen 780 të dënuar, Manja nga burgu i Rrogozhinës: Merruni me punë të ndershme, mos e ktheni më kokën pas

Amnistia/ Lirohen 780 të dënuar, Manja nga burgu i Rrogozhinës: Merruni me punë të ndershme, mos e ktheni më kokën pas