Prag tragjedie/ Të tjerë emigrantë të paligjshëm në rimorkion e mbyllur të një kamioni që udhëtonte nga Franca për në Irlandë

Prag tragjedie/ Të tjerë emigrantë të paligjshëm në rimorkion e mbyllur të një kamioni që udhëtonte nga Franca për në Irlandë

16 migrantë të paligjshëm u gjetën në rimorkion e mbyllur  të një kamioni që udhëtonte nga Franca për në Irlandë.

Mjeti me emigrantët, në momentin e kontrollit ndodhej i imbarkuar në kuvertën e tragetit ‘Stena Line’ po udhëtonte nga Cherbourg për në Rosslare.

Sipas raportimeve, të 16 personat në rimorkio thuhet se janë në gjendje jo të mirë shëndetësore. Kombësia e tyre nuk bëhet e ditur.

Të martën, 25 migrantë në një "enë frigoriferike" u gjetën në një traget që udhëtonte nga Hollanda në Mbretërinë e Bashkuar.

Anija ‘Britannia Seaways’ u detyrua të kthehej në portin e Vlaardingen, afër Roterdamit, pasi u zbuluan emigrantët.

Zbulimi i fundit vjen pasi 39 trupa të migrantëve vietnamezë u zbuluan në pjesën e prapme të një kamioni frigoriferik në Grays, Essex, muajin e kaluar.

Shoferi i kamionit, Maurice Robinson, gjithashtu nga Irlanda Veriore, është akuzuar për një seri të veprave penale, përfshirë 39 akuza për vrasje.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal

Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal