Të vajtosh, pse bota ndihmoi Shqipërinë, apo Edi Ramën?

Të vajtosh, pse bota ndihmoi Shqipërinë, apo Edi Ramën?

Edi Rama

Vetëm 24 orë pasi Edi Rama siguroi mbi 1 milierdë euro ndihma financiare nga gjithë bota, për procesin e vështirë të rindërtimit të vendit nga pasojat e tërmetit, ka nisur vajtimi sipas mënyrës më të keqe, i grupimit “na bashkoi humbja e madhe”. Të mbledhur kokë më kokë, në Presidencë dhe SHQUP, të befasuar nga solidariteti maksimal i më shumë se 100 shteteve nga gjithë bota, të shokuar nga shuma e mbledhur, një kontribut personal edhe i kryeministrit Rama, ata nuk dinë ç’të zgjedhin, “luftën, protestat” apo paqen, angazhimin, dhe formalisht solidaritetin me qeverinë. Kjo pasi, në fytyrat e tyre të vrerosura pas lajmit për dhënien e mbi 1 miliardë euro nga 100 shtete të botës, nuk kishte asnjë shenjë “gëzimi” por thjesht habie dhe trishtimi. E ndërsa Meta “përplaste” duart dhe deklaronte se “bota ndihmoi shqiptarët”, Lulzimi nisi të paranjoftonte se “paratë duhet të shkojnë tek të dëmtuarit, ndryshe do të shpërdorohen dhe vidhen”.

Në fakt nga dje, ka nisur vajtimi në dy “vendstrehimet” e opozitaristëve të bashkuar duke dashur të errësojnë atmosferën, për të treguar se janë dhe do të mbeten të bashkuar rreth së keqes. Bota e ndihmoi Shqipërinë, dhe poshtëroi edhe njëherë mendimin e teorinë mjerane të atyre që kanë 6 vjet, që nxijnë gjithçka njerëzore në këtë vend. Bota u tregoi Metës dhe Lulzimit, se nuk ka komplekse mbi akuza dhe denoncime të gënjeshtëra, por ka vetëm ecje përpara dhe partneritet të shkëlqyer me qeverinë e Shqipërisë. Bota u tregoi Metës dhe Lulzimit, se nuk ka fare ndikim nga thirrjet, kërcënimet, paralajmërimet, dhe veprimet antiligjore të një grushti njerësish, që në Shqipëri përfaqësojnë politikanët e së shkuarës. Bota u tregoi Metës dhe Lulzimit, se Edi Rama mbetet kryeministri i ligjshëm i një vendi të lirë dhe demokratik, një partner dhe bashkëpuntor i vyer, me të cilin po reformojnë strukturat e kalbëzuara të sistemit të drejtësisë.

Bota u tregoi Metës dhe Lulzimit se, koha e presioneve dhe akteve të dhunës ndaj rendit kushtetues ka përfunduar njëherë e mirë, pasi Shqipëria ka nisur ecjen e sigurtë drejt familjes së madhe europiane. Bota u tregoi Metës dhe Lulzimit, se nuk ka aleancë partiçkash, të kërcënojë rendin dhe sigurinë e një vendi mik dhe aleat të NATO-s dhe BE, dhe se ata do të marrin përgjigjen e duhur me votën e lirë. Bota u tregoi Metës dhe Lulzimit se, rrotacioni i pushtetit në një vend demokratik bëhet me vote të lirë çdo 4 vjet, dhe jo me kanosje dhe turma të pajisura me molotovë për të djegur institucionet.

Vajtimi për 1.15 miliardë euro, do të jetë dava e gjatë për Metën dhe Lulzimin, pasi ata nuk duan ta besojnë se Rama e mbajti premtimin, ashtu sikurse nuk duan ta besojnë se Rama sërish do të fitojë në 2021. Të vajtosh dhe mosbesosh, është e tmerrshme, sepse nuk ke kuptuar asgjë ç’ka ndodhur. Meta dhe Lulzimi, tashmë betejën e kanë mes tyre, pasi tani e tutje “lufta me dekrete” do të përcaktojë kush do të jetë “komandanti” i turmave, frymëzuesi apo dhe financuesi i gjetjeve të reja, që do të mbushin oborrin në SHQUP.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Pr.ligji për nënat surrogate, Tritan Shehu: Shqipëria do kthehet në fermë uterusesh për llogari të grupeve kriminale

Pr.ligji për nënat surrogate, Tritan Shehu: Shqipëria do kthehet në fermë uterusesh për llogari të grupeve kriminale