Të veshur bukur e të qeshur fëmijët rikthehen në kopshte e çerdhe/ U matet temperatura e dezinfektojnë këmbët! Prindërit plotësojnë formularin 'COVID'

TIRANË- Të veshur bukur, të qeshur dorë për dore me prindërit, fëmijët e vegjël janë rikthyer pas rreth 3 muajsh pushim të diktuar nga pandemia, në kopsht dhe çerdhe! Nën rregulla të forta sigurie, të cilat reflektohen që në hyrje të godinave, ky 1 qershor që përkon edhe me festën e fëmijëve, i gjen nën shoqërinë e bashkëmoshatarëve për ta festuar, edhe pse jo si më parë. Report Tv është zhvendosur me gazetaren Doris Sallaku në çerdhen nr. 1 në Tiranë për të ndjekur nga afër rikthimin e fëmijëve dhe zbatimin e masave të COVID-19.

Në sinjalistikën e vendosur në oborr, prindërit me fëmijët në krah ose për dorë ruajnë distancën prej minimumi 1.5 metra. Më pas, në derën kryesore është vendosur një vaskë e vogël, ku fëmijët dezinfektojnë këmbët në hyrje, e ndërsa prindërit plotësojnë një formularë lidhur me historikun e familjes së tyre gjatë këtyre 3 muaj pandemie, nëse kanë pasur ndonjë simptomë, të afërm apo vetë personalisht të infektuar nga COVID-19.

Formulari që plotësohet nga prindërit

Fëmijët i nënshtrohen gjithashtu edhe matjes së temperaturës me termometrin digjital. Ajo që vihet re, dhe duket se do të jetë një panoramë që do të na shoqërojnë për një kohë të gjatë, është se gjyshërit nuk janë "partnerët" më të mirë të fëmijëve në këto ditë. Kjo si një masë mbrojtëse për gjyshërit, të cilët janë më të rrezikuar nga ky virus. Fëmijët shoqërohen vetëm nga njëri prind, mami ose babai për të shmangur grumbullimet e mëdha.

Edukatorja është veshur me përgjegjësi shtesë, pasi në këto kohë ka për detyrim jo vetëm edukimin e tyre, por edhe monitorimin për zbatimin e masave të marra ndaj COVID-19, nga fëmijët e vegjël, të cilët jo të gjithë e kuptojnë se çfarë po ndodh.

Të njëjtat rregulla janë edhe për të gjitha kopshtet dhe çerdhet në të gjitha qytetet e Shqipërisë, të cilat kanë hapur dyert për të  mirëpritur vogëlushët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:44
Berat/ Rihapen 43 kopshtet e çerdhe, fëmijët fluturojnë të gëzuar drejt edukatore e shokëve (VIDEO)

BERAT-1 Qershori,festa e fëmijëve ka shënuar edhe rihapjen e kopshteve e çerdheve në të gjithë vendin. 43 kopshte dhe çerdhe në rrethin e Beratit kanë hapur sot herët në mëngjes dyert për të pritur fëmijët. Edhe pse për të parën herë fëmijët nuk i gëzohen dot festës së tyre,1 Qershorit për shkak të pandemisë Covid-19,këtë mëngjes zërat e tyre kanë gumëzhuar brenda ambienteve të kopshteve e çerdheve, që kanë qenë të boshatisura për rreth 3-muaj për shkak të situatës pandemike.

Fëmijëve u wshtë matur temperatura në hyrjen e këtyre institucioneve,u janë dezinfektuar duart,ndërkohë që edukatoret kanë pyetur çdo prind nëse në familjen e tyre apo në njerëzit e afërt kanë pasur të prekur me Covid-19. Bashkia e Beratit ka konfirmuar se janë përmbushur të gjitha masat që kërkon protokolli i sigurisë,janë dezinfektuar të gjitha ambientet e brendshme dhe të jashtme të kopshteve e çerdheve si dhe janë pajisur të gjitha këto institucione me termometra termikë,dezinfektantë etj.

Ora 13:42
Shkodra me mungesë termometrash e pajisjesh të tjera, hapen vetëm kopshtet e çerdhet private (VIDEO)

SHKODËR-Kopshtet dhe çerdhet kanë hapur dyert më 1 Qershor, por në Shkodër një gjë e tille ka ndodhur vetëm në kopshtet private. Një nga kopshti privat ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të pritur fëmijët këtë të hënë, me aheng Shkodra e fëmijët me dajre.
Nga ana tjetër, Kryetarja e Bashkisë,  Voltana Ademi ka uruar sot fëmijët me nëpërmjet një videoje të përcjellë në rrjetet sociale.
Bashkia Shkodër do të hapë kopshtet dhe çerdhet në datën 5 Qershor. Kjo shtyrje ka ardhur për shkak të procedurave të prokurimeve publike për pajisjen e kopshteve dhe çerdheve  me termometra ultrared dhe pajisjeve të tjera të përcaktuara nga udhëzimi I Ministrisë së Shëndetësisë për kushtet e sigurisë.
 

Ora 12:03
Fëmijët në Fier priten në kopshte mes zbukurimeve shumëngjyrëshe dhe masave anti-covid (VIDEO)

FIER- Edhe në Fier fëmijët i janë rikthyer çerdheve dhe kopshteve. Të shoqëruar nga prindërit ata janë ulur në grupet e tyre të caktuar më parë krahas masave të marra për zbatimin e protokollit   ne kushtet e pandemisë. Për të parë nga afër  masat e marra  nga kopshtet dhe çerdhet ne kemi bërë një vëzhgim në disa prej  tyre. Nën rregulla të forta sigurie, duke filluar që në hyrje të  kopshtit ka  tabela dhe informacione  për masat që janë marrë dhe duhet  të marrin prindërit para se të hyjnë me fëmijët  në institucion.

Në çerdhen nr 3 dhe kopshtin nr. 5 dhe 6  kishte zbukurime shumëngjyrëshe të vëna me këtë rast në të gjitha ambientet  ku duhet të qëndronin fëmijët. Por ajo që bie në sy është pjesëmarrja e fëmijëve, e cila ka qene e paktë në numër sipas grupeve.  Frika e  Covid -19 i ka stepur  prindërit për t'i sjellë.  Drejtoresha e kopshtit nr. 5 shprehet se kushtet janë shumë të forta dhe zbatohen sipas protokollit dhe prindërit të mos frikësohen pasi gjithçka është bërë sipas udhëzimeve të portokollit të lëshuara nga institucionet përkatëse.

Ora 11:10
Korça mirëpret të vegjlit për 1 Qershor në kopshte e çerdhe nën masat anti-covid (VIDEO)

KORCË- Kopshtet dhe çerdhet janë hapur në qytetin e Korçës nënë masa sigurie prej përhapjes së koronavirusit në vend dhe në të gjithë botën. Edukatoret i kanë pritur tek porta e shkollës fëmijët me matësin e temperaturës dhe me dezinfektantin për të parandaluar përhapjen e COVID-it. bazuar tek pamjet e marra nga korespondetja, disa prej fëmijëve e kanë pritur të çuditur këtë mënyrë sjelljeje dhe janë përshtatur me vështirësi.Disa prej prindërve nuk janë futur fare në ambientet e brendshme të kopshtit, por kanë komunikuar jashtë me edukatoret.

Ora 10:20
Kopshtet e Kukësit gjallërohen nga vogëlushët, hapen nën masat e shtuara prej COVID-it (VIDEO)

KUKËS- Kopshtet dhe çerdhet janë zbukuruar me ngjyra e tollumbace dhe janë gjallëruar ditën e sotme nga zërat e fëmijëve, pas rreth 3 muajsh mungesë. Ky rikthim ka qenë me rregulla shtesë për shkak të përhapjes së COVID-it, që të vegjlit të jenë më të sigurt. Përpara se të vegjlit të hyjnë në mjedisin e brendshëm të kopshtit, i është matur temperatura dhe i janë dezinfektuar duart me solucion. Gjhithashtu edhe edukatoret janë të pajisura me maska dhe doreza për sigurinë e tyre dhe të fëmijëve.

Ora 09:58
Fëmijët i rikthehen çerdheve dhe kopshteve, Veliaj: Gëzuar 1 Qershorin ëngjëj, na lumturoni pafund

1590998914_veliaj.jpg

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka uruar të gjithë fëmijët e kryeqytetit me rastin e 1 qershorit.

“Fëmijë të dashur, engjëj të vegjël që na lumturoni pafund me energjinë dhe çiltërsinë tuaj, GËZUAR 1 Qershorin”, shkruan Veliaj. Ditën e sotme, më 1 Qershor të gjithë fëmijët janë rikthyer në kopshte dhe çerdhe me rregulla ndryshe, që nuk kanë ndodhur më parë, pas një periudhe të vështirë prej përhapjes së pandemisë së COVID-19.

Ora 09:43
Kopshtet e çerdhet në Elbasan mirëpresin fëmijët, dezinfektim i duarve e matja e temperaturës me radhë (VIDEO)

ELBASAN- Edhe Elbasani ka mirëpritur fëmijët në kopshte e çerdhe ditën e sotme, pas rreth 3 muajsh mbylljeje prej përhapjes së pandemisë së COVID-it. Në kopshtin Nr.12 është respektuar kontrolli i temperaturës së fëmijëve dhe dezinfektimi i duarve para se të hyjnë brenda. Edhe edukatorja është e pajisur me maskë e doreza për të mos rrezikuar përhapjen e koronavirusit.

Këto rregulla kanë sjellë edhe frikë nga fëmijët, ku një prej vogëlusheve nuk pranonte që edukatorja t'i maste temperaturën. Njëri prej prindërve është shprehur se nuk ka frikë."Nuk kemi frikë se i kemi respektuar të gjitha edhe në shtëpi edhe këtu edhe kopshti ka qenë shumë të kujdesshëm, kur kanë pasur grip i kemi marrë në shtëpi fëmijët", është shprehur një prind.

Ora 09:34
Lushnje/ Hapen 71 kopshte e dy çerdhe për fëmijët, pa kontroll e dezinfektim për COVID-in (VIDEO)

LUSHNJE- 71 kopshte dhe dy çerdhe në Lushnje kanë hapur dyert për fëmijët ditën e sotme. Këtë mëngjes zërat e vogëlushëve kanë mbushur ambientet e kopshteve dhe çerdheve pas rreth tre muaj ndërprerje. Është bërë i gjithë kontrolli nga ekspertët për dezinfektimin e mjediseve dhe masave të tjera shtesë. Prindërit shprehen se janë të informuar për masat e marra dhe gjithçka do të shkojë mirë por ka të tjerë që thonë se janë të detyruar t'i çojnë në kopësht pasi janë në punë.Për herë të parë vogëlushët nuk do të festojnë 1 qershorit për shkak të Covid-19.

Bazuar tek pamjet e marra në disa prej kopshteve, në krahasim me kryeqetetin ku kishte një enë që fëmijët dezinfektonin  këmbët dhe u matej temperatura që në hyrje, kjo nuk ka ndodhur në Lushnje. Fëmijët bashkë me prindërit kanë hyrë pa u dezinfektuar në fillim të mjedisit të kopështit, kurse edukatoret kanë qenë të pajisura me maska dhe doreza.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’