'Të zgjidhim çështjet e së kaluarës'/ Nga çështja e detit, pakicat kombëtare dhe integrimi i Shqipërisë në BE, zbardhet takimi Rama- Mitsotakis

TIRANË- "Të zgjidhim shpejt çështjet e pazgjidhura në të kaluarën"...kështu u ra dakord në darkën e punës që kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis zhvilluan mbrëmjen e djeshme pjesë e së cilit është edhe çështje e detit! Takimi i mbrëmjes me kryeministrin Mitsotakis, vjen në një moment kur Greqia ka deklaruar se synon të zgjerojë ujërat e saj territoriale në detin Jon deri në 12 milje si edhe ndërprerjes së diskutimeve për shfrytëzimin e zonave ekonomike ekskluzive pas ardhjes së qeverisë së re. Mediat greke kanë zbardhur detaje nga ky takim, ku mësohet se përveç detit është diskutuar dhe për pakicat kombëtare, integrimi i Shqipërisë në BE dhe bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve.

“Diskutim i veçantë u bë për Pakicën Kombëtare Greke në Shqipëri, e cila duhet të jetë një urë miqësie dhe bashkëpunimi midis dy popujve, ndërsa theksi u vu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare. Rama e Mitsotakis shprehën kënaqësinë e tyre për integrimin e përkryer të qetë të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Në fund, ata ranë dakord të punojnë së bashku në mënyrë që të dy vendet të zgjidhin shpejt çështjet e pazgjidhura në të kaluarën në një kontekst dypalësh dhe të lëshojnë potencialin e madh që mund të krijojë marrëdhënia strategjike midis dy vendeve”, bën të ditur zyra e kryeministrit Mitsotakis.

Vizita e kryeministri shqiptar në Athinë, u parapri në fundjavë nga një takim që ai pati në Turqi me presidentin turk Tayp Erdogan, vendi i të cilit është përfshirë në një përplasje të hapur me Greqinë, pikërisht për ujërat detare që dy vendet ndajnë me njëri tjetrin. Rama ndodhet në kryeqytetin grek për të marrë pjesë në konferencën e përvitshme të organizuar nga Qeveria greke dhe revista "The Economist".

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Wayne: 16/09/2020 12:28

    Pozicionimi mes dy partnereve strategjik(Turqi, Greqi) mund të jet pak delikat. Tash që Greqia n'a thërret lideret tanë për interesa vetjake është i qart. Jam kurioz qfar koncesione kërkohen ksaj here ( rënditja në krahun e Greqisë në mosmarrveshjen mes tyre dhe Turqisë si alibi, apo pëbirja e bertkoskes duke pranuar në nje far forme marrveshjen, apo ndonjë surprizë tjetër)?. Pak vlerësimi nga z. Rama se marrveshjet me Greqinë jan të shkelqyera m'duket n'rastin ma të mir oportunist për mos me vlersu si naiv (duke pasur parasysh qëndrimet zyrtare greke për territor, qështjen Çame, kushtëzimet e pafundme n'rrugën për BE, etj. etj.)

    Përgjigju
  • Albi: 16/09/2020 11:53

    Vetum fjal kena nigju per 30. Ne jena nje shtet kukull pa vler.

    Përgjigju
  • Greku: 16/09/2020 10:49

    Kot lodhen shqiptaret duke biseduar me "greket",per ata vetem fjala "duam" ekziston,ne cdo takim te rangut te larte qe zhvillohet motua e tyre eshte: " i duam te gjitha, s'ju japim asgje". Keshtu kane bere edhe me Turqine dhe ja ku arriten, po vringellijne armet,e gjetshin si kane shpirtin.

    Përgjigju
  • Alvanosi: 16/09/2020 10:34

    Po shkolla shqipe ne GreQi

    Përgjigju
  • artur: 16/09/2020 10:30

    Si ka mundesi qe qeverite greke flasin vetem per "problemet" e tyre (dhe mire bejne se kshu duhet ta bej cdo qeveri ne bote) dhe nuk shtrojne kurre per diskutim tema sensibel per RSH dhe qytetaret e saj ? Komuniteti grek ne shqiperi absolutisht duhet ti respektohen te drejtat. Sipas mendimit tim komuniteti i vogel grek ne shqip nuk diskriminohet. Pasi e kaluam kete pike fillojme me problemet e shqip me greqine: 1. ligji i luftes dhe rikthimi /kompesimi i pronave te komuniteti shqiptare cam. 2. trajtimi i komuniteti shqiptare ne greqi ne menyre te drejte 3. njohja e kosoves nga ana greqise 4. trajtimi i temes se ujrave territoriale dhe te shfrytezimit eskluziv te detit 5. njohja e genocidit cam dhe kerkimi i faljes nga ana e shtetit grek 6. ndryshimi i librave te shkollave greke te historise 7. ndalimi i pervitsimit te elemetenteve te kultures shqiptare nga ana e greqiese 8. nenshkrimi i nje traktati te paqes (se ai qe eshte aktualisht nuk zbatohet) dhe respektimi rigoroz nga ana e greqise 9. ndalimi i menjeheresh i infiltrimit te jetes publike dhe politike ne shqiperi nga ana e instancave greke me qellime destabilizimi 10. heqja dore nga ana greqiese per te barasvlersuar te fese ortodokse me kombesine greke 11. heqja dore nga ana e greqise per njohjen e statusit minoritare duke i blere me lek qytetaret shqipare te jugut te shqiperise sikurse po ndodh aktualisht . Nese do te me pyesnin mua nese i respektohen te drejtat do te pergjigjesha qe p

    Përgjigju
    • Wayne: 16/09/2020 12:30

      Shum qart, plotësisht dakord.

  • albi: 16/09/2020 10:21

    Po CAMERIN e zure ne goje apo pranon kokeulur cdo kerkes Greke.

    Përgjigju
  • Ledi: 16/09/2020 10:12

    Kush do e hapi ceshtjen came kto qe i lepijn b*then grekut vk

    Përgjigju
  • Arbëri: 16/09/2020 09:36

    A do zgjidhet edhe qështja Qame apo jo ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Fier, 36-vjeçar fut në makinë të renë me probleme të shëndetit mendor dhe e ngacmon seksualisht

Fier, 36-vjeçar fut në makinë të renë me probleme të shëndetit mendor dhe e ngacmon seksualisht