Teatri i ri jo me PPP, artistët sërish kundër: Ne mbrojmë restaurimin e tij me mbështetje të Europa Nostra-s!

Dy vjet pas përplasjeve të artistëve me institucionet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, bashkia e Tiranës merr vendimin që të ndërtohet si investim me fonde publike edhe jo me Partneritet Publik Privat (PPP). Këtë vendim artistët dhe Anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar e kundërshtojnë, duke u shprehur se ata do të vazhdojnë të mbështesin vetëm restaurimin e tij.

“Punë e bashkisë, ne mbrojmë restaurimin e Teatrit Kombëtar. Kjo s’ka lidhje me ne. Nuk e di për cilin TK bën fjalë, që do të ndërtojë me buxhetin e shtetit. Unë mendoj se kryetari i Bashkisë nuk mund të shprehet për këtë, se kjo është pronë e Ministrisë së Kulturës, është punë e qeverisë. Me çfarë autoriteti në bazë të ligjit thotë ai që kjo do të bëhet kështu? Ai nuk është pronar. Ai do të kishte të drejtën e fjalës nëse do mbante projektin e vjetër, duke e zhvilluar zonën që ka dhe bashkia pronë. Duke i bashkuar të dyja, që ja dha ligji special “Fushashpk”. Kryetari i Bashkisë shkel edhe një herë tjetër ligjin”, thotë aktori Robert Budina.

Aktori Robert Budina edhe aktorja Jul Emiri teksa e cilësojnë të pavend këtë vendim, pasi restaurimin e TK do të çojë deri në fund Aleanca për Mbrojtjen e TK me mbështetje të organizatës ndërkombëtare që ka në qendër mbrojtjen e trashëgimisë, Europa Nostra.

Ne foto Robert Budina dhe Juli Emiri

“Do dalin vet këta që të thonë se e kuptuam gabimin edhe do ta restaurojmë. Europa Nostra krijon siguri tek Banka Europiane e Investimeve. I hoqëm alibitë që nuk kemi paratë. Këta duan që të marrin kthesën e thonë hajde ta bëjmë. Por si mund ta bëjmë kur këtë e prodhoi aleanca. Ndërtimi i TK me para publike në kohë të shkurtër, përse e bëka shteti? Duke bërë këtë, do të thotë që do të bëjnë restaurimin”, thotë Budina.

“Ai nuk ka moral, edhe sikur restaurim të thotë, që po e bën vet. Kur ajo ka ardhur si pasojë e protestës që bëjnë njerëzit në këtë teatër. Europa Nostra na ka thënë që është përzgjedh edhe këtë e bën publikë në mars. Përfaqësues të lartë të europa Nostrës do të vijnë vet në TK edhe kjo është e sigurtë. Duhet që të kenë një lloj bashkëpunimi me qeverinë, por ata i bëjnë një lloj presioni diplomatik. Këtë e ka bërë edhe me një letër që u ka dërguar më parë, Presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama edhe kryetarit të Bashkisë Erion Valiaj. Kjo lëvizje është edhe një zbrazje e vogël e kryetarit të Bashkisë”.

Protesta e artistëve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka nisur në datë 8 shkurt të vitit 2018, ndërsa anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar çdo mbrëmje mblidhen para agores së këtij institucioni.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Kush m'i zgjidh hallet e mia, Ilir Meta, LSI-ja', Meçe ironizon: Çfarë do që të bëjë nuk i ndryshon imazhi

'Kush m'i zgjidh hallet e mia, Ilir Meta, LSI-ja', Meçe ironizon: Çfarë do që të bëjë nuk i ndryshon imazhi