Foto: Flamuri i Iranit dhe SHBA-së
Republika Islamike është e gatshme të negociojë me Uashingtonin "vetëm nëse kjo i sjell përfitime konkrete ekonomike vendit. Një nga përfitimet kryesore është lirimi i aseteve të bllokuara iraniane, ndërsa një pikë tjetër kyçe është heqja e sanksioneve mbi naftën.
Vlerësimet, shkruan Fars, tregojnë se vetëm shitjet e naftës bruto (duke përjashtuar petrokimikatet dhe derivatet e tjera) gjatë 60 ditëve të ardhshme do të gjeneronin afërsisht 10 miliardë dollarë të ardhura për qeverinë iraniane.
"Megjithatë, mosbesueshmëria e Shteteve të Bashkuara dhe shkeljet e përsëritura të besimit e kanë bërë Iranin absolutisht të kujdesshëm ndaj këtij vendi".
"Zyrtarët në ekipin negociator dhe komandantët ushtarakë, thonë se të gjitha opsionet mbeten në tryezë dhe, ndërsa ndjek çdo përfitim ekonomik për vendin, Republika Islamike mban një vizion të qartë për të mos u mbështetur në premtimet boshe të Uashingtonit", shkruan Fars.
Lajmi kryesor:
Lufta/ SHBA dhe Irani pranë paktit për paqe! Trump: Rihapje e Hormuzit pa taksa, bllokada amerikane në fuqi deri në nënshkrimin e marrëveshjes!








