Teknologjia 5G, inxhinieri i telekomunikacionit, Semanaj: Shqipëria e para që nënshkruan marrëveshje të tillë me SHBA, s'kemi fakte që 5G dëmton shëndetin

Para 2 ditësh është nënshkruar marrëveshja për koordinimin e teknologjisë 5G mes SHBA dhe Shqipërisë. Inxhinieri i telekomunikacionit Besmir Semanaj në një ntervistë për Report Tv tha se Shqipëria është ndër vendet e para që ka nënshkruar një marrëveshje të tillë, por megjithatë ai tha se do të ketë kosto.

Ndryshimet mes 4G dhe 5G janë të mëdha, tha Semanaj, i cili nënvizoi se vonesa e transmetimit të të dhënave do të jetë disa herë më e vogël. Shpejtësia do të jetë shumë herë më e lartë si dhe konsumimi që ky rrjet i bën baterisë është më i vogël.

"Shqipëria është një ndër vendet e para që ka nënshkruar një marrëveshje të tillë, Shqipëria mendoj se ka marrë vendimin e duhur sepse të gjitha të dhënat tona do jenë të lidhura me këtë rrjet. Kjo do ketë kosto. Pajisjet që përdoren sot kanë një shtrirje të gjerë. Edhe njëherë Shqipëria tregon pozicionim e saj pro SHBA.

4G me 5 G janë të njëjta por gjenerata e 5G është shpejtësia 100 mijë herë më e lartë. Te ky rrjet do kemi të lidhura dhe paisjet tona të shtëpisë në  një smart mund të kemi lidhur televizorin frigoriferin, kamerat. Konsumimi që ky rrjet i bën baterisë është shumë herë më i vogël. Më bëhet qejfi që Shqipëria nënshkruajti një marrëveshje kaq herët.  Vonesa e transmetimit e të dhënave do të jetë disa herë më e vogël.  Satelitët e ri janë në orbitë më të ulët më cilësore se aktualët për transmetimin e internetit", tha ai.

I pyetur për rreziqe të mundshme te shëndetit nga rrjeti 5G, gjenerata e re e transmetimit të të dhënave mobile, inxhinieri i telekomunikacionit tha se nuk ka asnjë të dhënë deri më sot që e vërteton këtë hipotezë.

"5G mbulon një pjesë të konsideruar të Vjenës dhe të qyteteve të tjera. Deri më sot skemi një studim i cili nxjerr se teknologjia 5G është e dëmshme për shëndetin e njeriut. Ky debat ka filluar me gjeneratën e parë të dytë. Benefitet që na sjell teknologjia janë disa fish më të mira se të dëmet. Shqipëria është një ndër vendet pionere që ka përfituar. Të ndjekim shembullin  e SHBA për rrjetin 5G", shtoi Semanaj.

Kujtojmë se autoritetet shqiptare për më shumë se 2 vitesh janë shprehur të palëkunder në krah të SHBA, në përplasjet që aleati ynë ka pasur me Kinën sa i përket teknologjisë 5G. SHBA-ja në të gjithë Europën ka bërë një fushatë kundër teknologjisë kineze ne fushën e telekomunikacionit, veçanërisht kundër kompanisë kineze Huaëei. Teknologjia e vendosur nga kompania kineze sipas amerikanëve lejon përgjimin. Edhe nga ambasada amerikane në Tiranë shpesh është lavdëruar vendi ynë për faktin se është i palëkundur në partneritetin me Amerikën duke ua bërë të qartë disa vendeve, referuar Rusisë apo Kinës, se disa gjëra nuk janë në shitje.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rtyui: 16/06/2021 00:45

    E Ka oa mir amerikoni se dum internet te shpejt shum me shit makina ne fb.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Kush m'i zgjidh hallet e mia, Ilir Meta, LSI-ja', Meçe ironizon: Çfarë do që të bëjë nuk i ndryshon imazhi

'Kush m'i zgjidh hallet e mia, Ilir Meta, LSI-ja', Meçe ironizon: Çfarë do që të bëjë nuk i ndryshon imazhi