Teknologjia e re ne Botëror

Teknologjia e re ne Botëror

Për shumë nga specialistët e fushës, ky botëror mund të cilësohet pa frikë si botërori i risive.

Historia e përdorimit të teknologjisë në futboll ka nisur herët.Nevoja e përdorimit të teknologjisë në linjën e portës u rrit shumë në vitin 2010, pas një numri gjithnjë në rritje të rasteve të kontestuara.Rasti më flagrant ishte ai i Lampard, në ndeshjen mes Anglisë dhe Gjermanisë në botërorin e vitit 2010.

Kjo bëri që në tavolinë  të shtrohej edhe njëherë për zgjidhje çështja e përdorimit të teknologjisë,vendim që u formalizua në tetor të vitit 2010.Për më shumë se 2 vite rresht, nga kompani të specializuara private zvicerane, u kryen testime të pavarura.Në vitin 2012, FIFA,  iu dha atyre autorizimin për të instaluar sistemet e teknologjisë së përparuar.

Nga tetori deri në dhjetor të vitit 2012, ofruesit e teknologjisë nisën instalimin e sistemeve në dy stadiume të Japonisë, e cila ishte në fazën e përgatitjes së Kupës së Botës.

Fillimisht sistemi I teknologjisë  s lartë u vendos në stadiumin e Jokohamas.Për rreth një jave teknikët profesionistë në stadium, kërkuan dhe vendosën pikat më të mira të vëzhgimit.Pastaj u instaluan pajisjet dhe u krye procesi i kalibrimit.Përpara nisjes së kompeticionit ishte e nevojshme kryerja e një testimi përfundimtar, pas të cilit FIFA ndezi dritën jeshile.

Në lëmin e teknologjisë së përparuar, një sistem i ri kamerash do të ndihmojë VAR-in  për të lexuar më saktë situatat e krijuara të pozicionit  jashte loje.Botërori i  Rusisë do të jetë në të gjitha aspektet më i prekuri  nga teknologjia.

V A R-i bashkë me pajisjet e tjera teknologjike, synojnë të limitojnë sa më shumë të jetë e mundur, gabimet njerëzore.I testuar me mjaft sukses i ashtuquajturi "3D offside", është një mjet mbështetës që do të lehtësojë detyrat e gjykimit në tërësi të ndeshjes.

Telekamerat speciale do të realizojnë dhe llogarisin  me saktësi perspektivën gjë që do të sjellë një gjykim më të drejtë të pozicionit  jashtëloje.

Kjo teknologji inovative është zhvilluar përmes testeve të shumta të kryera nga palë të treta, të specializuara në këtë fushë, të saktë  dhe synon të zvogëlojë mundësinë e gabimeve njerëzore në situata të dëmtuara.

Përdorimi i kamerave të vecanta do të krijojë mundësinë për të vëzhguar me pamje më të qarta, situatat e vështira të pozicionit  jashtëloje.

Sistemi që përdoret është tërësisht automatik përsa i përket drejtimit dhe kalibrimit të vijava paralele dhe vertikale në zonën e fushës, të cilat do të bëjnë të mundur të saktësojnë pozicionin e lojtarit në hapësire dhe kohë.

Kjo teknologji inovative është zhvilluar përmes testeve të shumta - të kryera nga palë të treta të specializuara në këtë fushë - dhe synon të zvogëlojë mundësinë e gabimeve njerëzore në situata të vështira.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja