Teknologjitë e reja, Banka Credins ofron siguri dhe thjeshtësi maksimale

Teknologjitë e reja, Banka Credins ofron siguri dhe thjeshtësi maksimale

Teknologjitë e reja kanë lehtësuar jetën e njerëzve në çdo fushë të jetës. Teknologjia moderne e informacionit bën tashmë të mundur që, duke qendruar në mënyrë komode në shtëpi ose zyrë, nga kompjuteri, apo edhe duke ecur në rrugë, nga një pajisje e thjeshtë që mbahet me vete, si celulari a tableti, të porositësh ushqim, të blesh një libër. Por edhe të paguash taksat, këstet e kredisë. Kjo mundësohet në sajë të E-banking -shërbimi në distancë, nëpërmjet kanaleve elektronike të shpërndarjes dhe të komunikimit (kryesisht internetit), i produkteve dhe i shërbimeve bankare dhe Mobile Banking -një shërbim financiar 24 orësh që lejon një përdorues të ekzekutojë transaksionet financiare në distancë nëpërmjet një pajisjeje inteligjente (telefon celular, tablet etj.) Në këto shërbime, si dhe në inovacione të tjera teknologjike, Banka Credins ka qenë pioniere në Shqipëri dhe vazhdon të qendrojë në vendet e para të përdorimit të tyre sa u përket aplikimeve nga klientët.

Dhe kjo ka arsyet e veta.

Ka njerëz që stepen për të përdorur këto metoda moderne, duke menduar se paratë e tij në rrjetin informatik mund të vidhen nga tjetërkush, që mund t’i hakerojë të dhënat informatike. Por Banka Credins u ofron klientëve aksesit edhe përmes shënjave të gishtërinjve, përmes identifikimit biometrik: njohje fytyre, kod personal për pajisjet e regjistruara, duke ofruar shërbim të shpejtë, por njëherazi shumë të sigurt. Klientët e bankës e kanë provuar në praktikë sigurinë e teknologjisë së saj ndër vite.

Ka edhe të tjerë, që janë mësuar me metodat tradicionale të shërbimit bankar, si takimi direkt me punonjësin e bankës, që u jep më shumë besim në transaksionet që kryejnë. Ky gjithnjë mbetet shërbim bazë në punën e Credins Bank dhe kushdo është i mirëpritur ta përdorë. Por teknologjia e re ofron shërbim 24-orësh dhe 7 ditë në javë!

Sa u përket aplikimeve që përdoren për shërbimin bankar nëpërmjet internetit, deri tani mund të ketë patur edhe nga ata klientë që e kishin të vështirë t’i përdornin. Por sot tek Credins Bank ato po bëhen kaq të thjeshta, saqë mund t’i përdorë kushdo. Dhe po perfeksionohen më tej.

Të përdorësh sot teknologjinë e internet banking-ut që ofron Credins, kjo do të thotë leverdi në përfitimin e kohës së çmuar, bashkuar me sigurinë më të lartë të parasë, që sigurohet me mjetet më të thjeshta për t’u përdorur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet