Telekom Albania rrit cilësinë e shërbimit me anë të brezit 800 Mhz

Telekom Albania rrit cilësinë e shërbimit me anë të brezit 800 Mhz

Telekom Albania merr licensën për përdorimin e brezit të frekuencave 800 MHz. Kryetari i Këshillit Drejtues të AKEP, Z. Ilir Zela i dorëzoi sot Drejtorit të Përgjithshëm të Telekom Albania, Z. Emil Georgakiev, autorizimin mbi të drejtat e përdorimit të këtij brezi.

Ky hap çel rrugën për përmirësime të mëtejshme të rrjetit dhe për zgjerimin e kapaciteteve. Abonentët do të përfitojnë rrjet më të fuqishëm, shpejtësi më të lartë interneti, mbulim me internet 4G dhe 4G+ në zona të largëta, si dhe navigim pa ndërprerje edhe në brendësi të godinave. Këto përmirësime do të ndjehen shumë shpejt në përdorim nga abonentët.

Gjithashtu, brezi i frekuencave 800 MHz është brezi i fundit i gjeneratës 4G duke i hapur rrugë gjeneratës së re 5G, e cila ndër të tjera do të jetë një bazë e fortë për zhvillimin e "Internet of Things."

Z. Zela, duke vlerësuar si shumë të rëndësishme investimet e sipërmarrësve të komunikimeve elektronike për zhvillimin e sektorit dhe ekonomisë në tërësi, shprehu angazhimin për mbështetje të vazhdueshme në zhvillimin e mëtejshëm të telekomunikacionit nëpërmjet teknologjive 4G dhe në të ardhmen 5G, në funksion të shërbimeve sa më cilësore për konsumatorët.

Ndërsa Drejtori i përgjithshëm i Telekom Albania, Z. Georgakiev, u shpreh se ky është një hap që do të japë mundësi për të ofruar shërbime më të mira për abonentët. Investime të tilla bëhen që cilësia e rrjetit të jetë në lartësinë e duhur për të përballuar zhvillimet e mëdha teknolodjike.

Gjatë takimit u diskutua edhe mbi situatën aktuale të tregut të telekomunikacionit në vend, perspektivën dhe zhvillimin e infrastrukturës së telefonisë së lëvizshme.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’