Shkollat 2 javë mbyllur, mësimet bëhen në televizion! Shahini publikon oraret! Rama: Super, deri në fund të 'luftës' me koronavirusin

Shkollat 2 javë mbyllur, mësimet bëhen në televizion! Shahini publikon oraret! Rama: Super, deri në fund të 'luftës' me koronavirusin

Ashtu siç e kishte paralajmëruar se televizionit do të vendosen në shërbim të mësimit të fëmijëve nga shtëpia në këtë kohë ku shkolla është pezulluar për shkak të frenimit të koronavirusit, Ministrja e Arsimit tha se televizioni shtetëror publik RTSH do të jap në orën 10:30 deri në 12:00 mësimet e matematikës për klasat e 6 deri në të 12-ta. Ndërsa në orët e pasdites 18:00 deri më 19:30 do të jepen leksionet e kimisë për klasat e 8-12.

'RTSH Shkollë, nesër, në orën 10:30-12:00, do të zhvillohen leksionet e matematikës për klasat 6-12. Ndërsa nga ora 18:00-19:30 leksionet e kimisë për klasat 8-12 në Radio Televizionin Shqiptar - RTSH 1' shkruhet në njoftimin e ministres Shahini.

Kjo nismë u përshëndet dhe nga kryeministri Rama duke u bërë apel prindërve që do të qëndrojnë me fëmijët në shtëpi të ndjekin mësimet  dhe t'i ndihmojnë në këtë periudhë 2 javore. Ky mësim online dhe në televizion thotë Rama do të zhvillohet deri sa të mbarojë kjo 'luftë' me koronavirusin.

"Një lutje prindërve që do të jenë në shtëpi, që të kujdesen për mësimet dhe ndjekjen e klasave në ekran. Sipas planit, mësimet online dhe në RTVSH për gjithë periudhën e luftës me virusin, do të zgjerohen hap pas hapi' shkruan Rama.

Më herët Ministria e Arsimit ka publikuar udhëzimin që shpjegon se si do të zhvillohet mësimi nga shtëpia, ku përcaktohen qartë detyrat që kanë mësuesit, nxënësit, por edhe prindërit janë një hallkë kryesore e këtij procesi. Gjithashtu u publikua dhe platforma mësimore Akademi.al, një platformë edukative në shqip që ofron mësimdhënie online sipas metodave dhe standardeve më bashkëkohore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:12
Ngrihet struktura për klasat online! Akademi.al video leksione nga mësuesit

Ministrja Shahini ka prezantuar platformën mësimore Akademi.al, një platformë edukative në shqip që ofron mësimdhënie online sipas metodave dhe standardeve më bashkëkohore.

“900 leksione në matematikë dhe shkenca, për klasat 6-12, i gjeni në platformën mësimore Akademi.al”, shprehet ajo ndërsa i bën thirrje nxënësve të regjistrohen sa më parë dhe t’i aksesojnë leksionet në këtë platformë.

“Regjistrohuni sa më parë dhe aksesojini ata. Nëse keni pyetje, na shkruani këtu. Paralelisht, pyetjet më të shpeshta që nxënësit kanë për leksione të caktuara, do t'i adresojmë me video të reja nga mësuesit dhe do të publikohen këtu”, nënvizon Ministrja Shahini.

Njëkohësisht, ajo prezanton edhe themeluesin e kësaj platforme, Dean Çelaj, i cili e ka vënë atë në dispozicion të të gjithë nxënësve e mësuesve pa pagesë, ndërsa shton se “tani, në bashkëpunim me MASR, Akademi.al do të pasurohet me video-leksione të tjera për lëndët dhe klasat që mungojnë”.

E krijuar në gusht të vitit 2019, platforma mësimore Akademi.al numëron mbi 900 video mësimore, me synimin për t’u shtuar në vazhdimësi në lëndët shkencore, të përgatitura nga një staf profesionistësh me eksperiencë shumë-vjeçare në fushën e arsimit. Ajo mbulon matematikën dhe shkencën në përputhje me kurrikulën mësimore të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

 

Ora 12:51
Udhëzimi/ Si do funksionojnë klasat virtuale: Video-selfie nga mësuesit, jo mbingarkesë për nxënësit!

TIRANË- Ministria e Arsimit ka publikuar ditën e sotme udhëzimin që shpjegon se si do të zhvillohet mësimi nga shtëpia, pas mbylljes së shkollave për një periudhë 2 javore, si masë parandaluese ndaj koronavirusit. Në këtë udhëzim përcaktohen qartë detyrat që kanë mësuesit, nxënësit, por edhe prindërit janë një hallkë kryesore e këtij procesi.

Mësimi do të zhvillohet online, me mësues që me anë të videove-selfie do të shpjegojnë mësimin, ku do përçohen informacionet më kryesore dhe më pas do t'u dërgohet nxënësve në platfomat online të komunikimit (WhatsApp, e-mail, platforma online, facebook, skype, video etj.) Mësuesi do të duhet që në këtë periudhë dy javore të ruajë kontakte të vazhdueshme më nxënësit, prindërit dhe të raportojë hap pas hapi tek drejtoria e shkollës; jep detyra, ushtrime, lexime plotësuese, duke pasur kujdes që të mos mbingarkojë nxënësit me përmbajtjen mësimore duke u fokusuar në njohuritë kryesore. Nga ana tjetër, nxënësit do të vazhdojnë që të bëjnë detyrat e dhëna, për t'ua dërguar më pas mësuesit për korrigjim.

Një rol të rëndësishëm kanë edhe prindërit, të cilët u janë caktuar tre detyra kryesore: të jenë pjesë e grupeve të komunikimit me mësuesit sipas planit të përcaktuar nga drejtoria e shkollës; të marrin çdo informacion që vjen nga drejtoria e shkollës dhe mësuesit përkatës; të mbështesin fëmijën në mësimin në kushtet e shtëpisë duke lehtësuar marrjen e informacionit nga mësuesit.

Udhëzimi jep edhe disa sugjerime për maturantët, të cilët në përfundim të këtij viti shkollor t'u nënshtrohen provimeve. Online janë publikuar dy materiale, të cilat u vijnë atyre në ndihmë për t'i orientuar mbi llojin e pyetjeve që mund t'u bien në provim.

Gjatë një takimi virtual me ministrat e arsimit të 72 shteteve në kuadër të kryesimit të OSBE nga Shqipëria, ministrja Shahini ka nënvizuar se mes homologëve të të gjitha shteteve pjesëmarrëse në këtë video-konferencë, po diskutohet për mësimin online, mënyra se si do të integrohet përdorimi i rrjeteve sociale, përgatitja e materialeve video për mësimdhënie, përdorimi i televizionit në dobi të nxënësve, në mënyrë që procesi mësimor të mos pengohet edhe pse në kushte të tilla.

Linku Online
https://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2020/03/Udhezues-per-dy-javet-e-pezullimit-te-mesimit_Mars-20201.pdf

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • meri: 11/03/2020 00:39

    Dakort me Udhezimet kunder Koronavirusit por,keto udhezime duhen zbatuar,une shikoje foton me siper qe,distanca nuk eshte respektuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Erdogan: Izraeli do të paguajë çmimin për shtypjen e palestinezëve! E domosdoshme krijimi i shtetit të Palestinës

Erdogan: Izraeli do të paguajë çmimin për shtypjen e palestinezëve! E domosdoshme krijimi i shtetit të Palestinës