Televizor si telefon, zbulohen pajisjet e komunikimit në burgjet e Peqinit dhe Burrelit

Televizor si telefon, zbulohen pajisjet e komunikimit në burgjet e Peqinit dhe Burrelit

Foto ilustruese

Disa pajisje të modifikuara për komunikim janë gjendur në burgun e Peqinit dhe atë të Burrelit. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka konfirmuar se kontrollet janë ushtruar 5 ditë më parë në qelitë e burgjeve, ku u zbuluan dy televizorë të përshtatur për komunikim.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar kontrolle për drogë e sende të ndaluara dhe si rezultat kanë gjetur dy pajisje, që të burgosurit i kishin përshtatur për të komunikuar me numër telefoni dhe me internet. Mësohet se dy pajisjet janë sekuestruar, ndërkohë që autoritetet nuk kanë bërë të ditur asnjë emër të burgosurve që i posedonte.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Elbasanit dhe asaj të Matit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/06/2022 02:04

    Edhe ata te 41 Bis-it protestonin se kerkonin TV para disa ditesh.Nuk duhet te kete TV ne qeli.Ne nje salle te madhe ku t'a shikojne te gjithe dhe te jete nen monitorim me kamera eshte O.K.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet