Temperatura përvëluese, vjen lajmi i keq për 15-ditëshin e dytë të korrikut. Ja çfarë ju pret

Temperatura përvëluese, vjen lajmi i keq për 15-ditëshin e dytë të korrikut. Ja çfarë ju pret

Foto ilustruese

Këto ditë kanë qenë vërtet të nxehta dhe na dhanë përshtypjen se vera tashmë filloi intensivisht. Por për fat të keq, moti nuk është ehde aq bujar pë rata që kanë zgjehdur të bëjnë pushimet 15 ditëshin e dytë të muajit Korrik. Sipas Meteoalb, moti vijon kryesisht me kthjellime dhe temperatura të larta deri mbi 35°C. Ndërsa vranësirat dhe shirat do të jenë të lokalizuara kryesisht në ekstremet malore veri – verilindje. Zonat e ulëta por kryesisht ato malore, gjatë të dy pasditeve të fundjavës do të kenë vranësira të shpeshta dhe shira të përkohshëm të cilët pasditen e së shtunës fokusohen kryesisht në Veri – Verilindje por pasditën e së dielës, zhvendosen kryesisht në Juglindje dhe pjesërisht në zonat Qendrore të Shqipërisë.

TABLOJA TERMIKE:

Sot pritet që temperaturat të ngjitën maksimalisht në 36°C në disa qytete të Ultësirës Perëndimore shqiptare, po ashtu në zonat malore priten temperatura mbi 33°C. Fundjava sjell freskim të ndjeshëm të motit si pasojë e masave ajrore që vijnë nga Europa Veriore duke bërë që maksimumi termik në territor të ulet në 32°C, vlera këto tipike të muajit korrik.

Në të njëjtat vlera termike Shqipëria vijon pjesën e parë të javës që vjen por sërisht pas të enjtes pritet rritje e ndjeshme e temperaturave duke kulmuar fundjavën tjetër në vlera maksimale mbi 34°C. Përsa i përket prezencës së shirave në javën e dytë të korrikut, do të jenë prezente gjatë pasditeve në formën e rrebesheve të shkurtra kryesisht në Veri dhe zonat Lindore por shumë pak rrezikohen zonat Qendrore ndërsa bregdeti vijon në kushtet e motit kryesisht të kthjellët.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kavajë, goditi bashkëshorten me automjet në 2022, arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Kavajë, goditi bashkëshorten me automjet në 2022, arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)