Temperatura të ulëta deri në mes të janarit, meteorologia: Sot në Peshkopi, -13°C

Moti i acartë ka pushtuar shumë qytete të vendit dhe shumë prej tyre janë zbardhur nga dëbora. Ulja e temperaturave gjatë këtyre ditëve ka bërë që të krijohen disa probleme me ngricat dhe mungesën e ujit të pijshëm në disa qytete. 

Meteorologia Adiola Bami u shpreh për Report Tv se temperaturat e ulëta do të shënohen deri në mesin e muajit janar. 

Dita e martë do të jetë përsëri e ftohtë, me minus 11 gradë celcius, Erseka dhe Peshkopia, ndërsa pas ditës së martë pritet të kemi një rritje graduale të vlerave termike, duke shënuar vlerat tipike të dimrit. Këto temperatura të ulëta do të jenë deri në mesin e janarit, të cilat do të jenë në vlera negative. Pjesa e parë e janarit pritet të jetë e ftohtë dhe me reshje të pakta.

Adiola Bami, Meteorologe

Meteorologia Bami tha se sot është shënuar në Peshkopi temperatura më e ulët, -13 gradë celcius. Më tej, ajo u shpreh se kryeqytetasit do të mund ta shijojnë dëborën vetëm në zonën e malit të Dajtit, pasi Tirana duket se nuk do të preket nga dëbora për këtë vit. 

Situata deri më tani është paraqitur e vështirë në Kukës, Dibër, Bulqizë, Krujë por edhe në Konispol. Reshjet e dëborës kanë bllokuar disa fshatra, e konkretisht në Dibër evidentohen deri më tani nëntë fshatra të bllokuara. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit