Temperaturat e larta, Shëngjini plot me pushues

I nxehti përvëlues i këtij fund korriku, ka sjell mijera pushues në plazhin e Shëngjinit. E gjithë vija bregdetare nga Rana e Hedhur e deri në Kune është e populluar.

Qetësia, pastërtia e ujit e rerës dhe shërbimet e përmirësuara janë arsyet që Shëngjini, por tërheq kaq shumë vëmendje. Pushuesit thonë se kjo zonë turistike i ka përmbushur në maksimum pritshmeritë e tyre, ndaj dhe vijojnë të qëndrojnë bensnik të këtij bregdeti.

Shqetësim pë pushuesit në Shëngjin këtë sezon turistik mbeten çmimet e larta. Pushuesit që zgjedhin të kalojnë pushimet në plazhin e Shëngjini, po ashtu kanë mundësinë të vizitojnë të tjera atraksione historike të rajonit të Lezhës.

Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Nisja e vitit të ri shkollor të hënën, a jeni dakord me mësimin me turne dhe orët e shkurtuara për nxënësit?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Florian Marku mposhti ukrainasin e pathyeshëm, Ambasada e SHBA: Kampioni i parë botëror shqiptar