Temperaturat favorizojnë virozat, shefja e Infektivit për Report Tv: Ka ende fluks me sëmundjet e verës

E ndërsa kemi hyrë në gjysmën e dytë të muajit shtator, vijojnë temperaturat e larta. Shefja e shërbimit të Infektivit në QSUT, Najada Como tha për Report Tv se temperaturat e larta janë favorizuese për sëmundjet infektive, ndaj dhe numri i të sëmurëve mbetet i shtuar.

Fluksi i të sëmurëve mbetet i shtuar për shkakun se vazhdojmë të jemi në temperatura të larta dhe temperatura e lartë është favorizuese, qoftë për infeksionet me natyrë virale, qoftë për infeksionet me natyrë bakteriale që prekin të gjitha sistemet apo organet në organizëm. Ne grupin më të rëndësishëm mbeten infeksionet e mushkërive, infeksionet e sistemit nervor qëndror. Pra në të vërtet kemi hyrë në vjeshtë por jemi akoma në temperatura të larta dhe jemi tek vazhda e sëmundjeve që i takojnë akoma sezonit të verës”-u shpreh shefja e shërbimit të infektivit në QSUT

Sipas shefes së shërbimit të infektivit në QSUT, pritet që me ndryshimin e temperaturave të shfaqen edhe viroza të tjera. “Ndryshimet e temperaturës që priten, teorikisht fillon prishet balanca dhe ulet fluksi i personave që kanë infeksione të tubit tretës. Tendenca shkon për infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore sic janë rrufa, kolla, temperatura, prekja e tonsilava ose prekja e mushkërive pa anashkaluar infeksionet e tjera, qoftë me natyrë bakteriale qoftë me natyrë parazitare” tha Como.

Urgjenca e Infektivit ka pasur një fluks pacientësh gjatë javëve të fundit, dhe pse duket se situata është përmisuar disi së fundmi. Por rreziku për tu prekur nga virozat e stinës së verës, është ende i pranishëm.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

E zuri korrenti në aksin Lezhë-Tiranë, ky është 43-vjeçari që humbi jetën (FOTO)

E zuri korrenti në aksin Lezhë-Tiranë, ky është 43-vjeçari që humbi jetën (FOTO)