'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë

Ministri I Brendshëm Taulant Balla bën publike rezultatet e operacionit “Tempulli” ndërmarrë prej shtatorit 2023.

Bëhet fjalë për 1100 persona të arrestuar/të proceduar në tentativë për shitje të lëndëve narkotike, rreth 1600 kg kanabnis, mbi 18 kg kokainë e 12 kg heroine të sekuestruara.

Ministri Balla premton se do të vijojë aksioni ndërsa përgëzon dhe operacionin e fundit kur u zbulua droga e ardhur nga SHBA.

"Përgëzime Policisë dhe Prokurorisë Tiranë për goditjet sistematike të tentativave për futje të lëndëve narkotike nga jashtë vendit përmes postës. Do të bëjmë gjithçka të përmbushim pritshmërintë e prindërve dhe gjyshërve që tempulli i dijes, shkolla, të mbetet e sigurtë dhe mos të lejojmë depërtimin e fenomeneve negative që cenojnë jetën dhe shëndetin e tyre"


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Kanabis ‘premuim’ me postë nga Kalifornia në Tiranë, pranga 2 të rinjve! Skema e trafikantëve, e blejnë 10 mijë $ 1 kg në SHBA, shitet deri në 50 mijë € 1 kg në Shqipëri


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor