Gjykata e Lartë ka rikthyer për rigjykim në Apelin e GJKKO-së çështjen ndaj 10 personave të akuzuar për tenderin 28 milionë euro të uniformave të Policisë së Shtetit.
Të pandehurit që janë pjesë e kësaj dosjeje janë ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari dhe 9 persona të tjerë, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Aurora Mulla, Flutura Çekrezi, Kleivis Hasani, Kreshnik Bejkaj, Gëzim Mingaj, Fatmir Demneri dhe Mariglen Buzali.
Në dhjetor 2021, ata u fajësuan nga Gjykata e Posaçme për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “shpërdorim detyre”, vendim që u la në fuqi në shtator të vitit 2022 edhe nga Apeli i GJKKO-së.
SPAK i akuzoi se, përmes ndryshimit të kushteve dhe kritereve të tenderit, kanë favorizuar një prej kompanive garuese.
Hetimet zbuluan se tenderi duhet të ishte i ndarë në tre pjesë të ndryshme, duke filluar më uniformat, këpucët dhe shpërndarja.
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Brendshme ka bërë bashkimin e të tre këtyre pjesëve në vetëm një të tillë, çfarë ka çuar deri në rritje të çmimit, ulje të sasisë së materialeve dhe reduktim të cilësisë.
Komente











Çfarë bëhet kështu njerëz ?!Zyrat e shtetit janë mbushur me të korruptuar,fallsifikatorë dokumentash duke përvetësuar prona që nuk ju takojnë.Gjithandej vetëm hajdutër…..!Zyrat e shtetit janë kthyer në biznese ku bëhet “tregëti” me paratë publike.Ku i çon mushka këta politikanë mafiozë.Shit në kohën e sali Karaxhiçit,shit edhe nën qeverisjen e PS.Ministrat dhe Zv kryeministrat nuk flitet dot me ta,sepse ata kanë dorë të rëndë….O zot shpëtoje atë vënd nga këta gjakpirës e maskarenj…!
Përgjigju