Tenori Josif Gjipali i përgjigjet Ermonela Jahos: Mos ua qaj hallin studentëve të Arteve, dinë të këndojnë! Unë s’kam nevojë për masterclass

Tenori Josif Gjipali i përgjigjet Ermonela Jahos: Mos ua qaj hallin studentëve të Arteve, dinë të këndojnë! Unë s’kam nevojë për masterclass

Josif Gjipali dhe Ermonela Jaho

Tenori Josif Gjipali ka reaguar pas ‘zhurmës’ që krijoi sopranoja e njohur Ermonela Jaho, e cila mbajti në Teatrin e Operas një masterclass për artistët e kantos, por Jaho u zhgënjye pasi në të nuk morën pjesë studentë nga Universiteti.

Por, mungesën e të rinjve nuk e sheh me të njëjtin sy këtë situatë. Përmes një reagimi në ‘Facebook’, Gjipali shkruan se studentët e Universitetit të Arteve janë të zotët të këndojnë e mos t’ua qajë njeri hallin. Këtë mungesë, Gjipali e ironizon duke thënë se nuk ka nevojë të shkoj në asnjë masterclass pasi ka marrë leksione prej mjeshtërve botërorë.

“Unë jam pjesë e stafit të pedagogëve të kantos në Universitetin e Arteve. Unë nuk kam nevojë të shkoj në asnjë master class pasi Attilen ma ka mësuar Riccardo Muti , Rigoletto e Don Carlo mi ka mesuar Zubin Mehta. I due Foscari sapo ma mësoi në Genova Renato Palumbo. Nuk besoj se ndonjë nga koleget e mi pa ju hequr asnjë vlerë si interpretues mund të mi mësojë më mire. Uroj hienat që nxitojnë të komentojnë në ndonjë deklaratë që shpresoj të ketë qenë e nxituar në inat e sipër të jetë më e kursyer.

Studentët e Universitetit të Arteve kanë qenë të zotët të këndojnë, të mos ua qaj njeri hallin. Dy prej tyre sapo fituan në Spoleto, ku isha si anëtar jurie mes sa e sa konkurrentëve të drejtën e bursës. Jetë të lumtur e pa mllefe ju uroj të gjithëve”, shkruan Gjipali.

Sopranoja e njohur Ermonela Jaho mbajti në Teatrin e Operas masterclass për artistët e kantos. Me sallat plot të huaj në shtetet e mëdha, Jaho ndjeu keqardhje që studentët e Arteve nuk u bënë pjesë e kësaj eksperience. Ajo premtoi rikthimin në tetor me Akademinë Teatrale dhe një performancë së bashku me të rinjtë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pirro Kaltani: 21/04/2023 09:34

    Pershendes Maestron e madhe Ermonela Jaho per iniciativen e saj qe tu transmetoje eksperiencat, teknikat,profesionalizmin e saj te rinjve Shqiptar duke filluar nga studentet e deges; mendoj se se do te ishte me vlere edhe per pedagoget kolege. Ne fund te fundit do te ishte nje takim mes intelektualesh. Sikur te rrefente historine e rrugetimit te saj do te kishte vleren e inkurajimt, per kedo fillestar dhe te perhumbur ne kete kaos me BBV-ra te peshtira. Ai takim thjesht do te transmetonte nje fryme kulture dhe emancipimi. Ta kisha ditur... do te shkoja edhe une (qe i perkas nje fushe krejt tjeter) ta degjoja, ta admiroja Ermonelen tone dhe ta pergezoja nga afer. Ermonele e dashur, populli yne i mençur, me filozofine tij thote nje shprehje -"Uthulla e forte thyen enen e vet" dhe ju, me punen, vullnetin dhe talentin tuaj e keni treguar me semiri. Kam shume per te thene, por nuk kam kohe...! Ju uroj shendet, jete te lumtur dhe suksese te metejshme !

    Përgjigju
  • Andi: 20/04/2023 18:19

    Zakonisht per MasterClass te fton fakulteti(Akademia e Arteve) keshtu qe pa ftese nuk mund te shkosh dhe te japesh MasterClass me vullnetin dhe EGON tende. Dhe ky eshte nje ofendim per studentet dhe pedagoget e Akademise, sa do larte te jesh ne fushen tende. Ermonela me modeste. Meqe Ermonela na qenka "Patriote e madhe" le ta lere vilen ne Long Island NY dhe te vij e te rrij ne Tirane. Eshte kohe Globalizmi dhe nuk ka "Atdhe".....

    Përgjigju
  • Agim: 20/04/2023 17:34

    Masterclass njihet në gjithë botën si një nga mënyrat kur kryesisht studentët mësojnë nga personalitete të artit. Kështu, të gjitha shkollat muzikore pa përjashtim jua krijojnë mundësinë studentave që të marrin përvojën e artistëve të shquar, përveç shkollës shqiptare të kantos. Masterclass zhvillohen për çdo javë edhe në shkollat më të famshme të muzikës, si në konservatorin superior ne Paris, Royal Academy of Music në Londër, në Juilliard school në Amerikë,etj. Më vjen shumë keq që në vend që kolegët të perkrahin njëri-tjetrin, shesin mend pa vend, duke treguar vetëm injorancë dhe aspak kulturë. Shpresoj që sektori i muzikës në Universitetin Shtetëror të mos mbajë të njëjtin qëndrim si tenori Gjipali

    Përgjigju
  • Eri: 19/04/2023 17:14

    Megjithe respektin per Josifin po ktu jabla fut kot.Ermonela eshte nder per shqiperine ndaj per respekt te saj duhej mbushur salla. Sife mos fol si i dehur te keqen vllau.

    Përgjigju
  • Lui: 19/04/2023 15:12

    Hajde arsyetim, hajdeee...?! Ne vend qe tu mesosh te kunderten studenteve, ky i nxjerr akoma me shume jashte rruge me kete mendesi aq ka! Je tenor shume i mire, kam shume respekt. Por duhet tu mesosh studenteve qe ne rradhe te pare duhet te jesh NJERI dhe pastaj kengetar apo artist. Mirepo qe te jesh NJERI, duhet te jesh dhe i perulur dhe i thjeshte sepse vetem sa te rritet respekti qe do kene per artistin e ardhshem. Nuk e di a do beje te njejten gje nese do ishte nje soprano tjeter? Psh nese do ishte Ana Netrebko te jepte masterklas ne opera, a do kishe te njejtin reagim ti me studentet e tu?!

    Përgjigju
  • Hajdari: 19/04/2023 13:55

    Pall, artis pa pik intelekti, thjesh ke 2 korda zanore qe ti ka fal zoti

    Përgjigju
  • denis: 19/04/2023 12:37

    Josif leshi je koqe gomari.

    Përgjigju
    • Irena Jalova: 21/04/2023 21:16

      O zot vetem.ne vendim tim ndodhin keto! Thjeshtesohuni o te " ditur"nuk po shkon ne nje njeri prej rruge.. Vjen nje artiste e Madhe boterore..degjoje se meson me shume!

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan