Tensione në Mesdhe, BE takim emergjent për Turqi-Greqi (VIDEO)

Në një kohë kur marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë janë acaruar ndjeshëm për shkak të vendosjen së anijes turke Oruc Reis, Athina Zyrtare ka kërkuar ndihmën e Brukselit për organizimin e një takimit urgjent të ministrave të jashtëm të BE.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian  për Punë të Jashtme dhe  Sigurisë Joseph Borrell, me anë të një postimi në tëitter deklaroi se ministrat e jashtëm të vendeve anëtare do të takohen të Premten  dhe në axhendën e takimit do të jetë tensioni i marrëdhënieve  greko-turke, situata në Bjellorusi dhe Liban.  Takimi i ministrave do të zhvillohet përmes një  video-konference.

Kryeministri Grek Kiryakos Mitzotakis, ka bere te ditur se shteti helen është në gatishmëri pasi anija e kërkimit sizmik Oruç Reis arriti në Qipro për të vazhduar aktivitetet e saj në  kërkim të hidrokarbureve.

Në anën tjetër ministri turk, Fatih Donmez bën të ditur se anija turke po përparon me shpejtësi të madhe për ti siguruar Turqisë të gjithë të dhënat e nevojshme për sigurimin e hidrokarbureve. Ai deklaroi se deri në përfundim të misionit anija do të kishte bërë 1. 750 km kërkime në det.

Kryeministri grek pas arritjes së anijes turke, zhvilloi një bisedë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, pas së cilës ai bëri thirrje që problemet të zgjidhen në frymën e "solidaritetit mes aleatëve".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Përplasi për vdekje me makinë 44-vjeçarin, i riu nga Elbasani dyshohet se e bëri për hakmarrje! Arrestohet për vrasje

Kosovë/ Përplasi për vdekje me makinë 44-vjeçarin, i riu nga Elbasani dyshohet se e bëri për hakmarrje! Arrestohet për vrasje