Tensionet me Serbinë/ Pas kthimit nga SHBA, Rama viziton nesër Kosovën me ftesë të Albin Kurtit

TIRANË- Nesër kryeministri Edi Rama do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me homologun e tij Albin Kurti. Kjo vizitë vjen në mes të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

Mes dy krerëve të qeverive pritet të ketë diskutime edhe për incitivat rajonale si 'Open Balkan' në të cilat Kosova ka refuzuar të marrë pjesë. Vizita vjen pas ftesës së kryeministrit Albin Kurti. Ky takim do të mbahet në Prishtinë, ndërsa pritet të nisi rreth orës 09:00 të mëngjesit, për të vijuar me diskutimet më të rëndësishme që prekin të dyja vendet, deri në orët e pasdites.

Mes dy kryeministrave pritet të diskutohet edhe për bashkpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe heqjen e barrierave mes shqiptarëve.

Lufta ndaj pandemisë së COVID 19, pritet të marrë vëmendje, ndërsa Kurti ka shprehur më herët edhe mundësin e luftës së korrupsionit në të dy shtete. 

Rama  do të takohet me tre liderët e opozitës: Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku. Gjatë qëndrimit në Kosovë, Rama do të dekorojë edhe akademikun, Rexhep Qosja. Pas formimit të qeverisë së re, kjo është vizita e parë zyrtare e kryeministrit Edi Rama në Kosovë, me ftesë të kryeministrit Albin Kurti. 

Axhenda e vizitës së kryeministrit Edi Rama në Kosovë

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Gjykata Kushtetuese do e shkarkojë presidentin Meta ?

Komento

Komente

  • Tosi: 26/09/2021 23:32

    Kurti eshte ne pozicion te veshtire. Merkel nuk do jete me, kesisoj mbeshtetja gjermane do kete nje lloj terheqje. Pikerisht kete vakum do te shfrytezoje Rama neser per ti ofruar paketen Palmer-Kim. A do ta haje presionin, nuk e dime. Te shohim.

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 26/09/2021 18:02

    Njejte si me u taku me Aleksander Vucicin e ka.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Rusi/ Pushteti historik, cili është plani i parashikuar për të ardhmen politike të Putin?