Mbyllja e kufirit për shqiptarët e Luginës e Preshevës, deputeti shqiptar në Serbi: Idea e mbylljes së kufirit në Konçul do ishte fundi i Open Balkans

Mbyllja e kufirit për shqiptarët e Luginës e Preshevës, deputeti shqiptar në Serbi: Idea e mbylljes së kufirit në Konçul do ishte fundi i Open Balkans

Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, përmes një postimi në Facebook, idenë Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, për mbylljen e kufirit për shqiptarët e Luginës së Preshevës, përkatësisht pikën kufitare Dheu i Bardhë – Konçul, e ka quajtur fashizëm të pastër serb.

Ai theksoi se me këtë do të merrte fund edhe nisma për “Open Balkan”, të cilën e kanë firmosur Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.  Sipas Kamberit, në elitën qeverisëse serbe, janë të përditshme idetë që prodhojnë konflikte me fqinjë.

Postimi i plotë i Shaip Kamberit:

Ideja për mbylljen e kufirit në Konçul është fashizëm i pastërt. Nëse me të vërtetë ekziston ideja për mbylljen e kufirit në Konçul, atëherë mund t’a paramendoj kush edhe është autori i saj. Por, është fakt që “nëpërmjet parandalimit të saj” A. Vuçiq po e paraqet vetën si paqëruajtës i Ballkanit. Në thelb ato nuk do të ishin masa represive vetëm ndaj popullësisë civile, por edhe atak i drejtpërdrejtë ndaj idesë së Ballkanit të hapur me të cilën Vuçiq po krenohet. Në fakt, kjo ide e mbylljes së kufirit në Konçul vetëm për shqiptarët, do të ishte edhe fundi i Open Ballkans.

Shqiptarët me siguri nuk do të duartrokisnin këtë rast. As nën kërcënimin e cilës do fuqi nuk do të pajtoheshim me idenë që të na vendosin në ndonjë rezervat.Ne tashmë jemi mësuar me prezentimin e shpeshtë të disa ideve të çmendura të cilat munden të nxisin konflikte por në fund na vjen Vuçiq që po i “parandalon”. Kujtone idenë e Marko Gjuriqit me trenin shumëngjyrësh. Në elitën qeverisëse serbe, mjerisht, janë të përditshme idetë që prodhojnë konflikte me fqinjët, e të cilat, paqëruajtësi Vuçiq po i “parandalon”. I gjithë qëllimi është ta prezentojnë atë si të “vetmin që i kontribuon paqës në rajon”. Por më duhet patjetër ta them që personi i cili e ka propozuar këtë ide duhet të jetë një budalla i pastërt politik. Sepse ndërmarrja e masave represive ndaj popullsisë civile (shqiptare) që de fakto janë shtetas të Serbisë, është një masë fashiste të cilën as një budalla sikurse ai që e paska propozuar nuk do të ketë shans për ta aplikuar.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri