Tensionet në Veri, Vjosa Osmani dhe Vuçiç takohen në Moldavi, të pranishëm Macron, Borrell dhe Scholz

Tensionet në Veri, Vjosa Osmani dhe Vuçiç takohen në Moldavi, të pranishëm Macron, Borrell dhe Scholz

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është zhvilluar një takim i shkurtër i përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku ishin të pranishëm edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

 ‘Në fund të takimit me Macron dhe Scholz, ata propozuan që të kishte edhe një diskutim joformal me presidentin e Serbisë, natyrisht në takim ishte edhe përfaqësuesit i Lartë i BE-së, Josep Borrell. E kishim një takim të përbashkët diku 10 minuta, ku edhe një herë u dëshmua se Vuçiqi nuk është i interesuar për zgjidhje dhe as për paqe, por në fakt është burimi kryesor i jostabilitetit në gjithë rajonin tonë. Por, unë do të vazhdoj të punoj me partnerët tanë, me Gjermaninë, me Francën, me SHBA-në si aleat yni kyç, por edhe me shtetet e tjera prej disa prej çështjeve që i propozuan edhe presidenti Macron, edhe kancelari Scholz, e që i ka propozuar edhe sekretari i shtetit amerikan, Blinken. Ka mundësi që të gjinden zgjidhje përpara’- tha thënë Osmani.

“Vullnetin e kemi të përbashkët dhe ai është Kosova sovrane dhe e pavarur të jetë e suksesshme në gjithë territorin e saj. Natyrisht asnjëherë duke mos i ikur obligimeve që t’i mbrojmë të gjithë qytetarët, përfshirë edhe pakicën serbe”, ka theksuar Osmani për RTK-në, nga Moldavia, ku ka marrë pjesë në Samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Kishinau të Moldavisë.

Ajo ka thënë se zgjidhjet për shtensionim të situatës ekzistojnë por ato duhet të jenë në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës, derisa ka thënë se takimi trelateral ka qenë propozim i përbashkët i Macronit dhe Scholzit.


Lajmi kryesor:

Tensionet në veri të Kosovës, Franca dhe Gjermania kërkojnë ripërsëritjen e zgjedhjeve në 4 komunat! Osmani: Të gatshëm ta shqyrtojmë këtë mundësi


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës, 'tërbohet' Daçiç: Ditë e turpshme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës, 'tërbohet' Daçiç: Ditë e turpshme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës